LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Arsyet pse nuk mund të ndiqet një kurs fiks këmbimi për eksportuesit

BSH sqaron se nuk mund të ndërhyhet në një treg të lirë financiar dhe jep dy skenaret negative me të cilat do të përballej Shqipëria.

30 Korrik 2023, 15:21 Nga k.m.
Banka e Shqipërisë: Arsyet pse nuk mund të ndiqet një kurs
Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë ka hedhur poshtë idenë e një kursi fiks këmbimi për monedhën euro, me qëllim minimizimin e efekteve negative, siç u propozua nga bizneset eksportuese. Në një komunikim zyrtar për Gazetasi.al, BSH sqaron se nuk mund të ndërhyhet në një treg të lirë financiar dhe jep dy skenaret negative me të cilat do të përballej Shqipëria.

“Në përgjithësi, zbatimi i një regjimi fiks të kursit të këmbimit do të kërkonte heqjen dorë nga objektivi i stabilitetit të çmimeve të Bankës së Shqipërisë, ose do të kërkonte aplikimin e normave tejet të larta të interesit për arritjen e tij. Kjo e fundit do të dëmtonte të gjitha bizneset dhe familjet kredimarrëse, duke i vënë ata në vështirësi financiare, duke rrezikuar rritjen e kredive me probleme dhe duke kërcënuar stabilitetin financiar të vendit.

Në veçanti, zbatimi i një regjimi fiks të kursit të këmbimit për kategori të caktuara biznesi do të kërkonte në ekzistencën në praktikë të dy kurseve paralele të këmbimit në ekonomi, diçka që është e pamundur të operohet në një sistem financiar të bazuar në parimet e tregut të lirë, pa shkaktuar deformime serioze të tij,”- sqaron më tej në përgjigje BSH.

Pak javë më parë, në një takim me bankat tregtare, Guvernatori i Bankës i kërkoi atyre të lehtësojnë kushtet e kredidhënies për bizneset eksportuese dhe të përdorin me to kontratat ‘forward’. Lidhur me këtë, në përgjigjen për Gazetasi.al, BSH thotë se instrumentat janë të limituara dhe se ‘përjashtimi’ për një grup krijon kosto në të gjithë ekonominë.

“Instrumentet  e Bankës së Shqipërisë për të adresuar shqetësime të grupeve specifike të interesit janë të limituara. Instrumentet që ne disponojmë kanë një ndikim të përgjithshëm; ato prekin njëkohësisht të gjithë ekonominë dhe tregun financiar si dhe të gjitha segmentet e kategoritë e biznesit. Banka e Shqipërisë nuk disponon instrumente të cilat mund të lehtësojnë koston e një kategorie specifike biznesi pa e kaluar këtë kosto në pjesën tjetër të ekonomisë”, shjegohet nga BSH.

Autoriteti kryesor financiar në vend është i gatshëm për të vijuar komunikimin mbi grupet që dëmtohen nga zhvlerësimi i euros duke rikujtuar takimet e shkuara me eksportuesit.

“Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendshme ndaj zhvillimeve të kursit, duke rifreskuar në vazhdimësi analizat e saj, dhe e gatshme të marrë gjithnjë vendimet më të mira për rritjen e mirëqenies së përgjithshme ekonomike dhe shoqërore. Po ashtu, ne mbetemi të hapur për dialog të mëtejshëm me të gjithë grupet e interesit të ndikuara nga ecuria e kursit. Nga ana tjetër, ne kemi orientuar bizneset eksportuese të prekura nga forcimi i kursit, të rritin përdorimin e instrumenteve financiare të cilat zbutin rrezikun e kursit të këmbimit si dhe kemi instruktuar bankat të kenë një përqasje pro-aktive drejt mbështetjes së bizneseve eksportuese të cilat janë në vështirësi financiare” thekson BSH.

BSH tregon se reagimi i saj ndaj luhatjeve të kursit është ai i ‘pezullimit’ të përkohshëm të normës së interesit, duke ndihmuar grupe të tjera.

“Në këtë kontekst, në përputhje me regjimin e lirë të kursit të këmbimit që aplikohet në Shqipëri dhe me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, ne kemi reaguar ndaj këtij zhvillimi duke reduktuar shpejtësinë e normalizimit të qëndrimit të politikës sonë monetare. Me fjalë të tjera, ekonomia shqiptare ka përfituar një nivel më të ulët normash interesi dhe kostosh financimi, duke mbështetur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve si dhe duke lehtësuar barrën financiare për kredimarrësit”, thuhet në përgjigjen e BSH-së për Gazeta Si./GazetaSi

bsh

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Korrik 2023, 07:28 I.A

Ndryshimi i strategjisë së NATO-s

Foto ilustruese SHBA- Kur boksierin Mike Tyson e pyetën përpara një ndeshjeje nëse ishte i shqetësuar për planin e një k...

Ekonomi 29 Korrik 2023, 07:24 A.B

Kush e rrëzoi Euron?!

 Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të par...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet