LIVE UPDATES
Ekonomi

Revolucioni i njëanshëm i Azisë Lindore

Ideja se qeveritë e disiplinuara të Azisë Lindore dhe Juglindore kishin përparësi unike ekonomike ndaj Perëndimit në rënie e sipër, papritur u duk më pak bindëse.

30 Korrik 2023, 07:24 Nga I.A
Revolucioni i njëanshëm i Azisë Lindore
Foto ilustruese

AZI- Koncepti i “vlerave aziatike”, dikur i lavdëruar nga udhëheqësit në të gjithë rajonin, doli nga moda pas krizës financiare aziatike të vitit 1997. Ideja se qeveritë e disiplinuara të Azisë Lindore dhe Juglindore kishin përparësi unike ekonomike ndaj Perëndimit në rënie e sipër, papritur u duk më pak bindëse. Sot, në Azinë Lindore të begatë, një aspekt tjetër i atyre vlerave të reklamuara, po zbehet edhe më tepër. Në Kinë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajvan, po përmbyset ideja se aziatikët janë të përkushtuar ndaj jetës konservatore familjare.

Me miliona të rinj po zgjedhin jetë më të lira, shpesh më të vetmuara dhe për standardet e Azisë Lindore, më pak të mbizotëruara nga meshkujt. Në një rajon, që është shtëpia e mbi një së pestës së njerëzimit, pasojat socio-ekonomike dhe demografike do të jenë të mëdha, ndoshta destabilizuese dhe do të ndikojnë me miliona jetë. Në Japoni, ku u bë fillimisht i dukshëm ky ndryshim, çiftet e martuara me të paktën një fëmijë, përbënin 42% të familjeve në vitin 1980 dhe beqarët 20%. Kjo është përmbysur.

Në vitin 2020, çiftet me fëmijë përbënin 25% të familjeve dhe beqarët 38%. Dhe rënia po vazhdon.

Vitin e kaluar, 17% e meshkujve japonezë dhe 15% e femrave të moshës 18-34 vjeç thanë se nuk do të martoheshin, nga 2% dhe 4% në fillim të viteve 1980, ndërsa Kina regjistroi numrin më të ulët të martesave një dekadë më parë.

Në një aspekt, të rinjtë kinezë, japonezë, tajvanezë dhe koreanojugorë, po ndjekin një rrugë të përcaktuar më parë nga vendet e pasura perëndimore.

Midis viteve 1960 dhe 2010, shkalla e martesave në Europë u përgjysmua, për shumë nga arsyet që tani po ulin numrin e martesave edhe në Azinë Lindore.

Për shumë njerëz, martesa duket gjithnjë e më anakronike dhe e papërballueshme. Në të gjithë Azinë Lindore, ajo ende kuptohet gjerësisht në termat konfucianë, si bashkimi i një burri autoritar dhe një gruaje të nënshtruar.

Në Korenë e Jugut, një grua e martuar quhet Jip-saram, ose “njeri për shtëpi”, ndërsa i shoqi quhet Bakat-yangban, ose “burrë për jashtë”.

Çmimet e larta të pronave janë një tjetër arsye që shkurajon ngritjen e një shtëpie bashkëshortore. Alternativat po bëhen më të pranuara; përveç beqarisë, ato përfshijnë ndarjen e banesës midis njerëzve të brezave të ndryshëm, dhe më rrallë, bashkëjetesën dhe partneritetet homoseksuale.

Dhe një numër në rritje i grave të klasës së mesme, po e shtyjnë martesën për t’u përqendruar në karrierë.

Vlerat tradicionale ua vështirësojnë jetën edhe grave në punë. Azia Lindore ka ndër gratë më të arsimuara në botë, megjithatë performanca e saj e përgjithshme në emancipimin e femrave është e dobët, madje në disa mënyra po përkeqësohet.

Në renditjen e 153 shteteve të Forumit Ekonomik Botëror për barazinë gjinore, Kina (ku për gratë thuhet se “mbajnë gjysmën e qiellit”), ra nga vendi i 63-të në vitin 2006, në vend të 102-të në vitin 2022. Koreja e Jugut ka hendekun më të madh gjinor të pagave në OECD.

Nëse shumica e kësaj tingëllon e njohur, ka dy gjëra që e dallojnë Azinë Lindore në këtë ndryshim të madh shoqëror që po kalon dhe që njëkohësisht e bëjnë atë edhe më të mundimshëm.

Së pari, tabuja kundër të pasurit fëmijë jashtë martesës, mbetet po aq e theksuar sa më parë. Në të gjithë OECD-në, 40% e lindjeve janë jashtë martese.

Në Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajvan, ato janë më pak se 5%. (Për Kinën nuk ka ndonjë shifër, por nuk mendohet se është më e lartë).

Pasoja është rënia e shkallës së lindshmërisë. Koreja e Jugut ka normën më të ulët prej 0.78, dhe norma e Tajvanit është vetëm paksa më e lartë. Japonia dhe Kina me vështirësi e kalojnë normën e zëvendësimit që mundëson shtimin e popullsisë.

Politika mizore e Kinës që nuk lejonte më tepër se një fëmijë për çift, që tani është zëvendësuar nga thirrjet e alarmuara të zyrtarëve për të pasur tre fëmijë, e përkeqësoi ndrydhjen demografike.

Por siç tregon tabloja rajonale, kjo gjithsesi do të kishte ndodhur. Popullsia totale e katër vendeve të Azisë Lindore parashikohet të tkurret me 28% midis viteve 2020 dhe 2075.

Problemi i dytë është se qeveritë e rajonit vetëm sa po e përkeqësojnë gjendjen. Asnjë nuk e ka marrë seriozisht politikën e vetme që garanton ringjalljen demografike të Azisë Lindore: imigracionin masiv.

Politikanët kryesisht janë përpjekur për të rritur martesat duke ofruar përfitime ekonomike, si ulja e taksave apo edhe subvencionimi i dasmave, por ato kanë pasur pak sukses.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol e pranon se vendi i tij në thelb ka shpenzuar 280 trilionë won (215 miliardë dollarë) për politika të tilla.

Edhe më keq, ai dhe homologët e tij në Kinë dhe Japoni po këmbëngulin mbi këtë qasje konservatore që qytetarët e tyre e kundërshtojnë gjithnjë e më shumë.

Administrata e mëparshme e Koresë së Jugut u përpoq të rriste ndihmat për prindërit beqarë dhe çiftet e pamartuara. Zoti Yoon, i cili fajëson feminizmin për shkallën e ulët të lindshmërisë e ka ndalur këtë ndihmë.

Nën drejtimin e Xi Jinping, Kina u premton qytetarëve të saj një ringjallje konfuciane dhe arreston aktivistët e të drejtave të homoseksualëve.

Partia Liberale Demokratike në pushtet në Japoni, është gjithashtu kundër reformimit të martesës, duke përfshirë refuzimin për ta lejuar atë për çiftet homoseksuale, megjithëse shumica e votuesve e duan këtë ndryshim.

Në Tajvan, i cili kohët e fundit mori një drejtim më liberal, ka më tepër hapësirë për përparim. Ai ka legalizuar martesat e të njëjtit seks dhe në maj, lejoi çiftet homoseksuale të birësojnë fëmijë, megjithëse është shumë herët për të ditur nëse këto ndryshime do të shfaqen në statistika.

Por rajoni në tërësi është i ndarë mes modernitetit dhe traditës, duke vuajtur disa nga efektet më të këqija të të dyjave.

Aziatikët lindorë kanë lirinë që t’i përçmojnë rolet tradicionale të familjes, por jo që t’i ripërcaktojnë ato. Kjo është arsyeja pse me miliona njerëz zgjedhin të mos kenë fëmijë dhe të qëndrojnë beqarë.

Qeveritë duhet të përpiqen ta përfundojnë këtë revolucion të njëanshëm. Edhe nëse ndryshimi shoqëror nuk është plotësisht në dorën e tyre dhe nuk ndodh brenda natës, të paktën ato mund të ndalojnë qëndresën ndaj tij.

Për ta bërë jetën familjare më tërheqëse, ato duhet të trajtojnë problemin e pabarazisë gjinore dhe kostot e saj, për shembull, duke e bërë rutinë lejen e lindjes për baballarët.

Ata duhet të shikojnë përtej martesës heteroseksuale dhe të zgjerojnë njohjen ligjore të martesës homoseksuale, bashkëjetesës dhe marrëveshjeve të tjera jotradicionale dhe t’u ofrojnë atyre mbështetjen që çiftet e martuara gëzojnë tani, veçanërisht në lidhje me rritjen e fëmijëve.

Është vetëshkatërruese dhe skandaloze që Kina i pengon gratë beqare të ngrijnë vezët e tyre, ose që Japonia e bën pothuajse të pamundur që çiftet homoseksuale të kujdesen për fëmijë.

Politika të tilla nuk do të rregullonin dot demografinë e rajonit. Por ato do të kishin një efekt më pozitiv se sa të tanishmet. Më e rëndësishmja, do t’u mundësonin miliona njerëzve lirinë për të zgjedhur jetën që dëshirojnë, sidomos grave dhe homoseksualëve.

Qeveritë e Azisë Lindore kanë mbikëqyrur lulëzimin më të madh ekonomik në histori. Tani ato duhet të kujdesen për lumturinë dhe lirinë e qytetarëve të tyre.

Marrë nga Monitor.al

oecd

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Korrik 2023, 07:24 A.B

Kush e rrëzoi Euron?!

 Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të par...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet