LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni i skanimit nuk ngopet, fitimet rriten me 57%

Megjithatë, shifra e fitimit të shënuar nga S2 Albania nuk e tregon të gjithë panoramën fitimprurëse të koncesionit. Një pjesë e fitimet që gjeneron ky koncesion nuk shfaqen në bilancet e kompanisë koncesionare, pasi transferohen tek ortaku i saj ICMS.

31 Korrik 2023, 13:28 Nga k.m.
Koncesioni i skanimit nuk ngopet, fitimet rriten me 57%
Foto ilustruese

Fitimi neto i kompanisë që ka koncesionin e skanimit u rrit me 58 për qind vitin e kaluar, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se për vitin 2022, kompania S2 Albania regjistroi një fitim neto, pas taksave, në masën 221.5 milionë lekë ose  mbi 2.1 milionë euro. Krahasuar me vitin 2021, fitimi i regjistruar nga kompania u rrit me mbi 80 milionë lekë ose 57 për qind. Të dhënat e detajuara tregojnë se zgjerimi i fitimeve ka ardhur si nga rritja e të ardhurave ashtu dhe nga rënia e shpenzimeve. Për vitin 2022, kompania koncesionare e skanimit arkëtoi 1.618 miliardë lekë nga buxheti i shtetit me një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, shifra e fitimit të shënuar nga S2 Albania nuk e tregon të gjithë panoramën fitimprurëse të koncesionit. Një pjesë e fitimet që gjeneron ky koncesion nuk shfaqen në bilancet e kompanisë koncesionare, pasi transferohen tek ortaku i saj ICMS.

S2 Albania, kompania që ka koncesionin e skanimit të kontenierëve në doganat shqiptare zotërohet nga dy pronarë. Ata janë amerikania Rapiscan Systems, Inc, që zotëron 51 për qind të aksioneve dhe shqiptarja ICMS, e cila ka 49 për qind të aksioneve në kompaninë koncesionare S2 Albania.

ICMS zotërohet nga biznesmeni shqiptar Olti Peçini. Mënyra se si kjo kompani arriti të shtjerë në dorë gjysmën e aksioneve të konçesionit të artë shkaktoi dyshime të mëdha. ICMS i bleu 49 për qind të aksioneve të koncesionit, i cili do të gjenerojë të paktën 200 milionë euro në gjithë jetëgjatësinë e tij, për vetëm 450 lekë.

Çështja shkaktoi tërmet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u hetua për korrupsion. Pas përfundimit të hetimeve, gjykata dënoi disa nga drejtuesit e kompanisë amerikane, pasi ata nuk kishin lajmëruar aksionerët se kishin shitur gjysmën e aksioneve në Shqipëri.

Që nga momenti kur u bë aksionere në kompaninë koncesionare, ICMS arkëton mesatarisht 350 milionë lekë ose 3.4 milionë euro në vit nga S2 Albania si nënkontraktim për shërbimin e mirëmbajtjes së skanerave dhe punë të tjera. Të dhënat e bilancit të ICMS tregojnë se ajo arkëton para vetëm nga S2 Albania. Në finale nënkontraktimi nga S2 Albania tek ICM është një skemë që transferon një pjesë të fitimeve të koncesionit tek kompania shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, ICM fitoi 172.8 milionë lekë pas taksave nga biznesi që bëri me S2 Albania. Pra në total koncesioni i skanimit ka gjeneruar plot 394 milionë lekë ose 3.75 milionë euro fitime neto në vitin 2022, të cilat u shpërndanë mes kompanisë koncesionare S2 Albania dhe ortakes së saj ICMS.

Koncesioni i skanimit u dha në vitin 2013 nga qeveria në ikje e Sali Berishës. Pas rrotacionit politik, Edi Rama u angazhua për ta anulluar koncesionin. Për këtë qeveria shqiptare pajtoi kompaninë e bashkëshortes së Tony Blair si konsulente. Pasi mori qindra mijë euro pagesa nga buxheti i shtetit, kompania britanike e këshilloi qeverinë shqiptare të mos e anullonte koncesionin. Ajo që ndodhi ishte një rinegocim i tij. Qeveria e Edi Ramës ndryshoi skemën e financimit të koncesionit, duke ja hequr pagesat biznesit dhe duke i marrë ato përsipër nga buxheti i shtetit. Rinegocimi uli tarifat, por zgjeroi bazën duke futur në pagesë çdo deklaratë doganore.

Opozita e ka akuzuar qeverinë se përmes rinegocimit i dha më shumë para kompanisë, kurse qeveria pretendon të kundërtën. Por përtej akuzave, shifrat konfirmojnë një fakt të pamohueshëm. Skanimi po prodhon rreth 4 milionë euro fitime në vet për ata që qëndrojnë pas tij. Para të cilat qytetarëve shqiptarë u merren me forcën e ligjit./Oligarkia.al

icms

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Korrik 2023, 07:28 I.A

Ndryshimi i strategjisë së NATO-s

Foto ilustruese SHBA- Kur boksierin Mike Tyson e pyetën përpara një ndeshjeje nëse ishte i shqetësuar për planin e një k...

Ekonomi 29 Korrik 2023, 07:24 A.B

Kush e rrëzoi Euron?!

 Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të par...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj