LIVE UPDATES
Ekonomi

Kush e rrëzoi Euron?!

Në muajin korrik, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti deri në nivelin e 100.5 lekëve, me rënie vjetore rekord prej 13.3%. Përfaqësues të bizneseve eksportuese dolën me një deklaratë publike javën e kaluar, ku shprehën alarmin se forcimi i Lekut po i shtyn, në mënyrë të pashmangshme, drejt falimentimit.

29 Korrik 2023, 07:24 Nga A.B

Kush e rrëzoi Euron?!

 Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të parë, seriozisht ekonominë me ato që mund të jenë rreziqet e një monedhe të fortë.

Në muajin korrik, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti deri në nivelin e 100.5 lekëve, me rënie vjetore rekord prej 13.3%. Përfaqësues të bizneseve eksportuese dolën me një deklaratë publike javën e kaluar, ku shprehën alarmin se forcimi i Lekut po i shtyn, në mënyrë të pashmangshme, drejt falimentimit.

Lidhur me faktorët e mbiçmimit të Lekut, është e vështirë të gjendet një konsensus i përgjithshëm dhe ky është një debat publik që vazhdon prej vitesh.

Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i Lekut ka ardhur kryesisht nga përmirësimi i Bilancit të Pagesave, të ilustruar nga ulja e deficitit të llogarisë korrente dhe tejkalimi i këtij deficiti prej flukseve financiare hyrëse, kryesisht në formën e Investimeve të Huaja Direkte.

Banka e Shqipërisë e ka cilësuar përmirësimin e Bilancit të Pagesave si një tregues të forcimit të ekonomisë, duke qenë se kjo nënkupton ngushtim të kontributit negativ të eksporteve neto në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Në veçanti, tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë norma të larta rritjeje dhe solli kontributin kryesor në rritjen ekonomike të vendit edhe për tremujorin e parë të këtij viti, pavarësisht ciklit të rritjes së normave të interesit.

Zhvillimi i tregut të pronave është i lidhur, në një masë të madhe, edhe me flukset valutore hyrëse. Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, në tregun e pronave ka një kërkesë të lartë nga blerës të huaj ose shqiptarë jorezidentë.

Nga ana tjetër, është një fakt i pamohueshëm që tregu i pronave është një destinacion shumë i lakmuar për pastrimin e parave, edhe për shkak të kontrollit të dobët mbi burimet e të ardhurave që financojnë këto blerje.

Për këtë arsye, shumë njerëz mendojnë se forcimi i Lekut i detyrohet ndikimit të madh të parave të pista në ekonomi.

Një faktor tjetër që duhet konsideruar është edhe cikli i politikës monetare dhe fiskale në Shqipëri. Rritja e normave të interesit dhe ngadalësimi i kreditimit ka sjellë ulje të ofertës monetare të Lekut gjatë këtij viti.

Kjo tendencë është theksuar edhe më shumë nga natyra paralele shtrënguese e politikës fiskale. Në mesin e këtij viti, buxheti shënoi një suficit rekord prej 46 miliardë lekësh. Faktorët e mësipërm kanë bërë që agregati monetar M2, në pjesën e parë të këtij viti, të shënojë norma të ulëta të rritjes.

Në një situatë kur oferta e Euros duket të jetë në ekspansion, për shkak të rritjes së flukseve hyrëse në Bilancin e Pagesave, ndërsa oferta e Lekut duket në rënie nga kursi i politikës monetare dhe fiskale, në teori, mbiçmimi i Lekut duket një rrjedhojë logjike.

A kanë ndryshuar raportet në atë masë sa të justifikojnë rënien e Euros deri afër 100 lekëve?

Kjo është e vështirë të thuhet me siguri, ashtu siç është e vështirë për të ndarë me saktësi se në ç’masë forcimi i Lekut i detyrohet rolit të ekonomisë formale dhe sa është ndikimi i flukseve valutore të parasë që burojnë nga aktivitete kriminale.

Në një situatë të tillë, palë interesi dhe ekspertë kanë sugjeruar ndërhyrje për të frenuar mbiçmimin e Lekut. Zëri më këmbëngulës ka qenë ai i ndërmarrjeve eksportuese, që po pësojnë humbje të konsiderueshme nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit.

Deri tani, Banka e Shqipërisë u ka rezistuar presioneve, duke argumentuar se Shqipëria ndjek një regjim të lirë të kursit të këmbimit, që përcaktohet nga faktorët e tregut.

Mund të diskutohet lidhur me faktin nëse për ekonominë, zgjidhja më e mirë është një regjim plotësisht i lirë i kursit të këmbimit, një regjim i fiksuar, apo një model hibrid, në shembullin e ekonomive të tjera.

Regjimet e fiksuara, ose pjesërisht të fiksuara, ofrojnë avantazhet e tyre në drejtim të mbrojtjes së ekonomisë nga luhatjet e forta të kursit të këmbimit.

Në rastin kur forcimi i monedhës mund të përcaktohet nga flukse valutore afatshkurtra, siç mund të jetë, për shembull, një cikël investimesh në pasuri të paluajtshme, kjo shtron rreziqet për një nënçmim po kaq të fortë, në rast se këto flukse valutore do të ndërpriten papritur dhe ekonomia nuk ka potenciale për t’i zëvendësuar me burime të tjera.

Megjithatë, duket se Banka e Shqipërisë ka të drejtë lidhur me atë që një dalje nga regjimi i lirë i kursit të këmbimit nuk është një vendim që mund të improvizohet, për shkak të interesave të segmenteve të veçantë të ekonomisë, qoftë edhe të rëndësishëm.

Kontrolli apo shënjestrimi i kursit të këmbimit nuk është një gjë e thjeshtë sa mund të duket në pamje të parë.

Ndërhyrja në kursin e këmbimit do të kishte implikime në politikën monetare dhe në parametra të rëndësishëm makroekonomikë. Në një situatë ku inflacioni ndodhet ende sipër objektivit, një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë për të tërhequr Euro duke shitur Lekë do të rriste ofertën monetare të Lekut dhe do të shtonte presionet inflacioniste.

Në këtë moment, një lëvizje e tillë do të binte ndesh me misionin ligjor bazë të Bankës së Shqipërisë, atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Në një skenar të kundërt, të nënçmimit të monedhës, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë do të gërryente rezervën valutore.

Një zhvendosje e mundshme drejt kursit të këmbimit të kontrolluar do të kërkonte integrim të kujdesshëm të këtij objektivi në misionin e Bankës Qendrore, por edhe forcim të kapaciteteve dhe pavarësisë së saj. Në të kundërt, përfshirja e Bankës së Shqipërisë në shënjestrimin e kursit të këmbimit mund të rrezikojë besueshmërinë e institucionit.

Kalimi drejt një kursi të këmbimit të kontrolluar do të kërkonte koordinim me politikat fiskale të ndjekura nga qeveria, që gjithashtu kanë një rol të tyre në ofertën e parasë dhe në kursin e këmbimit të monedhës.

Duke qëndruar në rolin e qeverisë, në rast se pranojmë që një ndikim të konsiderueshëm në kursin e këmbimit kanë prurjet nga ekonomia e zezë, shënjestrimi i kursit të këmbimit do të kërkonte një luftë serioze ndaj parasë së pistë.

Në kushtet aktuale, presioni ndaj Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në kursin e këmbimit tingëllon si trokitje në derën e gabuar. Eksportuesit mund të kenë të drejtë morale të trokasin në derën e qeverisë për të kërkuar mbështetje. Masat e deritanishme, si shtyrja e pagesave të tatimfitimit, duken të pamjaftueshme për të zbutur efektet e kësaj situate.

Por, nga ana tjetër, situata e krijuar duhet t’i shtyjë ndërmarrjet eksportuese të bëjnë një analizë të ndërgjegjes së tyre dhe mënyrës sesi e kanë zhvilluar biznesin deri më sot.
Shumica e ndërmarrjeve eksportuese kanë bërë shumë pak për të rritur cilësinë e drejtimit të biznesit dhe për të menaxhuar rreziqet e veprimtarisë.

Kompanitë eksportuese e kanë mbështetur konkurrueshmërinë e tyre kryesisht në shfrytëzimin e krahut të lirë të punës dhe kanë bërë shumë pak për të rritur produktivitetin, nëpërmjet investimeve në teknologji apo në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor.

Jo rastësisht, Shqipëria është një ndër vendet me produktivitetin më të ulët të punës në Europë. Tani bizneset eksportuese po përballen me rreziqe të larta, që vijnë si nga rritja e kostos së punës, por paralelisht edhe nga mbiçmimi monedhës vendase në kursin e këmbimit. Mbijetesa në një treg të globalizuar kërkon menaxhim më profesional dhe rritje të konkurrueshmërisë.

Zgjidhja për të përballuar goditjet që vijnë nga forcat e tregut nuk mund të jetë gjithmonë trokitja në dyert e shtetit./MONITOR

euro

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë