LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i DASH/ Enio Jaço: Për të huajt, Shqipëria jo mikpritëse për të bërë biznes, koha për progres dhe rezultate të prekshme

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar në lidhje me raportin e DASH për Shqipërinë, ku korrupsioni sistemik dhe paratë e pista e dëmtojnë konkurrencën.

28 Korrik 2023, 11:46 Nga DOSJA
Raporti i DASH/ Enio Jaço: Për të huajt, Shqipëria jo
Enio Jaço

TIRANË- Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar në lidhje me raportin e DASH për Shqipërinë, ku korrupsioni sistemik dhe paratë e pista e dëmtojnë konkurrencën. Për të, raporti është i qartë, pasi investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend jo-mikprites për të bërë biznes. Sipas tij, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe si anëtare aspirante e BE-së edhe detyrimin për t’i përmirësuar pikërisht këto tregues. Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka bërë vazhdimisht thirrje për alarm, duke paralajmëruar se trendi aktual do sjellë efekte negative mbi ekonominë e vendit, dhe mund të rrezikojë anëtarësimin drejt BE. Enio Jaço paralajmëron se ka ardhur koha për progres dhe rezultate të prekshme.

"Për Reformimin e Klimës së Biznesit në Shqipëri kërkohen Përpjekje Herkuliane. Me një vendodhje strategjike në Evropën Jugore dhe me siguri të lartë si anëtar i NATO-s, Shqipëria rrezaton me potencialin e saj për investime të huaja. Njerëzit mikpritës, klima e butë dhe perspektiva Europiane, e bëjnë Shqipërinë shumë tërheqëse për investitorët e huaj. Ajo premton gjallërinë e një tregu të ri, emocionin e një fillimi modern, dhe mundësinë e prosperitetit ekonomik.

Por fatkeqësisht, një labirint sfidash vazhdon të pengojë progresin e premtuar. Ky realitet i ashpër është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve - që konsiderohen si partneri strategjik më i rëndësishëm per Shqipërinë. Raporti është dëshmi e ashpër për shqetësimet që AmCham, së bashku me dhomat e tjera të biznesit Europiane dhe lokale, kanë shprehur prej kohësh. Konsensusi është i qartë: investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend jo-mikprites për të bërë biznes!

Një nga çështjet kryesore që përballet me komunitetin e biznesit por dhe me kombin, është përhapja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikimi i drogës, i cili ka thyer konkurrencën e drejtë në treg. Për më tej, korrupsioni i përhapur me prokurimin publik është bërë normalitet, duke çuar në pengimin dhe largimin e investitoreve serioze.

Indeksi global i renditjes së korrupsionit nga Transparency International pikturon një trend akoma më shqetësues. Ndërsa vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, kanë tendencë përmirësimi, Shqipëria ka rënë 18 vende nga pozicioni i saj fillistar i 83-të në 2016, ndërsa ndodhet sot në vendin e 101 në renditjen globale. Barazia ekstreme e përkeqësuar nga korrupsioni i përhapur dhe pastrimi i parave, po i shton sfidat e popullsisë, duke rezultuar në emigrim masiv, problem demografike dhe mungesë të forcës punonjëse.

Por situata nuk ka pse të jetë kështu. Shqipëria, i ka të gjitha mundësitë - dhe si anëtare aspirante e BE-së edhe detyrimin - për t’i përmirësuar pikërisht këto tregues. Megjithatë, vendi ka një përkeqësim shqetësues vitet e fundit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka bërë vazhdimisht thirrje për alarm, duke paralajmëruar se trendi aktual do sjellë efekte negative mbi ekonominë e vendit dhe mund të rrezikojë anëtarësimit drejt BE. Në përgjigje të shqetësimeve në rritje, AmCham dorëzoi një rekomandim gjithëpërfshirës për reformë prej 40 pikash për qeverinë dhe partitë kryesore të opozitës, dy vjet më parë në 2021. Propozimi përfshinte masa parandaluese të rëndësishme anti-korrupsion, paketë stimuluese për investitorët, ristrukturim të plotë të sistemit të prokurimit publik, modernizim të sistemit tatimor dhe shumë masa te tjera. Rekomandimet u pritën mirë, madje AmCham mori premtime për zbatim të shpejtë të reformës.

Por deri në vitin 2023, situata vetëm është përkeqësuar, duke lënë komunitetin e biznesit thellësisht të frustruar. Një deklaratë e përbashkët më herët këtë vit, e AmCham në partneritet mes dhomave Gjermane, Franceze dhe Italiane të biznesit ka bërë edhe njëherë thirrje për urgjencën e fillimit sa më shpejt të reformës.

Por reforma mund të arrihet vetëm me vullnet politik dhe angazhim qeveritar. Ndërsa diskutimet kanë qenë civile dhe konstruktive në nivele të larta, veprimet konkrete kanë qenë të rralla dhe joefektive.

Ka ardhur koha për progres dhe rezultate të prekshme, pasi gota e frustrimit në komunitet po derdhet, dhe pasojat e mosveprimit mund të jenë të pakthyeshme. Potenciali i Shqipërisë si një qendër e vitale biznesi ne Ballkan është i pashmangshëm. Duke adresuar aktivisht korrupsionin, përmirësuar klimën e investimeve, dhe zbatuar reformat, Shqipëria mund të fillojë një udhëtim të sigurtë drejt rritjes ekonomike dhe prosperitetit. Në të kundërt, rrezikon të humbasë një tren që është nisur, por nuk dihet kur mund të ndalojë përsëri".

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet