LIVE UPDATES
Bota

Raporti: Kina ka mbi 100 stacione policore në mbarë botën

Kjo është bërë përmes marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë të arritura me shtete në Evropë dhe Afrikë, me qëllim që të ketë një prani më të gjerë ndërkombëtare, thuhet në një raport, të cilin e posedon CNN.

4 Dhjetor 2022, 16:44 Nga I.A
Raporti: Kina ka mbi 100 stacione policore në mbarë botën
Policia kineze

KINË- Pekini ka ngritur më shumë se 100 të ashtuquajtura stacione policore në mbarë botën për të monitoruar, frikësuar dhe në disa riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në mërgim. Kjo është bërë përmes marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë të arritura me shtete në Evropë dhe Afrikë, me qëllim që të ketë një prani më të gjerë ndërkombëtare, thuhet në një raport, të cilin e posedon CNN.

Organizata e të drejtave të njeriut, Safeguard Defenders (Mbrojtësit e Sigurisë), me seli në Madrid, tha se gjeti prova se Kina po operonte 48 stacione shtesë policore jashtë vendit, që kur kjo organizatë për herë të parë zbuloi në shtator ekzistencën e 54 stacioneve të tilla. Raporti i ri përqendrohet në shkallën e rrjetit dhe shqyrton rolin që kanë luajtur nismat e përbashkëta policore midis Kinës dhe disa shteteve evropiane, përfshirë Serbinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Italinë.

Sipas pretendimeve të reja të kësaj organizate, thuhet se një shtetas kinez u detyrua që të kthehej në shtëpi nga operativët që punonin fshehurazi në një stacion policor kinez në periferi të Parisit. Operativët thuhet se ishin rekrutuar për këtë qëllim. Më herët organizata gjeti se dy kinezë në mërgim dhe të tjerë, ishin kthyer me forcë nga Evropa – njëri nga Serbia, tjetri nga Spanja.

Kina ka nënshkruar marrëveshje për patrullime të përbashkëta policore me Kroacinë dhe Serbinë ndërmjet viteve 2018 dhe 2019 si pjesë e nismës së saj “Brezi dhe Rruga”. Oficerët kinezë janë parë duke patrulluar me homologët e tyre kroatë në rrugët e Zagrebit në korrik të këtij viti, kanë raportuar mediat kineze. Ndërkaq, një zyrtar policor i Zagrebit ka thënë për agjencinë Xinhua se patrullat ishin thelbësore “për të mbrojtur dhe për të tërhequr turistë të huaj”.

Ndërkaq, sipas një raporti të vitit 2019 nga agjencia Reuters, thuhej se oficerët kinezë u ishin bashkuar homologëve të tyre serbë në patrullim në Beograd për të adresuar rritjen e numrit të turistëve kinezë. Një zyrtar policor serb kishte deklaruar se zyrtarët kinezë nuk kanë fuqinë që të bëjnë arrestime.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi më 4 dhjetor se nuk është në dijeni për informacionet se Kina ka stacione policore në Serbi.

“Ne theksojmë se bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit midis Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë për Siguri Publike të Republikës Popullore të Kinës, sa i përket zbatimit të patrullave të përbashkëta policore, që është nënshkruar më 19 maj të vitit 2019, gjashtë policë kinezë kanë qenë prezentë në patrullat e përbashkëta të policëve serbë dhe kinezë vetëm për një muaj, nga 17 shtatori deri më 16 tetor të vitit 2019”, u tha në njoftim.

Kjo ministri nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë të dërguara më 30 tetor, për të konfirmuar apo mohuar ekzistencën e stacioneve policore kineze në Serbi, siç kishte raportuar organizata Safeguard Defenders në raportin e parë të publikuar në shtator të këtij viti.

Sipas raportit të Safeguard Defenders, Kina po përdor këto rrjete policore për të bindur disa banorë të saj të kthehen në Kinë, edhe pa vullnetin e tyre, që sipas të dhënave zyrtare kineze, mund të bëhet fjalë për çerek milion kinezë në mbarë botën, që kur Xi Jinping ka marrë pushtetin në Kinë.

“Ajo çfarë po shohim nga Kina është rritje e përpjekjeve për të shtypur disidencën gjithkund në botë, për të kërcënuar njerëzit, për t’i ngacmuar ata, për t’u siguruar që t’i frikësojë mjaftueshëm sa të qëndrojnë të heshtur ose në të kundërtën përballen me kthim në Kinë, kundër vullnetit të tyre”, tha drejtoresha e Safeguard Defenders, Laura Harth.

Që nga publikimi i parë i kësaj organizate në shtator lidhur me këtë temë, ka pasur reagime në shumë shtete. Muajin e kaluar, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, tha para një komiteti të sigurisë kombëtare se ishte thellësisht i shqetësuar me gjetjet.

“Është shqetësuese të mendosh që policia kineze mund të ngrehë stacione, le të themi në Nju Jork, pa një koordinim të mirëfilltë. Kjo shkel sovranitetin dhe proceset për bashkëpunim mes institucioneve të rendit”, tha ai.

Irlanda ka mbyllur një stacion policor kinez që e ka gjetur në territorin e saj, ndërkaq Holanda ka ndërmarrë masa të ngjashme duke nisur një hetim, sikurse ka bërë edhe Spanja. Harth nga Safeguard Defenders tha se ka të ngjarë që organizata të gjejë edhe më shumë stacione të tilla në të ardhmen.

“Kina nuk po fsheh atë që po bën. Ata shprehimisht thonë se do t’i zgjerojnë këto operacione, prandaj le t’i marrim seriozisht” këto deklarata, tha ajo.

Marrë nga REL

safeguard defenders kina christopher wray

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim