Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas njoftimit zyrtar, Çeça, banues në Fushë-Krujë dhe me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, është ndaluar gjatë kontrollit rutinë.

TIRANË- Një operacion i shpejtë policor në rrugën “Kastriotët” ka çuar në pranga 52-vjeçarin Petrit Çeça, i cili u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lëndësh shpërthyese dhe municionesh luftarake.
Sipas njoftimit zyrtar, Çeça, banues në Fushë-Krujë dhe me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, është ndaluar gjatë kontrollit rutinë.
Gjatë kontrollit fizik të qeses që ai mbante me vete, efektivët gjetën një arsenal të rrezikshëm të përbërë nga, 2 granata dore luftarake dhe 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me fitila dhe kapsolla detonatore, gati për shpërthim dhe 6 kapsolla detonatore shtesë.
Njoftimi i Policisë:
"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Goditet një rast i tentativës së shitjes së lëndëve plasëse. Po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohen granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
TIRANË- Protestat disaditore kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e medias së njohur holandeze Nieu...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare ku vëmendja është e përqendruar t...
Gjykata e Shkodrës SHKODËR– Gjykata e Shkodrës zhvilloi sot seancën për caktimin e masave të sigurisë për dis...
MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të hënë, pasi tre shtetas nga Kosova, t...
GJIROKASTËR- Një vatër e rrezikshme zjarri e regjistruar në Njësinë Administrative Odrie është vën&eum...
TIRANË- Qytetarët që prej 50 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë kanë paralajmëruar një tubim masi...
TIRANË- Euro ka shënuar një rënie të fortë në vend, që ka nisur që nga fundi i vitit 2016. Në 2015-n, m...
Foto ilustruese TIRANË- Banka Botërore rekomandon ndryshim të mënyrës se si financohen shërbimet shëndetësore ...
TIRANË- Sot vendi ynë edhe këtë të hënë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të q&...
Dashi Hëna ju buzëqesh dhe ju jep një shtysë energjie, perfekte për t’u rikthyer në formë nëse keni ndjerë...