Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një grup protestuesish u mblodhën ditën e sotme jashtë godinës qeveritare për të shprehur pakënaqësitë e tyre. • Mes thirrjeve të përsëritura si “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”, protestuesit vunë në shënjestër automjetet e deputetëve që po largoheshin nga zona. • Në lidhje me këtë, policia ndërmori masa të shtuara sigurie për të mbajtur situatën nën kontroll dhe zhvendosi protestuesit nga hyrja kryesore e Parlamentit. • Qytetarët hodhën vezë dhe shishe uji ndaj automjeteve zyrtare, duke lëshuar thirrje të ashpra kundër klasës politike dhe kryeministrit Rama. • Gjatë kësaj situate, forcat e rendit ndërhynë për të larguar me forcë nga trotuari dy ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj. • Ky veprim i policisë ndodhi ndërkohë që qytetarët po prisnin nisjen e seancës plenare, duke përshkallëzuar më tej klimën e tensionuar përpara institucionit.
9 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar pak çaste më parë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar në pritje të nisjes së seancës plenare.
Ndërsa situata ishte e ndezur për shkak të protestës, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar nga trotuari dy ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj.
Sipas dëshmive dhe pamjeve të regjistruara, dy ish-luftëtarët po qëndronin në trotuar pa ushtruar asnjë provokim ndaj forcave të rendit. Gjatë përballjes me uniformat blu, Dritan Goxhaj ka kërkuar shpjegime për veprimin e tyre, duke theksuar se po qëndronte në një hapësirë publike./Dosja.al

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të larta përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër klasës politike.
Në momentin e hyrjes së tyre brenda perimetrit të institucionit, automjetet e ministrit Bledi Çuçi dhe ministres Mirela Kumbaro janë bërë objekt i protestuesve. Këta të fundit kanë qëlluar drejt makinave zyrtare me vezë, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën e tyre ndaj përfaqësuesve të qeverisë.
Në vezët e hedhura drejt makinave, protestuesit kishin shkruar emrat e ligjvënësve dhe të kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer këtë gjest në një simbolikë të pakënaqësisë së tyre./Dosja.al

TIRANË- Situata para godinës së Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar gjatë paradites së sotme, teksa qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër klasës politike.
Pasi janë grumbulluar që prej orës 10:30, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve të ashpra në drejtim të institucionit të Kuvendit.
Mes thirrjeve të përsëritura si “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”, protestuesit kanë vënë në shënjestër automjetet që po largoheshin nga zona.
Siç ishte raportuar edhe më herët, një makinë zyrtare është bërë objekt i sulmit nga turma, e cila e ka goditur atë me vezë dhe shishe uji në momentin që po kalonte pranë perimetrit ku po zhvillohej protesta.
Deri në këto momente, protesta vijon me thirrje kundër qeverisë, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë situatën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve./Dosja.al
TIRANË- Në protestën e paralajmëruar ditën e sotme, protestuesit janë zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kuvendit, ku pritet të hyjnë deputetët për zhvillimin e seancës plenare.
Zona përpara Parlamentit është mbushur me qytetarë, ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë duke vendosur barriera metalike dhe një numër të madh efektivësh përreth institucionit. Në terren janë angazhuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat po ndjekin nga afër lëvizjet e protestuesve për të parandaluar çdo incident.
Gjatë tubimit, qytetarët kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mes thirrjeve më të dëgjuara ishin edhe: “Nuk na përfaqësoni”, “Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit” dhe “Parlament analfabet”. Situata pranë godinës së Kuvendit vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen përplasje./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00, duke protestuar kundër qeverisë dhe deputetëve të mazhorancës.
Dhjetëra qytetarë u vendosën në pjesën e pasme të godinës së Parlamentit, ku hodhën thirrje si “Parlament i krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa në Kuvend nisën të mbërrijnë deputetët dhe ministrat.
Protestuesit mbanin në duar vezë, mbi të cilat kishin shkruar emrat e disa deputetëve. Ata deklaruan se nuk synonin t’i godisnin me to, por t’ua dorëzonin simbolikisht, duke i lënë secilit zgjedhjen nëse do t’i thyente ose jo.
Gjatë zhvillimit të protestës, forcat e policisë ndërhynë për t’i larguar protestuesit nga oborri i jashtëm i Kuvendit, ndërsa u morën masa të shtuara sigurie dhe u kufizua lëvizja në zonën përreth për të parandaluar incidente./Dosja.al



TIRANË- Policia ka marrë masa të shtuara sigurie përpara godinës së Kuvendit, pak orë para zhvillimit të seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 12:00.
Shkak për forcimin e masave është protesta e paralajmëruar nga qytetarët, e cila pritet të zhvillohet përpara Parlamentit. Në terren është vendosur një makinë ujëhedhëse, ndërsa pranë godinës janë instaluar edhe barriera metalike për të kontrolluar hyrjet dhe për të garantuar sigurinë.
Autoritetet pritet të shtojnë praninë e forcave të policisë gjatë orëve në vijim, me qëllim menaxhimin e situatës në rast se protesta shoqërohet me tensione./Dosja.al
TIRANË- Forcat e Policisë kanë ndërhyrë paraditen e sotme për të zhvendosur grupin e protestuesve që ishin grumbulluar para godinës së Kuvendit. Pavarësisht temperaturave të larta, qytetarët nuk janë tërhequr, duke vijuar rezistencën e tyre që ka hyrë tashmë në ditën e 51-të.
Zhvendosja e protestuesve vjen pak kohë përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë rreth orës 12:00 dhe shënon seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.
Përveç tubimit para Parlamentit, axhenda e protestuesve është e ngjeshur, pasditen e sotme, ata pritet të mblidhen sërish për protestën e përditshme para godinës së Kryeministrisë./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare ku vëmendja është e përqendruar te raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë.
Ndonëse një natë më parë organizatorët garantuan një tubim paqësor, pamjet e siguruara dëshmojnë të kundërtën. Protestuesit kanë marrë me vete vezë, duke paralajmëruar një formë proteste më aktive ndaj deputetëve dhe institucionit.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse opozita do të zgjedhë të përfshihet në debat brenda sallës apo nëse do t'i bashkohet presionit të qytetarëve që kanë nisur tubimin jashtë Parlamentit./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët që prej 50 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë kanë paralajmëruar një tubim masiv përpara Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të zhvillohet sot në orën 12:00, paralelisht me seancën plenare.
Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se kjo lëvizje synon të shprehë pakënaqësinë ndaj mënyrës së funksionimit të Parlamentit dhe mungesës së përfaqësimit qytetar.
Ky tubim shënon një vazhdim të rezistencës shtatëjavore, ndërsa vëmendja është përqendruar te vendimet e rëndësishme që do të diskutohen në sallën e Kuvendit, përfshirë raportet e institucioneve të drejtësisë.
Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të përshkallëzohet në një protestë të madhe më 23 korrik, datë që përkon me seancën e fundit plenare përpara pushimeve të verës./Dosja.al