LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Të vjedhura në Itali e Greqi, goditet skema e trafikut të sendeve me vlerë, një në pranga e një në kërkim

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe subjekte tregtare, autoritetet sekuestruan 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe objekte të tjera të dyshuara me vlerë artistike e kulturore.

13 Qershor 2026, 12:31 Nga E. D
VIDEO/ Të vjedhura në Itali e Greqi, goditet skema e trafikut të
pamjet

FIER- Policia ka goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit dhe futeshin kontrabandë në Shqipëri, duke u shiteshitur në argjendari në Fier dhe Lushnjë. Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë një 27-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar është shpallur në kërkim si i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale.


Gjithashtu janë proceduar penalisht shtatë administratorë argjendarish, të dyshuar se blinin dhe tregtonin mallrat e paligjshme. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe subjekte tregtare, autoritetet sekuestruan 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe objekte të tjera të dyshuara me vlerë artistike e kulturore.

Po ashtu janë sekuestruar para në lekë dhe euro, telefona celularë, pajisje DVR dhe prova të tjera materiale. Vlera paraprake e sendeve të bllokuara llogaritet në rreth 2 milionë euro. 

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stolen Gold”. Goditet një skemë kriminale e trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit. Siguronin sende me vlerë në Itali dhe Greqi, i fusnin kontrabandë në Shqipëri dhe i tregtonin në argjendari në Fier dhe Lushnjë, vihet në pranga një 27-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale. Procedohen penalisht 7 administratorë argjendarish. Sekuestrohen 15 kg e 259 gramë ar, 4 kg e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore, para në lekë dhe euro, aparate celularë, DVR dhe sende të tjera.

Vlera paraprake e sendeve të sekuestruara llogaritet rreth 2 milionë euro. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit, Komisariatet e Policisë Fier dhe Lushnjë, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, pas një hetimi disamujor të zhvilluar me metoda speciale hetimi, finalizuan operacionin policor të koduar “Stolen Gold”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: • D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte në mënyrë të kundërligjshme sende me vlerë, bizhuteri ari dhe argjendi, ora të markave të ndryshme, si dhe objekte të tjera me interes ekonomik, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga vjedhje të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Itali dhe Greqi, dhe më pas i tregtonte në subjekte argjendarie të ndryshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora, sende të dyshuara me vlerë artistike dhe kulturore, si dhe fishekë arme gjahu. Në vijim të veprimeve procedurale u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: • D. H., 45 vjeç, E. Gj., 38 vjeç, dhe A. Sh., 35 vjeç, të tre banues në Fier si dhe M. S., 39 vjeç, A. K., 62 vjeç, B. B., 65 vjeç, dhe J. D., 41 vjeçe, të katërt banues në Lushnjë.

Këta shtetas, administratorë të subjekteve argjendarie, dyshohen se blinin dhe tregtonin sende të dyshuara si të vjedhura, të siguruara nga shtetasi D. S. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera dyshohet se në subjektet e tyre tregtare disponoheshin mallra pa dokumentacion ligjor të origjinës, si dhe sende me vlerë të dyshuara si mall kontrabandë. Një pjesë e konsiderueshme e sendeve të sekuestruara u gjet edhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre.

Në vijim të hetimeve u shpall në kërkim shtetasi: • B. A., 45 vjeç, banues në fshatin Kraps, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte të njëjtën veprimtari kriminale me shtetasin D. S., duke siguruar sende me vlerë jashtë vendit dhe duke i tregtuar ato në argjendari të ndryshme në Fier dhe Lushnjë. Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan ora të markave të ndryshme, bizhuteri ari dhe argjendi, si dhe një shkop gome i ngjashëm me atë të Policisë. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia

Sondazh

Poll

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë