13 Qershor 2026, 10:23
Nga E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e Sibuel Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të përplasë me automjet disa persona gjatë një konflikti. Sipas të dhënave hetimore, ngjarja ka ndodhur më 07.06.2026, kur i dyshuari, pas një konflikti të çastit dhe në gjendje të dehur, ka hipur në automjet dhe ka tentuar të përplasë disa persona, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Fillimisht, rasti është referuar si aksident rrugor nga policia, por hetimet e mëtejshme dhe një video e publikuar në media, që ka dokumentuar momentin e incidentit, kanë ndryshuar drejtimin e hetimit. Pas analizimit të provave, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të Sibuel Durrësit, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar më tej organeve të drejtësisë për vijimin e hetimeve.
Njoftim për media
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër urdhëron ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë. Rezulton se, ky shtetas më datë 07.06.2026, pas nje konflikt, nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.
Fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë./Dosja.al
prokuroria e shkodrës
Aktualitet
13 Qershor 2026, 10:16
E. D
Drogë, Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore e SPAK tregojnë se Luciano Koçeku ka vijuar pas...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 09:56
E. D
TIRANË- SPAK ka kryer dje një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për tr...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 09:50
E. D
pamjet
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Bëhe...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:37
E. D
TIRANË- Protesta hyri në javën e dytë. Mes thirrjeve "Shqipëria nuk është për t'u shitur" dhe "Rama, jep dorë...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti n...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:29
E. D
Të ardhurat e realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor arritën në gati 17 milionë euro në vitin 2025....
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:11
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një 29-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e kaluar në urgjencën e spitalit të Kor...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
Përfytyroni skenën, diku në vitet 2030. Dhjetëra liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mb...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
“Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani&rdquo...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...