“Rama tradhtar kombi”/ Protestuesi: Avokati i Popullit ku je?
12 Qershor, 19:25
“Shqipëria ësht&eu...
Aktualitet
Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë/ Protestuesit: Kërkojmë të drejtën tonë
Prej afro një viti banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar certifikatat e pronësisë, duke përvetësuar truallin dhe duke ia shitur investitorit që do të ndërtojë resortin turistik përballë bregdetit të Velipojës.
13 Qershor 2026, 11:06Nga E. D
pamjet
VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë sot në protestë, pas rrethimit të truallit me tela me gjemba pak ditë më parë. Banorët kanë kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik në tokat për të cilat kanë pretendime pronësie. Një banor është shprehur se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer. Ai thekson më tej se do ta heqin rrethimin.
“Kërkojmë të drejtën tonë. Na kanë rënë në qafe. Është e disata herë që protestojmë. As nuk na shkon ndërmend me u përplas. Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.
Prej afro një viti banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar certifikatat e pronësisë, duke përvetësuar truallin dhe duke ia shitur investitorit që do të ndërtojë resortin turistik përballë bregdetit të Velipojës.
Që prej muajit janar të këtij viti, kur ndërtuesi nisi sistemimin e zonës me ekskavatorë, banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e kompanisë, si dhe me rojet private të vendosur nga investitori.
Përplasjet e dhunshme janë pasuar nga shoqërime dhe procedime të shumta për banorët e Baks-Rrjollit, kurse ndërhyrjet në terren për ndërtimet kanë vijuar, ndonëse çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. Po ashtu, banorët prej 2 javësh, i janë bashkuar protestave masive në Tiranë, duke e konsideruar situatën si vjedhje të pronës private./Dosja.al