22 Janar 2023, 21:42
Nga DOSJA
Blerina
TIRANË- Blerina, në këtë pikë të rubrikës “Shihemi në Gjyq” të “E diela shqiptare” në Tv Klan ndan edhe detaje nga jeta familjare në shtëpinë e bashkëjetuesit të saj. Në fakt, i fejuari, Fabiani, qëndronte në Maqedoni ku edhe punonte ndërsa Blerina me prindërit e tij që kërkonin vazhdimisht një fëmijë kur çifti takohej vetëm një herë në disa muaj.
Pasi Blerina mbeti shtatzënë, jeta nuk u përmirësua aspak sepse vjehrra nuk i plotësonte asnjë nevojë për të cilat ka nevojë një grua që pret një fëmijë. Nusja nuk kishte para të vetat pasi Fabiani ia dërgonte të gjitha të ardhurat nënës së tij.
Ardit Gjebrea: Fabiani sa kohë rrinte në shtëpi dhe sa kohë rrinte në Maqedoni?
Blerina: 3 muaj rrinte andej, 2 ditë vinte këtu dhe ikte prapë dhe thoshin pastaj s’ngel nusja shtatzënë, merrte vjehrra rrobat e mia pastaj, ço në hoxhë, ço andej, ço këtej, s’ngel nusja, s’bën nusja. Si do ngelte nusja? Burri në Maqedoni, unë këtu, me kë do ngelja unë, me vjehrrën do flija?
Ardit Gjebrea: Megjithatë, mbete shtatzënë.
Blerina: Po, mbeta, më mori përsëri në Maqedoni,në Shtator, më tha nuk do të të kthej më, do të të marr. Vajta.
Eni Çobani: Sa ndenje këtë herën e dytë?
Blerina: Një muaj. Bëra vizitat, më çuan te të gjithë doktorët dhe të gjithë doktorët i thanë pse e stresoni nusen, ajo nuk ka asnjë lloj problemi, ju nuk e lini rehat që ajo të ngelë dhe nëse ajo është nën stres, nuk ka për të ngelur. Fati im, Zoti që më ndihmoi, ngela shtatzënë.
Ardit Gjebrea: U gëzuan ata, Fabiani me familjen?
Blerina: Si fillim, ai u gëzua pastaj tha të nesërmen tani ik, se mbaroi puna. Ishte bërë me plan,kishte thënë e ëma lëre shtatzënë ti atë se po ngeli shtatzënë ajo s’ka ku të ikë nga ne, do rrijë me mua, të më mbajë mua, t’i bëja hyzmet vjehrrës. Se vjehrra edhe kosin kur e blinte, e merrte kosin dhe me një kanaçe do shtyje dy javë me atë kosin se do i hidhte ujë, vetëm ujë, po tani do ha ujë unë a do ha kos?
Marrë nga tvklan.al
shihemi ne gjyq
Aktualitet
22 Janar 2023, 21:39
Gjergji
TIRANË- Gjergji, babai i Jetmirës ka ardhur në rubrikën e “Ka Një Mesazh Për Ty” të “E d...
Aktualitet
22 Janar 2023, 21:13
F.M
Petrit Jashari
ITALI- Personi që po shikoni në foto është Petrit Jashari 22 vjeç, nga Shqipëria, i cili humbi jetën n&...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:58
Elga
TIRANË- Me shpresën se dashuria e saj me Irakliun e ka ende një mundësi, Elga trokiti në derën e programit “E...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:52
F.M
Genc Sejko, Dosja.al dhe Brryli Broadway
TIRANË- Dosja.al u rikthye këtë janar në rrjetet sociale, me një faqe zyrtare, pas sulmev...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:45
F.M
Ambulanca
TIRANË- Një 80-vjeçar me inicialet P. K., ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. N&e...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:26
F.M
Palrent Dervishaj dhe Ramazan Rraja (të shpallur në kërkim)
TIRANË- Pesë të arrestuarit si pjesëmarrës në aten...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:10
Elga
Një telefonatë nga djali që pëlqente në moshën 16-vjeçare shkaktoi një krisje të madhe në ma...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:07
Shkodër
SHKODËR- Në Shqipëri, brenda tre muajve të fundit zona e Nënshkodrës është përmbytur tre herë...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:04
Ardit Gjebra dhe Kristina
TIRANË- Një histori disi e komplikuar vjen sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga &...
Aktualitet
22 Janar 2023, 20:03
F.M
Elga
TIRANË- Një dashuri e madhe dhe e vërtetë e ka sjellë Elgën nga Gjermania në studion e programit “E diela sh...