LIVE UPDATES
Aktualitet

‘E shkuara’ i telefonoi në mes të natës, prej 3 muajsh nuk flet me burrin: Vendosa ta gënjeja

Pas pandemisë dhe celebrimit, të dy morën vendimin që të bashkëjetonin në Gjermani dhe Irakliu të largohej nga Shqipëria.

22 Janar 2023, 20:03 Nga F.M
‘E shkuara’ i telefonoi në mes të natës, prej 3
Elga

TIRANË- Një dashuri e madhe dhe e vërtetë e ka sjellë Elgën nga Gjermania në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Në moshën 17-vjeçare, teksa kurorëzohej një martesë, Elga përjetoi dashurinë me shikim të parë me Irakliun. Një vit më vonë, nisi një lidhje mes tyre sepse ndihej njësoj si ta kishte njohur prej kohësh, shpjegoi më herët në  “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Për të nuk ishte pengesë fakti që Irakliu është 15 vite më i madh dhe as distanca fizike ndërmjet tyre. Pas pandemisë dhe celebrimit, të dy morën vendimin që të bashkëjetonin në Gjermani dhe Irakliu të largohej nga Shqipëria. Elga gjeti folezën e tyre të re, u kujdes të mos mungonte asgjë por e gjithë qetësia e çiftit u prish nga një telefonatë në një orë të vonë të natës dhe prej afro 3 muajsh, nuk janë më bashkë.

Elga: Unë kam dy muaj e gjysmë që nuk kam më kontakt prej një zënke që ndodhi në fund të Tetorit. Ai vendosi që për një gabim timin, e quajti të pafalshëm…

Ardit Gjebrea: Më trego pak për këtë gabim tëndin.

Elga: Do ta tregoj, patjetër. Ishte një gënjeshtër, e gënjeva dhe ai si burrë nga Vlora, me atë krenarinë e tij, e quajti të pafalshëm gabimin tim dhe në atë moment vendosi të mbyllte çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ishte kjo gënjeshtër, mund të ma tregosh?

Elga: Gënjeshtra ishte një telefonatë, një bezdisje nga dikush i kohës time të shkuar në një orë të vonë të natës.

Ardit Gjebrea: Prit pak. The për Irakliun që ishte dashuria e parë, ndërkohë the nga dikush i kohës time të shkuar.

Elga: Po, nga një pëlqim i imi fëminor.

Ardit Gjebrea: Nuk ka qenë një marrëdhënie?

Elga: Jo, nuk ka qenë një marrëdhënie.

Ardit Gjebrea: Ka qenë një pëlqim fëminor i yti?

Elga: Po, sigurisht, 16 vjeçe dhe e pëlqeja këtë djalin.

Ardit Gjebrea: Në Gjermani ishte edhe ky?

Ardit Gjebrea: Ky djali që ti e pëlqeje?

Elga: Po, që e pëlqeja, e kisha shokun tim të ngushtë.

Ardit Gjebrea: Ah e kishe shok të ngushtë këtë djalin?

Elga: Po, kjo ishte marrëdhënia jonë, një pëlqim dhe një shoqëri shumë e sinqertë.

Ardit Gjebrea: Ai të merrte në telefon?

Elga: Ai nuk është hera e parë që më bezdisi tani, edhe para 3 vitesh më shkruante, më thoshte, unë i thosha që unë jam shumë e lumtur, jam me dikë tjetër, duket edhe në rrjetet e mia sociale, fotot tona bashkë dhe ai dorëzohej, nuk shkruante më derisa më shkruajti prapë para 3 muajsh, më mori në telefon dhe në atë moment, kur Irakliu më pyet që “kush po të merr”, unë vendosa që të gënjeja.

Marrë nga tvklan.al

e diela shqiptare ardit gjebrea ka nje mesazh per ty

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj