LIVE UPDATES
Aktualitet

PËRBALLJA/ Ish-bashkëshortja sjell vajzën për të takuar babain, kurse i ati kërkon vajzën tjetër nga martesa e dytë

Sot, Gjergji ka ardhur në studio për të kërkuar vajzën që ai ka me gruan e dytë, pa e ditur se Jetmira do të jetë aty. Surpriza do të jetë e dyfishtë, si për Gjergjin ashtu dhe Jetmirën e cila nuk e ka takuar kurrë motrën e saj nga babai.

22 Janar 2023, 20:04 Nga DOSJA
PËRBALLJA/ Ish-bashkëshortja sjell vajzën për të takuar
Ardit Gjebra dhe Kristina

TIRANË- Një histori disi e komplikuar vjen sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga ”E diela shqiptare” në Tv Klan. Gjergji dhe Kristina janë prindër të një vajze të quajtur Jetmira dhe janë ndarë me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Sipas zonjës Kristina, shkak u bënë kushtet ku ata jetonin dhe ish-vjehrri. Ajo thotë se pavarësisht se nuk e ka parë kurrë më pas ndarjes Gjergjin, nuk e ka penguar asnjëherë vajzën e saj të mbajë kontaktet me të atin, i cili jeton aktualisht në azil. Sot, Gjergji ka ardhur në studio për të kërkuar vajzën që ai ka me gruan e dytë, pa e ditur se Jetmira do të jetë aty. Surpriza do të jetë e dyfishtë, si për Gjergjin ashtu dhe Jetmirën e cila nuk e ka takuar kurrë motrën e saj nga babai.

Kristina: Para ca viteve isha e martuar me Gjergjin, linda një vajzë Jetmirën në ’85-ën. U ndava se ashtu ishin rrethanat se ishim në një fshat ku nuk mund të jetoja me të. Mora çupën dhe u largova. Prej asaj dite unë nuk e takova më Gjergjin por vajza vijonte ta kërkonte babanë dhe unë nuk e ndalova asnjë ditë, derisa e gjeti një ditë babanë.

Ardit Gjebrea: Sot në studio do vijë Gjergji, ish-bashkëshorti yt, ti komunikon me të?

Kristina: Nëpërmjet telefonit te azili, po edhe e kam takuar me çupën.

Ardit Gjebrea: Një marrëdhënie e jashtëzakonshme kjo sepse është shumë e rëndësishme. Shqiptarët kur ndahen, në pjesën më të madhe, ruajnë inate e nuk takohen.

Kristina: Po ato kushte në ato kohë ashtu ishin… Familja nuk ishte shumë e rregullt, babai i tij na sulmonte shumë dhe u detyruam të ndaheshim.

Ardit Gjebrea: Ti nga qyteti ike në fshat. Gjatë publicitetit Kristina më tregoi që nuk e njihte Gjergjin, ia dha familja, e takoi për herë të parë. Dysheku i parë ishte prej kashte dhe nga ajo vajza që ëndërronte princin e kaltër përfundon me dikë që nuk e njeh dhe në fund të ditës nuk iu bë princ. Por u bë babai i një vajze me emrin Jetmira. Ti sot ke ardhur me Jetmirën?

Ardit Gjebrea: Gjergji nuk e di që ju jeni të dyja këtu. Sepse Gjergji nuk ka ardhur për ju, ai ka ardhur të kërkojë vajzën me gruan e dytë. Dhe që Jetmira nuk e ka takuar motrën asnjëherë. Pra imagjinoni çfarë surprize e dyfishtë do të jetë, edhe për Gjergjin edhe për vajzën tënde Jetmira.

Babai kërkon bijën nga martesa e dytë, vajza e parë vjen ta mbështesë

Jetmira ka ardhur në “Ka Një  Mesazh Për Ty” për të takuar babain e saj, Gjergjin. Në  këtë rubrikë të  “E diela shqiptare”  në Tv Klan, ajo shoqërohet edhe nga nëna e saj, Kristina dhe vëllai, të cilët janë të pranishëm në studio, në një pozicion nga ku Gjergji nuk mund t’i dallojë.

Martesa mes Gjergjit dhe Kristinës ka përfunduar vite më parë dhe fryt i saj është Jetmira. Më pas, ai u martua me një grua tjetër dhe lindi një vajzë nga ky kurorëzim. Gjergji nuk ka kontakte me vajzën e tij të dytë dhe  ka ardhur ta kërkojë, ndërsa nga ana tjetër e ekranit e pret Jetmira.

Kjo e fundit,  bën të ditura disa detaje të historisë nga takimi i parë me të atin. Ajo është në dijeni se ka një motër tjetër dhe se ajo është arsyeja pse Gjergji ka ardhur në studio.

Ardit Gjebrea: Kur e ke zbuluar që ke një motër tjetër?

Jetmira: Në momentin që jam njohur me babin, që në momentin e parë më ka treguar të vërtetën që ka qenë i martuar, kam një vajzë më tha që është, në atë kohë kur unë e kam takuar tim atë, ime motër mund të ketë qenë 21-22 vjeçe sepse për momentin 25-26 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Sot është 25-26 vjeçe?

Jetmira: Po. Dhe që më ka treguar që është edhe me epilepsi dhe është nën kujdesin e të ëmës. I kam thënë që hajde shkojmë të dy ta takojmë, ka pasur pjesën e frikës që të vinte dhe…

Ardit Gjebrea: Ndërkohë babi jeton në azil?

Ardit Gjebrea: Në Shkodër?

Ardit Gjebrea: Për çfarë kishte frikë?

Jetmira: Sepse mesa më ka treguar im atë, djali që zonja ka, ka vënë dorë mbi të dhe ai ka pasur frikë që të shkojë dhe ta takojë drejtpërdrejt.

“Vdes me merak ta shoh njëherë”, me lot në sy babai kërkon bijën që nuk e ka parë prej 20 vjetësh

Gjergji, babai i Jetmirës ka ardhur në rubrikën e “Ka Një Mesazh Për  Ty” të “E diela shqiptare” në Tv  Klan për të kërkuar vajzën nga martesa e dytë me të cilën ka humbur kontaktet. Prej vitesh, ai qëndron në një azil në Shkodër me një dëshirë shumë të fortë që veç Jetmirës, vajzës që ka nga martesa e parë dhe ka mundur ta njohë, të takojë Lilianën, vajzën nga martesa e dytë. Për më shumë se 20 vjet, ai nuk e ka takuar dot Lilianën.

Gjergji: Jam me shumë vuajtje tash e disa vjet, rri në azil pleqsh në Shkodër, dal para këtij populli se kam 20 e ca vjet që nuk shoh një fëmijë. Brenda Shqipërisë është, e ka privatizuar e ëma. Është e sëmurë me epilepsi, kam vuajtur shumë në spitale me të.

Ardit Gjebrea: Më trego pak, kjo vajzë është e vetmja që ti ke?

Gjergji: Jo, kjo është e dyta. Edhe me të parën kështu kam vuajtur. 11 Prill ’85 datëlindja, më 12 Qershor e ka marrë e ëma, Kristina. Nga kushtet e vështira, ajo ishte shumë e re, nuk kishte mundësi për të jetuar në Orosh të Mirditës.

Gjergji tregon se ai ishte 37 vjeç kur e ka njohur Kristinën, ndërsa ajo 17 dhe shkas janë bërë  prindërit e tyre. Ai konfirmon  tregimin e Kristinës se jetesa me prindërit e tij ishte shumë e vështirë për një vajzë të re ndaj dhe ajo mori Jetmirën  e u largua. Ai u rimartua me një grua tjetër dhe në jetë erdhi Liliana, vajza tjetër që është arsyeja  pse ai ka ardhur.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza?

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza  e parë?

Ardit Gjebrea: Ti ke Jetmirën dhe Lilianën.

Ardit Gjebrea: Këto dy vajza ke?

Gjergji: Këto dy vajza kam.

Ardit Gjebrea: Jetmirën e ke takuar, Lilianën nuk e ke takuar. E ke kërkuar?

Gjergji: Për ta kërkuar, e kam kërkuar boll. Por ma ka mbyllur derën njëherë e mirë dhe nuk e gjej më. Vdes me merak që ta shoh atë fëmijë njëherë, nuk ia prish jetesën në botë, nuk dua asgjë prej gjëje, veç ta shoh, të kem një fotografi, kur të jem te azili ta shoh. Nuk i prish qetësinë askujt në botë.

Ardit Gjebrea: Ti vetëm do që ta takosh njëherë në jetë?

Gjergji: Unë dua vetëm që ta takoj njëherë në jetë.

Marrë nga TVKLAN

kristina ka nje mesazh per ty e diela shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet