13 Qershor 2026, 15:26
Nga E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dokumentuar fakte dhe prova të reja që lidhen me hetimin ndaj punonjësin e policisë Ajdin Islamaj. Përmes një njoftimi, AMP bën me dije se në pasurinë në pronësi të babait të tij, ku Ajdin Islamaj banon janë kryer punime ndërtimore pa lejen përkatëse të organeve kompetente.
Ai ka shtuar një kat mbi një objekt ekzistues dykatësh, si dhe ka bërë ndërhyrje të tjera ndërtimore me qëllim ndryshimin e destinacionit të objektit në funksion akomodimi. Mbrëmjen e së enjtes u ushtrua kontroll në banesën e ish-oficerit Ajdin Islamaj, të cilit i janë sekuestruar telefonat celularë me vendim të Prokurorisë.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka dokumentuar fakte dhe prova të reja që lidhen me procedimin penal 304/2026, ku është nën hetim edhe punonjësi i policisë Ajdin Islamaj në atë kohë me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Nga akti i ekspertimit teknik i administruar në kuadër të hetimit ka rezultuar se në pasurinë në pronësi të babait të shtetasit në hetim, ku Ajdin Islamaj banon janë kryer punime ndërtimore pa lejen përkatëse të organeve kompetente, duke konsistuar në shtimin e një kati mbi një objekt ekzistues dykatësh, si dhe ndërhyrje të tjera ndërtimore e rikonstruktive me qëllim ndryshimin e destinacionit të objektit në funksion akomodimi (hotel).
Sipas konkluzioneve të ekspertëve të licencuar, struktura e realizuar përbën ndërtim të ri në kuptim të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe për kryerjen e saj kërkohej pajisja me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente. Nga verifikimet e kryera nuk rezulton të jetë miratuar ndonjë leje ndërtimi për realizimin e këtij kati shtesë.
Nga hetimet ka rezultuar se sipërfaqja e ndërtuar pa leje është jo më pak se 159 m² me funksion hotel. Gjithashtu, bazuar në analizën e pamjeve satelitore dhe hetimeve eshte provuar se punimet janë realizuar gjatë vitit 2025, kohë ne të cilën edhe ka mbuluar zonen.
AMP vlerëson se respektimi i ligjit duhet të jetë standardi i parë dhe i panegociueshëm për çdo punonjës policie. Besimi i qytetarëve tek institucionet e zbatimit të ligjit cenohet rëndë kur vetë funksionarët publikë dyshohet se shkelin ligjin që kanë detyrimin ta zbatojnë dhe ta mbrojnë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe verifikimin e rrethanave që kanë mundësuar realizimin e këtyre ndërtimeve në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur në misionin e saj për të goditur çdo formë paligjshmërie, pa asnjë dallim funksioni, detyre apo pozicioni, duke garantuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se integriteti i uniformës mbrohet përmes zbatimit të paanshëm të ligjit.
Mbrëmjen e së enjtes u ushtruar kontroll në banesën e ish-oficerit Ajdin Islamaj, të cilit i janë sekuestruar telefonat celularë me vendim të Prokurorisë./Dosja.al
ajdin islamaj policia saranda
Aktualitet
13 Qershor 2026, 15:13
E.d
Pamje
RRJOLL- Një debat mes banorëve të Rrjollit të cilët kanë dalë në protestë ditën e sotme dhe policis...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 14:42
E. D
TIRANË- Ky është automjeti tip "Porsche" i sekuestruar nga policia e Tiranës, me të cilën dyshohet se ka lëvizur Armand Sha...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 14:04
E. D
SPAK
TIRANË- Dosja hetimore e grupit kriminal të goditur nga SPAK ka zbardhur detaje se si grupi i Luçiano Koçekut dhe A...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:31
E. D
pamjet
FIER- Policia ka goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si t&e...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:11
E. D
pamjet
VELIPOJË- Tensione janë regjistruar sërish në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorët kanë vijua...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburan...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:03
E. D
ish-polici
VELIPOJË- Një prej protestuesve në Rrjoll dhe një mesazh të fortë lidhur me situatën që ato ndodhen...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:44
E. D
pamjet
VELIPOJË- Protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga Bashkim Ulaj, është shoqërua...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:18
E. D
pamjet
VELIPOJË- Tensione janë regjistruar në protestën e zhvilluar në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorë...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:16
E. D
pamjet
VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot protestë, pasi kantieri ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin, u rrethua ...