13 Qershor 2026, 18:01
Nga E.d
Pamje nga vendngjarja
HIMARA- Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve të huaj në dy raste emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke mundësuar shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.
Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.
Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ndërhyri në dy raste emergjente në Gjirin e Filikurit. Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve të huaj në dy raste emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke mundësuar shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.
Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.
Menjëherë u angazhua mjeti lundrues i Policisë Kufitare, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës, ku më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.
Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe, në këtë kuadër, fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112./Dosja.al
himarë policia turiste
Aktualitet
13 Qershor 2026, 17:54
E.d
Zvërnec, 31 maj 2026.
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka njoftuar se ka goditur një rrjet të dyshuar ndërkomb&...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 17:21
E.d
Influencerja
TIRANË- Një influencere e huaj ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku ngre pretendime mbi strukturën e ...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 16:53
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një aksident rrugor është regjistruar në Dhërmi, ku dy automjete janë përplasur me njëra...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 16:20
E.d
Zjarrfikës duke punuar për shuarjen e flakëve
MAMURRAS- Një dyqan është përshirë ditën e sotme nga flakët...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 16:02
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Autoritetet greke kanë dalë në një njoftim zyrtar lidhur me rastin e arrestimit të Ilir Shtufit, i cili...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 15:43
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Autoritetet belege kanë kërkuar deri në pesë vjet burg për një grup shqiptar që dyshohet s...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 15:26
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dokumentuar fakte dhe prova të reja që lidhen me hetimin ndaj punonj&eu...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 15:13
E.d
Pamje
RRJOLL- Një debat mes banorëve të Rrjollit të cilët kanë dalë në protestë ditën e sotme dhe policis...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 14:42
E. D
TIRANË- Ky është automjeti tip "Porsche" i sekuestruar nga policia e Tiranës, me të cilën dyshohet se ka lëvizur Armand Sha...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 14:04
E. D
SPAK
TIRANË- Dosja hetimore e grupit kriminal të goditur nga SPAK ka zbardhur detaje se si grupi i Luçiano Koçekut dhe A...