Politike

‘Unë s’jam Luli por kryetari i opozitës, nëse do mbani lojën e Ramës…’/ Çim Peka ZBULON telefonatën URGJENTE: Basha përdori tone të ashpra ndaj Yuri Kim

VIDEO
Gazetari Çim Peka u shpreh se Basha kishte telefonuar Kim duke përdorur tone të ashpra, duke bërë që të ndryshojë edhe axhenda për takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Featured image of article: ‘Unë s’jam Luli por kryetari i opozitës, nëse do mbani lojën e Ramës…’/ Çim Peka ZBULON telefonatën URGJENTE: Basha përdori tone të ashpra ndaj Yuri Kim Yuri Kim, Lulzim Basha dhe Çim Peka

TIRANË– Gazetari Çim Peka ka zbardhur një bisedë telefonike të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

I ftuar në edicionin e lajmeve në “Syri Tv”, Peka u shpreh se Basha kishte telefonuar Kim duke përdorur tone të ashpra, duke bërë që të ndryshojë edhe axhenda për takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha por jam kryetari i opozitës, nëse vazhdoni të jenë në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim, deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,”-tha në fjalën e tij Peka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare pranuan një tjetër takim për Reformën Zgjedhore, por deri pak para ‘tryezës’ së sotme nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e maxhorancës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment