22 Dhjetor 2024, 16:45
Nga DOSJA
ITALI - Dy gola nga Paulo Dybala ndihmuan Romën të triumfonte me rezultatin e thellë 5-0 kundër Parmës në “Stadio Olimpico”. Në përballjen e parë që nga marsi 2021, kur Parma fitoi 2-0, Roma goditi dy herë brenda 15 minutave të para. Fillimisht, Dybala realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi kishte provokuar një faull të panevojshëm nga Botond Balogh, ndërsa Alexis Saelemaekers dyfishoi avantazhin e verdhekuqëve pesë minuta më vonë me një goditje spektakolare volej.
Megjithëse në disavantazh, Parma reagoi dhe pothuajse ngushtoi diferencën në minutën e 19-të. Gjithsesi, kombinimi i majës së gishtave të Mile Svilar dhe traversës ndaluan gjuajtjen e fuqishme nga distanca të Hernan-it, që mund t’u kishte dhënë diçka për të festuar tifozëve të udhëtues.
Stephan El Shaarawy pati mundësinë ta mbyllte ndeshjen përfundimisht në fund të pjesës së parë, por gjuajtja e tij përfundoi në duart e Zion Suzuki-t, që bëri një pritje të lehtë. Gjithsesi, Roma nuk priti shumë pas rifillimit për të shtuar një tjetër gol, edhe pse në mënyrë fatlume. Gjuajtja e parë e Saelemaekers u devijua te shpatulla e Artem Dovbyk dhe ra në këmbët e Dybala-s, i cili kishte një detyrë të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë nga një distancë shumë e afërt.
Leandro Paredes shënoi penalltinë e dytë të ndeshjes pasi Valentin Mihăilă i kishte shtyrë në shpinë Saelemaekers. Dovbyk vulosi një paraqitje të shkëlqyer të ekipit nëntë minuta më vonë duke realizuar nga afër për të siguruar vetëm fitoren e dytë të Romës në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit (7 humbje), duke ngjitur verdhekuqtë në vendin e 11-të në renditje.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Dhjetor 2024, 16:40
ITALI - Fitorja nuk i qetëson gjërat te ‘Djalli’. ‘Curva Sud’, edhe në transfertën e Veronës këndoi pak p&...
Sport
22 Dhjetor 2024, 11:52
SPANJE - Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pranoi se skuadra e tij ishte me fat që fitoi 2-1 ndaj Barcelonës.
Argjentinasi ka thën&...
Sport
22 Dhjetor 2024, 11:42
ANGLI - Kroati Ivan Juric, i shkarkuar në nëntor nga Roma, është trajneri i ri i Southampton, skuadra e 20-të dhe e fundit në Pr...
Sport
22 Dhjetor 2024, 11:35
FRANCE - Mbrojtësi ukrainas Illia Zabarnyi është në listën e përforcimeve të Paris Saint-Germain. Ai luan për Bournemo...
Sport
22 Dhjetor 2024, 11:21
ANGLI - Erling Haaland i dha zë zhgënjimit që mbretëron në dhomat e zhveshjes së Manchester Cityt, pas një disfate të ...
Sport
22 Dhjetor 2024, 11:11
ANGLI - Dy ditë pasi Ruben Amorim e la jashtë derbit me Manchester Cityn, Marcus Rashford u tregua i disponueshëm për "një sfidë...
Sport
22 Dhjetor 2024, 11:00
GJERMANI - Benjamin Henrichs do të mungojë për disa muaj, pasi pësoi një këputje të tendinit të Akilit në k&...
Sport
22 Dhjetor 2024, 10:41
TIRANE - Do të jetë një ndeshje interesante që do të mbyllë vitin 2024 për futbollin shqiptar. Egnatia vjen në kë...
Sport
22 Dhjetor 2024, 10:23
ANGLI - Sezoni 2024 i Formula 1 ka përfunduar dhe kampionë kanë qenë Max Verstappen dhe McLaren. Megjithatë, të gjithë kan&...
Sport
22 Dhjetor 2024, 10:02
ANGLI - E ardhmja e Old Trafford është në qendër të debateve në Manchester United. Stadiumi ikonë, i cili strehoi bëma...