"Duhet me shku në Zvërnec me pa ato pronat"/ Adrian Rama dhe Artur Shehu takime në Stamboll në 2020: Vila po më thot&eu...
Sport
VIDEO/ Bernabeu përshëndet Jesus Navas, 'kordon nderi' për legjendën andaluze
Stadiumi i Real Madridit në këmbë për ndeshjen e fundit të mbrojtësit të Sevillës edhe kombëtares spanjole
23 Dhjetor 2024, 09:30Nga DOSJA
SPANJE - Ndeshja e zhvilluar mes Real Madrid dhe Sevilla, ishte e fundit në karrierën e Jesus Navas si futbollist. 39-vjeçari spanjol u fut në fushën e lojës në minutën e 65-të për ta çuar atë ndeshje deri në fund.
Në përfundimin e sfidës, i gjithë “Santiago Bernabeu” u ngrit në këmbë për të respektuar legjendën e futbollit spanjol. Navas u nderua nga të gjithë lojtarët në fund të takimit, të cilët i bënë “kordonin e nderit” veteranit.
Karriera e Jesus Navas ishte fantastike, në të cilën mbrojtësi spanjol ka luajtur gjatë gjithë kohës me skuadrën andaluze të Sevillas, arriti të fitojë Kupën e Botës, 2 kampionate europianë, Nations League, Premier League, Superkupën e Europës dhe 4 trofe të Europa League.