"Duhet me shku në Zvërnec me pa ato pronat"/ Adrian Rama dhe Artur Shehu takime në Stamboll në 2020: Vila po më thot&eu...
Politike
Rama nga Durrësi: Së shpejti, Informatika që në klasë të parë
19 Tetor 2021, 15:44Nga DOSJA
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do së shpejti në fushën e arsimit do të vendosin lëndën e Informatikës që në klasë të parë. Nga Durrësi në një takim në studentët dhe gjimnazistët, Rama u shpreh se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka vendosur të adresojë financimin për të përmirësuar kushtet në laboratoret mësimore.
“Sot ne vendosëm që në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm të adresojmë drejtpërdrejtë me financim çështjen e laboratorëve dhe çështjen e mësimit të informatikës. Nuk e di si është në shkollat tuaja, por mbase është rasti edhe këtu, e dini shumë mirë që në një pjesë të mirë të shkollave edhe vetë mësuesit e informatikave janë mësues matematike, ose fizike që bëjnë plotësim orësh. Ne do të fillojmë punën për të plotësuar laboratorët e shkollave, jo të gjitha përnjëherë se nuk bëhen të gjitha përnjëherë por me qëllimin që plotësimi i laboratorëve të mos jetë një objektiv afatgjatë, por afatshkurtër dhe për të ndryshuar komplet sistemin e të mësuarit të informatikës duke u dhënë mundësinë nxënësve që të marrin një mësim cilësor, një mësim që nuk është mekanik, teorik, por është praktik.
Duke shfrytëzuar një mësim që e keni marrë nga periudha e mbylljes që na ka treguar që nuk është e domosdoshme që të jemi fizikisht në të njëjtën hapësirë për të ndarë dijet tona, apo për të ndarë opinionet tona apo për të ndarë shqetësimet tona. Që do të thotë se sistemin e dhënies së mësimit të Informatikës, që kemi dhe njëkohësisht objektivin ta nisim qysh në klasë të parë së shpejti, do ta bëjmë sistem të qendërzuar ku falë mundësisë së lidhjes në distancë nxënësit duke pasur mësuesin përkatës të pranishëm në klasë të marrin një pjesë të konsiderueshme të mësimeve nga lektorë të nivelit më të lartë”, tha Rama.
BRUKSEL- Organet e reja të Drejtësisë ishin në qendër të progres-raportit për Shqipërinë nga Komisioni Europian ditën e sotme. Në raportin e publikuar, Brukseli...
TIRANË- Zbardhet Progres Raporti i Komisioni Komisionit Europian për Shqipërinë, ku sërish vijojnë të ngrihen shqetësimet në funksionimin e shtetit të së d...
BRUKSEL- Një incident ka ndodhur në prezantimin e projekt-raportit të Palamentit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Eurodeputeti David McAllister është...
PESHKOPI-Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur ditën e sotme me ovacione nga demokratët e Peshkopisë. Berisha është shfaqur me maskë anti-covid, ndërkohë q...
BRUKSEL– Eurodeputeti, Michael Ghaler gjatë prezantimit të progres-raportit për Shqipërinë i ka kërkuar BE-së që të jetë e qartë në njohjen e Kosovës, në ...
Komisioni Europian paraqiti sot para Parlamentit Europian Raportin vjetor për Shqipërinë, mbi përparimin e saj në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Europian....
BRUKSEL– Në publikimin e progres-raportit të Komisionit Europian në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE-së, flietet edhe për reformën administrative.R...
BRUKSEL– Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, gjatë fjalës së saj në prezantimin e progres-raportit të Komisionit Europina p...
BRUKSEL– Gjatë prezantimit të progres-raportit komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka folur rreth liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai u...