17 Qershor 2026, 12:10
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeminstri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 17 ditësh në Tiranë. Përmes këtyre protestave qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën, ku një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut.
Rama tha se kush nuk mendon si turma, bëhet sipas tij objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Në lidhje me këtë, Rama ka ndarë një video gjatë tubimit të djeshëm ku protestuesit janë zhvendosur drej “Fan Zone” në qendër të kryeqytetit.
Edi Rama: NJË NGA MËSIMET E VYERA TË HISTORISË është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën. Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit. Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit.
Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. Qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.
Historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, me sharje, intimidim, poshtërim publik, marshime rrugësh automobilistike dhe sulme të përzgjedhura ndaj individëve, ndërkohë që turma digjitale shumëfishon frikën dhe presionin. Videoja më poshtë nga qendra e Tiranës mbrëmë flet vetë dhe është një tjetër pasqyrë ku mund të shihet çdokush që sheh qytetari demokratike në fjalorin e kësaj proteste, që nga tribuna e sharjeve, tek koret e linçimeve dhe ulërimat e marshuesve./Dosja.al
edi rama protesta qytetaret
Politike
17 Qershor 2026, 12:07
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse t&...
Politike
17 Qershor 2026, 12:00
E.d
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të...
Politike
17 Qershor 2026, 11:51
I.A
Sokol Çomo
TIRANË- Ceremonia përmbyllëse e Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokuror...
Politike
17 Qershor 2026, 11:21
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD e mbështet plotësisht protest&...
Politike
17 Qershor 2026, 11:22
I.A
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme pë...
Politike
17 Qershor 2026, 10:29
I.A
Takimet
STRASBURG- Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare ...
Politike
17 Qershor 2026, 10:22
E.d
Eric Wendt
SHBA- Eric Wendt është emëruar ambasador i SHBA në Shqipëri, pasi ka marrë 51 vota pro dhe 47 kund...
Politike
17 Qershor 2026, 10:14
I.A
Dritan Zagani
TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë ve...
Politike
17 Qershor 2026, 09:45
E.d
Anna Strolenberg
BRUKSEL- Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ësht&eu...
Politike
17 Qershor 2026, 09:34
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Tetë kuti votimi kanë mbetur pa u numëruar nga votat e diasporës. Nga procesi i numërimit të vota...