LIVE UPDATES
Politike

"Nuk mendoj të jap dorëheqjen tani"/ Rama intervistë për revistën Vanity Fair: Sazani i përket shtetit, nuk ka asnjë synim për ta shitur

Në një rrëfim për revistën Vanity Fair, Rama ka rrëfyer rrugëtimin e tij politik që prej fitores së parë në 2013-ën.

16 Qershor 2026, 15:38 Nga D.S
"Nuk mendoj të jap dorëheqjen tani"/ Rama intervistë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste ku ka treguar versionin e tij të së vërtetës mbi investimet në bregdetin shqiptar.

Në një rrëfim për revistën Vanity Fair, Rama ka rrëfyer rrugëtimin e tij politik që prej fitores së parë në 2013-ën.

Në këtë bisedë, ai ka adresuar sërish pikëpyetjet mbi zhvillimet e bujshme në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, duke dhënë sqarime mbi vizionin për këto investime. I pyetur mbi qëndirmin e tij, Rama deklaroi se nuk mendon të japë dorëheqjen pavarësisht vijimësisë së protestave. 

Intervista e Plotë e Kryeministrit Edi Rama:

Një ishull shqiptar, deri vonë praktikisht i panjohur, ka nxjerrë mijëra qytetarë në rrugë dhe e ka nxjerrë kryeministrin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ne udhëtuam për në Tiranë dhe u takuam me Edi Ramën në zyrën e tij për të diskutuar për protestat, Giorgia Melonin dhe Papa Leone XIV.

Rama: Muret e kësaj zyre po lëvizin.

Gazetarja: Në çfarë kuptimi?

Edi Rama: Kur fitova zgjedhjet për herë të parë, në vitin 2013, i kërkova këshilla Tony Blair . Ai u përgjigj: 'Qeverisja e një vendi është si të qëndrosh para një afreske. Duhet të mbash distancën e duhur; nëse afrohesh shumë, humbet pamjen e përgjithshme.' Problemi është se, shpesh, është afresku që vjen drejt teje. Muret mbyllen derisa të ndihesh sikur je në një qeli, nga e cila nuk mund të ikësh.

Gazetarja: Hapësirën jetike të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të gjithë Edi, 62 vjeç, më 4 korrik, dy metra i gjatë, e shtrëngojnë nga njëra anë drejtësia, hetimet e së cilës për korrupsion kanë arritur deri te zëvendësja e tij Belinda Balluku; nga ana tjetër, opozita politike e Sali Berishës, lideri i së djathtës dhe ish-kryeministër, i cili nuk humbet rast pa e akuzuar se e ka shndërruar vendin në një “narko-shtet”. Pastaj janë afatet që duhen respektuar për t’u përshtatur me standardet, në shpresën e një anëtarësimi në BE në vitin 2027, objektivi kryesor i këtij mandati të tij të katërt.

Që nga 23 maji, mijëra njerëz janë derdhur në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër dhënies së ishullit të Sazanit dhe bregdetit të Vlorës Jared Kushner-it dhe Ivanka Trump-it, të cilët synojnë të ndërtojnë resorte luksoze në zona të paprekura dhe të banuara nga pelikanë e flamingo. Pikërisht flamingot janë bërë simboli i një lëvizjeje, “revolucioni i flamingove”, që vazhdon me slogane si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe që shpejt ka shndërruar pakënaqësinë për çështjen mjedisore në një pakënaqësi më të gjerë ndaj establishmentit.

Kundër Ramës në radhë të parë, për dorëheqjen e të cilit kërkohet si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Madje edhe senatori amerikan demokrat Bernie Sanders, në një postim, është shprehur kundër përuljes së qeverisë shqiptare përballë “oligarkisë globale”. I rrethuar nga më shumë se një front, ish-basketbollisti i ekipit kombëtar dhe artisti i shquar, ish-kryetar i bashkisë së Tiranës dhe lider i Partisë Socialiste, ndërton mbrojtjen e tij duke vënë në dyshim pikënisjen.

Rama: Nëse do të ishte e vërtetë që po shesim tokën tonë tek oligarkë të gatshëm ta shkatërrojnë me mega-ndërtime, do të isha i pari që do të ndihesha i neveritur. Por a është e vërtetë?

Rama: Është një narrativë e ndërtuar mbi gjysmë të vërteta që, duke kaluar nga goja në gojë, nga postimi në postim, janë shndërruar në një gënjeshtër gjigante.

Le të fillojmë nga gjysmë të vërtetat. Ka dy site: i pari, bregdeti i Vlorës ishte pronë private dhe është shitur te investitorët. Ka nga ata që thonë se shitja nuk ka qenë e ligjshme dhe se dhëndri i Donald Trump-it, Jared Kushner, tani është nën hetim.

Ish-pronari ishte nën hetim për një çështje tjetër. Tani transaksioni është pezull derisa të sqarohet pronësia e ligjshme e tokave, që në Shqipëri mbetet një çështje delikate që nga rënia e regjimit dhe rishpërndarja e titujve të pronësisë. Sapo të sqarohet pronësia, shuma do t’i paguhet atij që i takon.

Rama: Është ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit. Dhe nuk ka asnjë synim për ta shitur. Po negociojmë një partneritet. Më pas do të nisin analizat mjedisore për t’u siguruar që natyra të mbrohet.

Gazetarja: Ju akuzoheni se keni ndryshuar ligjin për mbrojtjen e mjedisit pak para se të fillonin negociatat me Kushner-in, pikërisht për t’i hapur rrugën atij.

Rama: Ne e kemi përshtatur legjislacionin tonë me standardet europiane që parashikojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje. Ka zona të paprekshme, si delta e lumit Vjosa, dhe zona ku mund të ndërtohet, gjithmonë duke respektuar standardet e BE-së.

Gazetarja: Protestuesit kërkojnë heqje të plotë dorë nga projekti?

Rama: Gjëja kurioze është se ende nuk ka një projekt konkret. Ka një ide, një ëndërr për të cilën po punojnë disa nga arkitektët dhe inxhinierët mjedisorë më të mirë në botë. Po flas për njerëz si Kengo Kuma, Jean Nouvel, Dong Yugan. Kur projekti të jetë gati, do ta bëjmë publik me krenari dhe do të hapim diskutime me ambientalistët.

Gazetarja: Megjithatë mbetet fakti që çdo ndërhyrje do të ndikojë në mjedis më shumë se mungesa e ndërhyrjes.

Rama: Në këtë rast, megjithatë, pakti parashikon që në fund të ketë më shumë zona të gjelbra se sa në fillim. Dyshimet lindin nga supozimi se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit janë domosdoshmërisht armiq. Ky është gabim. Vetëm turizmi luksoz mund ta shpëtojë vendin dhe natyrën e tij nga ndikimi shkatërrues i turizmit masiv. Por shumë nuk do të dëgjojnë sepse janë të fokusuar në gjëra të tjera.

Rama: Te emri i investitorit: Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trump. Por kur nisën takimet, presidenti i SHBA-së ishte Biden dhe nuk dihej nëse Donald Trump do të përfundonte në Shtëpinë e Bardhë apo në burg. Mendoj se është gabim të përdoret Shqipëria për të bërë beteja politike të vendeve të tjera.

Rama: Lista është e gjatë. Mes protestuesve ka sigurisht një komponent të nxitur nga Irani. Nuk është sekret që Shqipëria është nën presion: Teherani ka tentuar më parë të kryejë një sulm kibernetik ndaj sistemeve tona të sigurisë vite më parë. Nuk ia dolën. Dhe tani po provojnë sërish duke ndërtuar një narrativë anti-Izrael sipas së cilës ky projekt është një favor për Netanyahun. Çmenduri. Pastaj ka edhe konkurrentë turistikë, të cilët natyrisht kundërshtojnë zhvillimin tonë. Nuk mungojnë as kundërshtarët e mi politikë. Pjesa tjetër janë njerëz të mirë që e besojnë vërtet. Atyre u them: prisni të shihni projektin dhe pastaj gjykoni.

Gazetarja: Ndërkohë ata po i kërkojnë të largohet. A e mendon ndonjëherë këtë?

Rama: Për sa kohë do të ndiej zjarrin e pasionit, do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, mbledhja e parë si shtet anëtar do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen.

Gazetarja: A jeni ende i gatshëm të hiqni dorë nga e drejta e vetos?

Rama: Absolutisht. Europa duhet të jetë si një tryezë familjare ku ka hierarki. Nuk flas për kategori të ndryshme qytetarie, por BE-ja nuk mund të funksionojë me konsensus të plotë të të gjithëve.

Gazetarja: Sa i leverdis BE-së t’ju pranojë?

Rama: Një studim i fundit i Parlamentit Europian thotë se, në aspekt financiar, ta lësh Ballkanin Perëndimor jashtë është më e kushtueshme sesa t’a fusësh brenda.

Gazetarja: Ka edhe një mundësi politike për t’ia hequr atë zonë ndikimit të Moskës?

Rama: Jo për Shqipërinë, e cila nuk ka pasur marrëdhënie zyrtare me Kremlinin që nga viti 1960: asnjë vizitë shtetërore që atëherë. Tek ne, popullariteti i Putinit nuk kalon 2.7 për qind. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për vende si Serbia, që e shohin Rusinë si një aleat të mundshëm.

Gazetarja: Megjithatë ju keni thënë disa herë se me Putinin duhet folur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rama: Po, do të ishte e udhës të hapet një tryezë negociatash, sepse Rusia është aty dhe do të mbetet. Dhe Europa ka një rol diplomatik, edhe në konflikte shumë të ashpra si ai mes Izraelit dhe Hamasit: ka gjak, por ka edhe dialog.

Gazetarja: Ju keni deklaruar gjithmonë se Shqipëria është mik i Izraelit. Sot si e shihni qeverinë e Netanyahut dhe veprimet e saj në Palestinë? Sipas të dhënave të fundit flitet për mbi 20 mijë fëmijë të vrarë.

Rama: Pas rënies së regjimit, Shqipëria ishte e izoluar, pa aleatë në Lindje apo në Perëndim. Kemi vuajtur shumë dhe tani që kemi marrëdhënie të mira me Izraelin, me vendet e Gjirit, me Turqinë, nuk mund të lejojmë një politikë “barrikadash”. Unë e konsideroj Hamasin të keqen absolute. A jam dakord me gjithçka që bën e djathta izraelite? Jo. A jam në pozitë t’i mbaj moral dikujt? Jo.

Gazetarja: A vlen e njëjta logjikë edhe për qendrat e pranimit të emigrantëve, pavarësisht se ju vetë vini nga një histori emigracioni?

Rama: Mendoj këtë se ne nuk duhet të bëjmë pyetje kur qeveria italiane na kërkon ndihmë, sepse ju nuk keni bërë pyetje kur ne kishim nevojë.

Gazetarja: Me Giorgia Melonin vini nga dy botë ideologjike shumë të largëta.

Rama: Nuk më duket se ajo është trashëgimtare e Mussolinit. Më duket më shumë trashëgimtare e Pentapartitit. Dhe nuk besoj se ideologjitë e ndryshme mund të pengojnë bashkëpunimin.

Gazetarja: A ka pasur një kohë kur ideologjia ishte gjithçka për ju?

Rama: Po ju them vetëm këtë: unë e kam mësuar italishten nga gjyshja ime, që ishte nga Venezia. Pastaj e lashë kur u bëra marksist dhe e konsideroja gjuhën tuaj si gjuhë fashistësh. Më vonë u riktheva, duke kuptuar se nuk mund të isha aq budalla.

Gazetarja: Për cilën periudhë flasim?

Rama: Adoleshenca ime. Ishte një djalë rebel, jo në kuptimin që ikja nga shtëpia. Ishte rebel në mendje. Nëna ime më thoshte: “Ajo gjuhë do të të çojë në ferr”.

Gazetarja: A kishte të drejtë?

Rama: Për pak më çoi në morg. Gjatë një periudhe para rënies së financave, dikush më bëri një pritë. Kishin fytyrat e mbuluara dhe shufra hekuri në duar. Më lanë në rrugë, pothuaj i vdekur. Ai episod mund të kishte ndryshuar jetën time.

Rama: Kisha vendosur të rrija në Paris, ku kisha shkuar me bursë si piktor. Pikturoja, ekspozoja, besoja te filozofët e rinj francezë. Sillesha si një intelektual i angazhuar.

Rama: Më vdiq babai, me të cilin isha shumë i lidhur. U ktheva në Shqipëri dhe po atë ditë të funeralit, kryeministri i atëhershëm, Fatos Nano, më ofroi postin e Ministrit të Kulturës. E kisha refuzuar më parë, por atëherë ndihesha fajtor sepse jetoja jashtë vendit. Pranova. Pak më vonë më vjen në shtëpi zëdhënësi i tij dhe më thotë: “Më duhet CV-ja jote”. Mora një copë letër dhe shkrova: “Jam Edi Rama, i lindur më 4 korrik, dhe kjo duhet të mjaftojë”.

Gazetarja: A jeni penduar që jeni kthyer?

Rama: Kur u ktheva në Paris për të marrë gjërat e mia, qava gjatë gjithë rrugës. Pas kësaj kurrë më. Kam pasur momente të vështira, por kam jetuar intensivisht. Jeta ime është si një film. Nuk kam asgjë tjetër për t’i kërkuar Zotit.

Rama: Jam katolik, por nuk frekuentoj kishën. Isha shumë i lidhur me Papa Françeskun: ai më thoshte shpesh se lutej për mua dhe për Shqipërinë. Në një takim isha me bashkëshorten time, Linda, dhe djalin tonë, Zaho, i sapolindur. Familja jonë është multireligjioze: gruaja është myslimane, fëmijët nga martesat e para janë ortodoksë. E pyeta Papën: “Dhe ky i fundit çfarë duhet të bëhet?”. Ai tha: “Do ta vendosë vetë”.

Gazetarja: Edhe Papa Leone ju pëlqen?

Rama: E kam takuar vetëm një herë. Është ndryshe nga paraardhësi i tij: shumë më pak i hapur dhe ekstravert. Megjithatë më duket se ka një karakter të fortë dhe vullnet të mirë.

Gazetarja: A mendoni se do të jetë në gjendje të vendosë një kufi ndaj konflikteve?

Rama: Nuk besoj se ndalimi i luftërave është pjesë e mundësive të një Pape. Zëri i tij shërben për t’u treguar njerëzve një “kopsht” tjetër ku të shohin: si kultura apo arti.

Gazetarja: Çfarë hapësire ka sot arti në jetën tuaj?

Rama: Vizatoj sa herë që mundem, edhe në zyrë.

Gazetarja: Por përballë tavolinës tuaj të punës, megjithatë, nuk ka janë të varura vetëm pikturat e tua, por një vizatim i Zaho-s, me një mbishkrim: “Babi, jam krenar për ty”.

Rama: Nuk ka njohur diçka më të mirë. Nuk jam babai që do të doja të isha: puna nuk ma lejon.

Gazetarja: A jeni burri që do të donit të ishit?

Rama: Njerëzit thonë se fitoj zgjedhjet sepse nuk kam një opozitë të besueshme. Nuk e dinë se opozitën më kokëfortë e kam në shtëpi. Linda më sfidon gjithmonë të mendoj në një mënyrë tjetër, më të drejtë moralisht. Ajo është ekonomiste dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Nuk bën kompromiset që të heqin gjumin.

Gazetarja: Për çfarë po e humbni gjumin kohët e fundit?

Rama: E humb shpesh sepse nuk arrij të mbaj distancën e duhur, siç më këshillonte Tony Blair. Ndonjëherë ndihem i mbytur. Herë të tjera ndihem i vetmuar. E di që kam pranë njerëz besnikë, e di që kam familjen time, por kur duhet të marr vendime të caktuara nuk kam askënd tjetër. Sepse, sido që të shkojë, je ti ai që i merr ato vendime. Dhe je ti ai që i paguan pasojat./Vanity Fair

edi rama

Sondazh

Poll

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!