17 Qershor 2026, 12:07
Nga I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke cilësuar këtë process një nga reformat më të thella dhe transformuese në historinë e shtetit shqiptar. Ajo theksoi se procesi, i nisur gati një dekadë më parë, synoi rindërtimin e besimit të qytetarëve te drejtësia përmes kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale të mbi 800 gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë.
“Sot mbyllet një kapitull i jashtëzakonshëm i shtetformimit shqiptar dhe përmbyllet një nga proceset më të thella, më të vështira dhe më transformuese që ka ndërmarrë ndonjëherë shteti ynë. Pothuajse një dekadë më parë, Shqipëria mori një vendim që shumëkush e konsideronte të pamundur: që vetë sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej një rivlerësimi të paprecedentë në historinë tonë kushtetuese. Pak vende kanë ndërmarrë një proces kaq të thellë. Edhe më pak kanë pasur vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ky proces nuk ka qenë i lehtë. Por kostoja e mosveprimit do të kishte qenë shumë më e madhe: vazhdimi i një sistemi që nuk gëzonte besimin e qytetarëve dhe që nuk mund t’i përgjigjej ambicies europiane të Shqipërisë”, u shpreh Koçiu.
Për qeverinë shqiptare sipas Koçiut Reforma në Drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë.
“Ato dëshmuan se vendi ynë është në gjendje të ndërmarrë reforma të vështira, të përballet me interesa të rrënjosura dhe ta vendosë interesin publik mbi çdo interes tjetër. Por Shqipëria europiane nuk ndërtohet vetëm me ligje, institucione apo kapituj negociatash. Ajo ndërtohet kur qytetari beson se ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe se e drejta e tij mbrohet brenda një kohe të arsyeshme”, theksoi Koçiu.
Ndër të tjera, ajo vlerësoi punën e institucioneve të vettingut duke nënvizuar se reforma në drejtësi nuk përfundon me mbylljen e këtij procesi.
“Vettingu ishte një instrument. Nuk ishte qëllimi në vetvete. Qëllimi ishte dhe mbetet një drejtësi e pavarur, profesionale, e paanshme, e përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarit. Tani nis prova më e rëndësishme: nëse sistemi do të arrijë ta ruajë vetë standardin që procesi i rivlerësimit krijoi”, tha Koçiu./Dosja.al
albana koçiu
Politike
17 Qershor 2026, 12:00
E.d
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të...
Politike
17 Qershor 2026, 11:51
I.A
Sokol Çomo
TIRANË- Ceremonia përmbyllëse e Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokuror...
Politike
17 Qershor 2026, 11:21
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD e mbështet plotësisht protest&...
Politike
17 Qershor 2026, 11:22
I.A
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme pë...
Politike
17 Qershor 2026, 10:29
I.A
Takimet
STRASBURG- Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare ...
Politike
17 Qershor 2026, 10:22
E.d
Eric Wendt
SHBA- Eric Wendt është emëruar ambasador i SHBA në Shqipëri, pasi ka marrë 51 vota pro dhe 47 kund...
Politike
17 Qershor 2026, 10:14
I.A
Dritan Zagani
TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë ve...
Politike
17 Qershor 2026, 09:45
E.d
Anna Strolenberg
BRUKSEL- Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ësht&eu...
Politike
17 Qershor 2026, 09:34
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Tetë kuti votimi kanë mbetur pa u numëruar nga votat e diasporës. Nga procesi i numërimit të vota...
Politike
17 Qershor 2026, 08:35
E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat Shqipëria është p&eum...