LIVE UPDATES
Politike

Bylykbashi e Këlliçi takime me krerë të Parlamentit holandez: Mbështetje protestës qytetare dhe kërkesave të saj. Integrimi europian sipas meritës

Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, protesta qytetare që po zhvillohet prej 17 ditësh në Tiranë dhe diasporë, si dhe procesi i integrimit europian të vendit.

17 Qershor 2026, 10:29 Nga I.A
Bylykbashi e Këlliçi takime me krerë të Parlamentit
Takimet

STRASBURG- Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare në Holandë, si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite ata zhvilluan dy takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Parlamentit holandez. Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, protesta qytetare që po zhvillohet prej 17 ditësh në Tiranë dhe diasporë, si dhe procesi i integrimit europian të vendit.

Në takime deputetët demokratë ngritën me forcë shqetësimin për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke u paraqitur bashkëbiseduesve kërkesat dhe qëllimet e protestës qytetare kundër qeverisë. Ata shprehën mbështetjen e plotë për këtë lëvizje qytetare dhe për kërkesat legjitime të protestuesve, duke theksuar se opozita qëndron në krah të tyre në përpjekjen për rikthimin e standardeve demokratike dhe të llogaridhënies qeveritare.

Takimi i parë u zhvillua në Hagë me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Thom van Campen dhe Kryetaren e Senatit Mei Li Vos dhe u diskutua gjerësisht mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës. Takimi i dytë u zhvillua me Kryetaren Rachel van Meetelen dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Holandës.

Në të dy takimet, përfaqësuesit e Partisë Demokratike ritheksuan mbështetjen e plotë për integrimin europian të Shqipërisë si një objektiv strategjik kombëtar, por mbi bazën e meritës, standardeve dhe reformave reale. Deputetët e opozitës nënvizuan nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, institucione të forta dhe të pavarura, garantimin e shtetit të së drejtës, ndarjen e pushteteve, si dhe një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë, por njëkohësisht beson se ky proces nuk mund të jetë rezultat i propagandës apo kompromiseve me standardet. Shqipëria meriton të ecë drejt Bashkimit Europian përmes reformave të vërteta, forcimit të demokracisë, garantimit të votës së lirë dhe luftës së pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Partia Demokratike do të vazhdojë të ngrejë zërin në arenën ndërkombëtare për të bërë të njohura kauzën dhe kërkesat e protestuesve, si dhe për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Shqipëri, përmes krijimit të një qeverie teknike, me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

oerd bylykbashi belind këlliçi

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi