LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nëse familjes time i preket një fije floku..."/ Marjana Koçeku u kërcënua nga grupi Bajri, Avokati: Nëse ka prova t'i paraqesë te institucionet përgjegjëse 

• Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme për kërcënime pas largimit nga Partia Socialiste. • Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku i është drejtuar posaçërisht grupit Bajri në Shkodër, duke nënkuptuar se ka marrë kërcënime. • Në mesazhin e saj, Koçeku thekson se nëse familjes së saj i preket qoftë dhe një fijë floku, nuk ka për tu ndalur deri sa t'i shkatërrojë ata. • Pas kësj ka reaguar avokati i familjes Bajraj, Sokol Tahiraj. • Përmes një deklarate zyrtare, ai i ka cilësuar akuzat e saj si të pabazuara në prova dhe me karakter denigrues ndaj klientëve të tij. • Tahiraj theksoi se deklaratat e bëra publikisht përbëjnë, një sulm ndaj dinjitetit dhe reputacionit të personave që ai përfaqëson. Më tej ai tha se në një shtet të së drejtës askush nuk mund të shpallet fajtor pa vendim gjykate. • Pas kësaj situatë, Dosja.al iu drejtua Policisë së Shtetit në lidhje me denoncimin publik të deputetes Marjana Koçeku. • Burime zyrtare nga Policia bënë të ditur se deri në këtë moment nuk rezulton të jetë depozituar asnjë denoncim nga Koçeku apo familjarë të saj lidhur me pretendimet për kërcënim.

4 artikuj për këtë temë.

46 MINUTA ME PARE

Denoncimi i deputetes Koçeku/ Vokshi: Deputetët socialistë duhet të reagojnë. Hasani: Nëse ndihet e këcënuar ekziston policia, jo Instagrami!

"Nëse familjes time i preket një fije floku..."/ Marjana
Albana Vokshi

TIRANË- Një debat mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe Igli Hasanit është zhvilluar ditën e sotme në komisionin e Jashtëm. Shkak për këtë është bërë kërcënimi që deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku mori nga fisi Bajri në Shkodër. Në lidhje me këtë, Vokshi u shpreh se ky është një shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek themelet e shtetit të së drejtës.

Ajo tha se kolegët socialistë duhet të solidarizohen dhe të reagojnë në lidhje me këtë rast. Vokshi theksoi se nëse krimi i organizuar ka arritur në nivelet që kërcënon edhe një deputete, qytetari i thjeshtë nuk merret fare në konsideratë nga ta.

Në lidhje më këtë, kryetari i komisionit Igli Hasani tha se Koçeku mund të bënte denoncimin në polici, jo të përdorte rrjetet sociale. Sipas tij, denoncimi është më efikas për të garantuar shtetin e së drejtës dhe forcimin e tij. 

Debati në Komision

Albana Vokshi: Dhe dua të ngrej një shqetësim të një lajmi të minutave të fundit, që sapo është shpërndarë në të gjitha mediat. Është një njoftim në një postim në rrjetet sociale të koleges tonë, e cila është edhe sekretare për më tepër e këtij komisioni, koleges Koçeku. E para sepse është grua dhe dua të shpreh solidaritetin tim.

E dyta është një shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek themelet e shtetit të së drejtës, por prek edhe rrugën e Shqipërisë në integrimin europian. Ajo ka deklaruar që është kërcënuar nga persona apo grupe kriminale duke paralajmëruar se nëse familja e saj do të preket, do të ketë pasoja të rënda.

Unë mendoj që nëse kjo ngjarje është e vërtetë, është një ngjarje tronditëse dhe i bëj thirrje të gjitha kolegeve, për më tepër kolegeve socialiste, që të solidarizohen dhe të reagojnë. Përtej gjuhës që është përdorur në këtë reagim, pyetja që duhet ta shqetësojë komisionin tonë është: si është e mundur që një deputete, një përfaqësuese e popullit, ndjehet e kërcënuar nga grupet kriminale?

Dhe nëse krimi i organizuar është në gjendje që të ushtrojë këtë presion apo këto kërcënime ndaj një deputeteje, pavarësisht se cilës parti i përket apo pa parti fare, një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë? Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm? Dhe ky nuk është vetëm një problem i rendit publik, është një çështje që prek drejtpërdrejt procesin e integrimit europian. Komisioni Europian, Parlamenti Europian, raportet e ODIHR-it kanë theksuar vazhdimisht nevojën për rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e institucioneve demokratike, dhe sidomos ndikimin e krimit të organizuar.

ODIHR-i ka përmendur lidhjen e krimit të organizuar me pushtetin dhe ndikimin në zgjedhje. A janë pikërisht këto grupe kriminale që i shërbejnë Partisë Socialiste për të marrë më shumë mandate në Shkodër, të cilat tani po kthehen në mjete shantazhi për ato që po rrezikojnë pushtetin e kësaj mazhorance dhe të kryeministrit? Sigurisht kjo pyetje nuk u drejtohet atyre që janë këtu pikërisht në parlament prej mbështetjes së grupeve kriminale, po i bëj thirrje çdo deputeti që ka punuar dhe ka ardhur me votat dhe me mbështetjen popullore...

Të mos jetojnë nën frikën se do shkojë do t'i kërcënohet familja apo do të kërcënohen ata vetë. Pra unë i bëj thirrje të gjithë kolegeve gra të PD-së, të PS-së jo vetëm të solidarizohen me kolegen nëse kjo ngjarje ka ndodhur dhe është e vërtetë, por i ftoj kolegët e PS-së ta ndjekin shembullin e deputetes Koçeku dhe të distancohen nga mungesa e transparencës, arroganca, kapja e shtetit, korrupsioni dhe për më tepër lidhja e krimit me pushtetin.

Igli Hasani: Zonja Vokshi, të gjithë deputetët e këtij parlamenti të nderuar kanë ardhur përmes votës së lirë. Këtu nuk ka përfaqësues të krimit. Nuk ka votë të krimit. Rezultatet për të gjithë njësitë kanë qenë të qarta. Procesi ka qenë transparent. Pa dyshim që kushdo që ndihet i kërcënuar, kushdo që ka minimumin e një indicie, duhet t'i drejtohet organeve të policisë së shtetit menjëherë nëse ka qoftë dhe një kërcënim të çfarëdo lloj përmase. Se kush zgjedh Instagramin për të bërë deklarata kjo nuk është puna ime fare. Është e rëndësishme që ne për çdo shqetësim që kemi duhet t'i drejtohemi organeve në mënyrat më të shpejta dhe më efikase për të garantuar padyshim atë që kemi vite që e garantojmë të gjithë së bashku, shtetin e së drejtës, forcimin e shtetit të së drejtës. Dhe në këtë mënyrë ne thjesht i bëjmë një kontribut shoqërisë dhe nuk e kthejmë shoqërinë në postime. Kështu që këtu po e lë, po ja jap prapë fjalën patjetër.

Albana Vokshi: Nga fjala juaj kuptova që dhe ju bashkoheni që nëse ka diçka të vërtetë duhet hetim i menjëhershëm, madje dhe raportim në këtë komision. Por shqetësimi që kam unë është si është e mundur që një deputete, nëse është e vërtetë, të kërcënohet. Nëse Marianës i shkojnë Bajrat, mua më kanë ardhur Xhabafatët, më kanë kërcënuar mua dhe familjen time. Nëse në qarqe të tjera shkojnë dhe kërcënojnë grupet kriminale të lidhura me pushtetin... nëse Rama i quan protestuesit fashistë, normal që mbillet urrejtje dhe përçarje. Kjo është ajo që mua më shqetëson. Dhe ne këtu në këtë komision nuk mund të bëjmë sikur s'ka ndodhur asgjë.

Sepse është çështje e sundimit të ligjit. Dhe ne e trajtojmë në këtë komision. Dhe për aq kohë sa Rama është kryeministër, nuk mund të ketë sundim ligji. Dhe nëse Rama është i lidhur, duhet të distancohet. Ashtu sikurse unë pres që dhe të gjithë ju të distancoheni nga këto shantazhe ndaj një kolegeje. Ligjin Ramës ja bëjnë bandat. Siç e bëjnë Bajrat në Shkodër, e bëjnë bandat e tjera në pothuajse të gjitha qarqet. E keni të shkruar e zeza mbi të bardhë në raportin e ODIHR-it, ndikimet kriminale. I keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Komisionit Europian për luftën ndaj krimit të organizuar. E keni tek IBAR-i, e keni tek raporti i AFET-it. Pra hajde të ndihmojmë, hajde të reagojmë sa jemi në kohë që situata të mos përkeqësohet. Sepse unë e kam provuar në lëkurë. E kam provuar unë dhe vajza ime në lëkurë kërcënimin që më është bërë brenda qendrës së votimit dhe ende sot nuk ka asnjë hetim. Ende sot nuk ka hetim! Dhe sigurisht unë si nënë jam e frikësuar derisa fëmijët e mi të vijnë në shtëpi. Si do ta lëmë ne këtë, nëse kryeministri nuk reagon ndaj këtyre? Si do ta lëmë situatën të rrjedhë kështu?/Dosja.al

2 ORE ME PARE

Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, reagon Policia: Nuk ka asnjë kallëzim

"Nëse familjes time i preket një fije floku..."/ Marjana
Marjana Koçeku

TIRANË- Dosja.al i është drejtuar Policisë së Shtetit në lidhje me denoncimin publik të deputetes Marjana Koçeku për kërcënim nga grupi Bajra. Burime zyrtare nga Policia kanë bërë të ditur se deri në këtë moment nuk rezulton të jetë depozituar asnjë denoncim nga Koçeku apo familjarë të saj lidhur me pretendimet për kërcënim.

“Nuk kemi asnjë kallëzim e as njoftim lidhur me këtë njoftim! Por po e monitorojmë”, sqaron Policia.

2 ORE ME PARE

Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, avokati i Bajrave: Nëse ka prova t'i paraqesë te institucionet përgjegjëse

"Nëse familjes time i preket një fije floku..."/ Marjana
Marjana Koceku

TIRANË- Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova dhe me karakter denigrues ndaj klientëve të tij. Në një qëndrim zyrtar, avokati Sokol Tahiraj thekson se deklaratat e bëra publikisht përbëjnë, një sulm ndaj dinjitetit dhe reputacionit të personave që ai përfaqëson. Më tej në deklaratën e tij, Tahiraj shkruan se në një shtet të së drejtës askush nuk mund të shpallet fajtor pa vendim gjykate.

Deklarata e Plotë:

Në lidhje me deklaratat e bëra publikisht nga deputetja Marjana Koçeku, të cilat përmendin klientët tanë dhe i referohen atyre me etiketime denigruese e paragjykuese, ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinionin publik se këto deklarata janë të pabazuara në prova dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit, reputacionit dhe të drejtave themelore të personave që ne përfaqësojmë. Në një shtet të së drejtës, askush nuk mund të shpallet fajtor apo të etiketohet publikisht mbi bazën e deklaratave politike, perceptimeve personale apo insinuatave mediatike. Çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të mbështetet në prova dhe të vlerësohet vetëm nga organet kompetente të drejtësisë, e jo nga deklarata publike me karakter denigrues.

Deklaratat e deputetes, të cilat përmendin klientët tanë në një kontekst kërcënues dhe stigmatizues, cenojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, gjuha e përdorur në reagimin e saj publik nuk kontribuon në debatin demokratik dhe as në informimin e publikut, por krijon një klimë tensioni dhe paragjykimi ndaj personave të përmendur, duke synuar dëmtimin e reputacionit të tyre dhe të familjeve të tyre.

Për këto arsye, po shqyrtojmë me seriozitet të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e interesave të klientëve tanë, përfshirë kallëzimet pranë organeve kompetente dhe ndjekjen e procedurave ligjore për çdo deklaratë që rezulton e pavërtetë, shpifëse apo cënuese të të drejtave të tyre. Ftojmë zonjën Koçeku që, nëse disponon prova konkrete për çdo pretendim të bërë publikisht, t’i paraqesë ato pranë institucioneve përgjegjëse sipas ligjit dhe jo të zhvillojë gjyqe publike në media apo rrjete sociale. Klientët tanë do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre me mjetet që garanton ligji, ndërsa ne, si përfaqësues ligjorë, do të reagojmë ndaj çdo përpjekjeje për t’i dëmtuar ata përmes deklaratave të pabazuara dhe denigruese.

3 ORE ME PARE

Pasi u largua nga PS i kërcënojnë familjen? Marjana Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse preket një fije floku...

"Nëse familjes time i preket një fije floku..."/ Marjana
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme për kërcënime pas largimit nga Partia Socialiste. Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku i është drejtuar posaçërisht grupit Bajri në Shkodër, duke nënkuptuar se ka marrë kërcënime. 

Në mesazhin e saj, Koçeku thekson se nëse familjës së saj i preket qoftë dhe një fijë floku, nuk ka për tu ndalur deri sa t'i shkatërrojë ata.  

Postimi i Plotë:

Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi