LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin. • Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Europës i duhet rajoni ynë pasi ka pasuri të mëdha natyrore. • Ai tha se këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina, ndërsa shtoi se vendi është duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. • Në lidhje me këtë, Rama tha se Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. • Kryeministri theksoi se integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund, pasi zgjidhja sipas tij nuk është e komplikuar. • Nga Konferenca Vjetore e Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, Rama deklaroi me hapa të ngadaltë vendi do të bëj çdo gjë që kërkon familja e madhe europiane. • Ai shtoi se Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. • Sipas tij, teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës, duke shtuar se Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial. • Lideri i qeverisë u ndal edhe tek sulmet kibernetike, për të cilat tha se janë një problem madhor, me të cilat Shqipëria është përballur. • Sipas tij, në vend ka pasur edhe diziformata në lidhje me çështjet mjedisore dhe korrupsionin. • Në lidhje me këtë, kryeministri theksoi se nga dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur. • Në fund, ai tha se ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por europian dhe botëror.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat Shqipëria është përballur. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, Rama tha se ka pasur edhe diziformata në lidhje me çështjet mjedisore dhe korrupsionin.

Në lidhje me këtë, kryeministri theksoi se nga dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur. Sipas tij, ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por europian dhe botëror.

Edi Rama: Këto javët e fundit, vendi im përjetoi dhe vazhdon të përjetojë një shembull të gjallë të kësaj. Një propozim për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar. Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë. Teoritë konspirative u shumëfishuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj. Titujt u bënë të vërteta. Të vërtetat u bënë dogma dhe kushdo që kërkonte prova trajtohej si i dyshuar.

E përmend këtë jo sepse vetë projekti ka rëndësi për Europën. Ka, por sepse ajo që ka edhe më shumë rëndësi është ajo çka zbuloi ky episod. Indinjata prodhoi miliona shikime përpara se faktet të kishin mundësi të flisnin. Narrativat bënë xhiron e botës përpara se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm. Ky nuk është më një fenomen shqiptar. Është fenomen europian. Fenomen amerikan. Fenomen demokratik dhe nëse demokracitë dështojnë të mbrojnë dallimin mes fakteve dhe trillimeve, mes shqyrtimit të fakteve dhe histerisë, mes kritikës dhe linçimit digjital, ato do të humbasin, herët a vonë, diçka shumë më të vlefshme se çdo argument politik.

Besimin se demokracia ia vlen dhe kur besimi zhduket, institucionet ndryshojnë vetë fiziologjinë e tyre. Kur institucionet ndryshojnë në vetë fiziologjinë e tyre, politika kryesore humbet legjitimitetin. Kur legjitimiteti gërryhet, demagogët lulëzojnë. Qendra zhduket. Skajet zgjerohen. Politika kthehet në një garë përshkallëzimi, jo në kërkim zgjidhjesh. Ajo që sot duket ekstreme dhe kjo edhe më çmenduri, nesër sfidohet nga diçka edhe më ekstreme. Demokracia zakonisht nuk bie kurrë, se njerëzit ndalojnë së votuari./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund"/ Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund, pasi zgjidhja sipas tij nuk është e komplikuar. Nga Konferenca Vjetore e Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, Rama deklaroi me hapa të ngadaltë vendi do të bëj çdo gjë që kërkon familja e madhe europiane.

Ai shtoi se Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas tij, teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës, duke shtuar se Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial.

Edi Rama: Shqipëria në shkallën saj modeste, po punon për një nga transformimet digjitale më ambicioze në Europë. Ne po rikonceptojmë administratën publike të përqendruar në teknologji. Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike. Ulja e burokracisë është kthyer në idenë tonë fikse.

Po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen. Jo sepse teknologjia është në modë, por sepse inovacioni është bërë rruga më e shkurtër nga periferia drejt qendrës. Një Shqipëri më e gjelbër, më digjitale dhe më novatore është e mirë jo vetëm për ne është e mirë për Europën.

Sepse konkurrueshmëria e Europës do të varet gjithnjë e më shumë nga mobilizimi i gjithë talentit të saj, gjithë gjeografisë së saj dhe gjithë potencialit të saj dhe Ballkani Perëndimor nuk është thjesht kandidat për anëtarësim. Ne jemi kontribuues në konkurrueshmërinë e ardhshme të Europës. Sa më shpejt Europa të fillojë ta shohë zgjerimin jo si lëshim, por si investim, aq më e fortë do të bëhet vetë Europa.

Kjo më sjell te ajo që gjithnjë e më shumë e konsideroj një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Europa. Një sfidë më pak e dukshme se kërcënimet ushtarake. Duket më pak dramatike se krizat ekonomike, por potencialisht po aq e rrezikshme, në mos edhe më e rrezikshme. Gërryerja e vetë demokracisë. Për dekada me radhë kemi menduar se më shumë informacion do të prodhonte automatikisht qytetarë më të mirinformuar. Ky supozim doli i gabuar. Sot gënjeshtrat udhëtojnë shumë më shpejt se faktet./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Europës i duhet rajoni ynë pasi ka pasuri të mëdha natyrore. 

Ai tha se këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina, ndërsa shtoi se vendi është duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Në lidhje me këtë, Rama tha se Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë.

Edi Rama: Rrjetet digjitale që Europa dëshiron kërkojnë territorin tonë. Mineralet kritike që Europa befas i ka rizbuluar si strategjike, gjenden nën tokën tonë. Kina e kupton këtë. Rusia sigurisht që e kupton. Edhe Europa e kupton, por ndonjëherë e harron kur shkruan planet e veta. Dhe, merreni me mend? Via Egnatia e përshkonte kontinentin pikërisht aty ku është sot Shqipëria.Shqipëria ka hapur të tridhjetë e tre kapitujt negociues më shpejt se çdo vend kandidat në historinë e zgjerimit, po për të thënë të vërtetën siç është, jo sepse jemi më të mirët, po sepse nisëm shumë vonë dhe ishim të përgatitur. Ne po përparojmë me vendosmëri të zjarrtë.

Objektivi ynë është i qartë. T’i përmbyllim negociatat deri në vitin 2027, diçka që e kemi diskutuar e për të cilën kemi rënë dakord me Komisionin Europian. Të bëhemi anëtarë të plotë të Bashkimit Europian përpara fundit të kësaj dekade. Më lejoni të jem po aq i qartë. Për Shqipërinë, anëtarësimi nuk ka të bëjë thjesht me hyrjen në një klub. Nuk ka të bëjë me marrjen e fondeve.

Nuk ka të bëjë me marrjen e ornamenteve institucionale. Ka të bëjë me transformimin e shtetit tonë, institucioneve tona dhe mënyrës sonë të të menduarit dhe kryerjen e transformimit më të thellë demokratik në historinë tonë kombëtare, duke garantuar që, më në fund, njëherë në historinë tonë, jemi aty ku njerëzit duan të jenë, jo aty ku vendos historia të jemi. Kam qenë ndër zërat e parë nga rajoni ynë që kam mbrojtur përfitimet e shumta të integrimit gradual, por integrimi gradual nuk mund të kthehet në shtyrje pa fund, as një tjetër paradhomë pritjeje sepse nëse ribashkimi i Europës është vërtet një domosdoshmëri strategjike, atëherë Ballkani Perëndimor nuk mund të mbetet i zënë peng mes vlerësimeve objektive të Komisionit dhe anktheve subjektive të disa shteteve anëtare./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur