17 Qershor 2026, 11:21
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD e mbështet plotësisht protestën sepse është kauzë e drejtë kundër një regjimi autokratik që nuk ka dalë nga vota e lirë. Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët e Departamentit të Arsmit në PD, Berisha tha se kjo është një protestë e fuqishme, masive dhe qëndrueshme, e cila sipas tij ia kalon të gjitha protestat e tjera.
Kryedemokrati tha se ky është një regjim që shtyp pluralizmin dhe përdor institucionet për ta arritur këtë. Lideri i opozitës tha se kjo është një protestë e fuqishme, masive dhe qëndrueshme, e cila sipas tij ia kalon të gjitha protestat e tjera. Ai shtoi se për të fituar zgjedhjet, Edi Rama, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare, dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral.
Sali Berisha: Edhe një herë një përshëndetje shumë të përzemërt, shpreh kënaqësinë që u takoj. Kërkova të takohem me ju në një moment shumë kritik, në një moment kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e qytetarëve dhe intelektualëve të saj. Një lëvizje rinore qytetare, për arsye tashmë të njohura, brutalitetit të egër, zvarritjes sikur të ishte një bishë të një qytetari që protestonte në mënyrën më paqësore, rrethimit me tela me gjemba sikur të ishte një kamp përqendrimi të një komuniteti, në shkelje më flagrante të Kushtetutës, ligjeve të vendit, por dhe ligjeve ndërkombëtare që detyrojnë qeveritë të informojnë për çdo gjë dhe të diskutojnë për gjithçka zhvillohet me komunitetin përkatës, dhe Shqipëria është palë në këtë konventë, Konventa e Aarhusit, pra, në mbrojtje të një kolonie të mahnitshme zogjsh dhe të një habitati biodiversiteti të shumë të pasur, bëri që të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë të shpërthejnë në një protestë, e cila në përmasat e saj nuk është parë kurrë në historinë e këtij vendi.
Një protestë kaq e fuqishme, kaq masive, kaq e qëndrueshme. I kalon, u them unë juve, të gjitha protestat e tjera.
Një protestë e drejtë, një protestë, e cila, po të marrim tre elementet e saj: të parin, brutalitetin ndaj qytetarit dhe shkelmimin e të drejtave të tij; brutalitetin ndaj komunitetit dhe rrethimin me tela me gjemba; dhe mungesën e plotë, 100%, të transparencës për një dosje, e cila kishte të bënte me një peizazh të mbrojtur të vendit tonë. Në këtë kuadër, Partia Demokratike vendosi të respektojë në radhë të parë plotësisht këtë protestë, të cilën nuk e kishte thirrur ajo, por ta mbështesë atë fuqimisht, sepse kauza e saj ishte një kauzë e drejtë.
Ishte një kauzë e drejtë për arsye se veprimet ishin veprime tipike të një regjimi autokratik, të një regjimi pa legjitimitet, regjim që nuk ka dalë nga vota e lirë, dhe është në meritën më të madhe e kësaj partie, e cila arriti, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, të vërtetojë se zgjedhjet, si të 14 majit, zgjedhjet lokale, dhe zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, ishin farsa elektorale. U zhvilluan, siç përshkruajnë tashmë raportet ndërkombëtare, në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhje në kushtet e partisë-shtet janë zgjedhjet e regjimeve totalitare.
Ky nuk është një regjim totalitar, por ky është një regjim që shtyp pluralizmin, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit, dhe ky është dallimi midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare. Për të fituar zgjedhjet, Edi Rama, njëlloj si Zajedi i Tunizisë, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare, dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral. Mobilizoi miliarda e miliarda fonde publike për të ndikuar. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve ai dha dhuratë për votë, 2 miliardë e 100 milionë euro gjoba dhe kamata. Ai garantoi një listë prej 28 deputetësh me kartelin Troplini, kartelin Çela dhe kartele të tjera të drogës, organizata kriminale, saqë bëri të konkludojnë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian se në Shqipëri rrotacionin nuk e lejon krimi i organizuar./Dosja.al
sali berisha
Politike
17 Qershor 2026, 11:22
I.A
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme pë...
Politike
17 Qershor 2026, 10:29
I.A
Takimet
STRASBURG- Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare ...
Politike
17 Qershor 2026, 10:22
E.d
Eric Wendt
SHBA- Eric Wendt është emëruar ambasador i SHBA në Shqipëri, pasi ka marrë 51 vota pro dhe 47 kund...
Politike
17 Qershor 2026, 10:14
I.A
Dritan Zagani
TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë ve...
Politike
17 Qershor 2026, 09:45
E.d
Anna Strolenberg
BRUKSEL- Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ësht&eu...
Politike
17 Qershor 2026, 09:34
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Tetë kuti votimi kanë mbetur pa u numëruar nga votat e diasporës. Nga procesi i numërimit të vota...
Politike
17 Qershor 2026, 08:35
E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat Shqipëria është p&eum...
Politike
17 Qershor 2026, 08:25
E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund, pasi zgjidhja sipas tij nuk &eum...
Politike
17 Qershor 2026, 08:15
E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Be...
Politike
16 Qershor 2026, 22:44
E. D
Riho Terras
BRUKSEL- Rruga evropiane e Kosovës ishte ndër temat që u diskutuan këtë të martë në seancën p...