17 Qershor 2026, 14:24
Nga I.A

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e disa kompanive dhe aseteve të tyre me dyshimin se burojnë nga paratë e trafiqeve. Mes pasurive të sekuestruara ishte një hotel i afiluar me zinxhirin e madh ndërkombëtar Melia.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15.6.2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, ku përfshihet objekti “Hotel Elisa Tirana”, afilated by Melia “Strukturë Hoteleri 2, 4, 5, 8 dhe 10 kat ne 3 kat nëntokë në adresë në rrugën e Dibrës” Tiranë," njoftoi zyrtarisht SPAK.
Ky është hotel Elisa në rrugën e Dibrës, i cili mban emrin e gjigandit Melia. Ky hotel është në pronësi të një grupi që dyshohet për trafik narkotikësh, sipas SPAK të drejtuar nga Shpëtim Bibaj. Ky grup ka arritur që të nënshkruaj marrëveshjen me gjigandin spanjoll Melia për t'a afiliuar hotelin e tyre me këtë zinxhir.
Por Melia nuk është rrjeti i vetëm ndërkombëtar i hoteleve që ka rënë në grackën e karteleve shqiptare. Iberostar është një tjetër.
Ky në foto më sipër është hotel Iberostar që do të ndërtohej në Jalë nga kompania Seavieë Development shpk. Kjo kompani është në pronësi të Isa Aliut, për të cilin një ditë më parë Gjykata nxorri urdhër arresti me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikimit të Narkotikëve.
Leja e ndërtimit për këtë hotel u miratua vetëm një muaj e gjysmë më parë, saktësisht në 29 prill të këtij viti dhe hoteli nuk ka nisur ende të ndërtohet. Por SPAK vendosi të sekuestrojë kompaninë ndërtuese të tij, Seavieë Development shpk dhe disa kompani të tjera në pronësi të zotit Aliu.
Leje ndertimi per hotel Iberostar
Kjo që po ndodh në Shqipëri është një preçedent botëror, të paktën në këtë shkallë. Gjigandët botëror të argëtimit ja kanë dalë të ruajnë emrin e tyre duke mos e mpleksur atë me kartelet e drogës edhe në narkoshtetet e Amerikës Latine.
Por në Shqipëri, ato duket se po bien njëra pas tjetrës në këtë grackë, çka tregon për shkallën e përhapjes së fenomeneve të narkoparasë në ekonomi dhe infektimit që ajo po i bën edhe pjesës së shëndoshë të shoqërisë./Kapitali.al
hotel melia iberostar hotel elisa tirana hotel zig zak
Aktualitet
17 Qershor 2026, 14:22
E.d
Pamje
ELBASAN- Një vatër zjarri është ndezuar ditën e sotme rreth orës 12:50 të mesditës së sotme. Zjarri ka p...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 13:46
G.M
Foto
TIRANË- Publikohet foto e Ylli Muratit 41-vjeçarit të arrestuar nga policia këtë të mërkurë. Ai rezultonte i...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 13:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka proceduar penalisht ditën e sotme 16 protestues, pasi nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit. Mbi ta r&...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 12:56
G.M
FUSHË ARRËZ- Skënder Nika së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Nika kanë rrëfyer momentin e tmerrit kur disa person...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 12:49
G.M
Foto Ilustruese
DIBËR- Vazhdon edhe këtë të mërkurë operacioni i kërkim-shpëtimin për gjetjen e trupit të...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 12:30
G.M
Foto ilustruese
TEPELENË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Memaliaj. Gjatë restaurimit t&eum...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 11:47
E.d
Foto ilustruse
FUSHË-ARRËZ- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrë...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 11:27
E.d
Komisioni i Venecias
TIRANË- Komisioni i Venecias ka vlerësuar projektligjin e dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demo...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 11:18
I.A
Bordi i Transparencës
TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes ...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 10:56
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Hetuesit belgë dhe francezë kanë shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare të specializuar n...