Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë.
15 Qershor, 18:39
Samiti i G7 n&eum...
Politike
VIDEO/ Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet
Mësohet se, një grup shqiptarësh në Berlin shihen se teksa protestojnë i drejtohen kryeministrit me thirrje në momentin kur ai po dilte dhe po hipte në automjetin e tij.
16 Qershor 2026, 21:49Nga D.S
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama është përballur me protestën edhe gjatë vizitës së tij në Gjermani. Mësohet se, një grup shqiptarësh në Berlin shihen se teksa protestojnë i drejtohen kryeministrit me thirrje në momentin kur ai po dilte dhe po hipte në automjetin e tij.
Protestuesit e shoqëruan reagimin e tire edhe me fishkëllima, ndërsa Rama, përpara se të largohej, i përshëndeti me dorë. “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë.”, “Turp”, “Anulo projektin”, “Anulo ligjin”, ishin disa prej thirrjeve kundër Ramës.
Bëhet me dije se, kryeministri ndodhet në Gjermani në kuadër të një vizite dyditore, i cili po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor./Dosja.al