Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e nevojshme. Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Ai tha se këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina, ndërsa shtoi se vendi është duke ecur shpejt drejt integrimit në BE.
GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Europës i duhet rajoni ynë pasi ka pasuri të mëdha natyrore.
Ai tha se këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina, ndërsa shtoi se vendi është duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Në lidhje me këtë, Rama tha se Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë.
Edi Rama: Rrjetet digjitale që Europa dëshiron kërkojnë territorin tonë. Mineralet kritike që Europa befas i ka rizbuluar si strategjike, gjenden nën tokën tonë. Kina e kupton këtë. Rusia sigurisht që e kupton. Edhe Europa e kupton, por ndonjëherë e harron kur shkruan planet e veta. Dhe, merreni me mend? Via Egnatia e përshkonte kontinentin pikërisht aty ku është sot Shqipëria.Shqipëria ka hapur të tridhjetë e tre kapitujt negociues më shpejt se çdo vend kandidat në historinë e zgjerimit, po për të thënë të vërtetën siç është, jo sepse jemi më të mirët, po sepse nisëm shumë vonë dhe ishim të përgatitur. Ne po përparojmë me vendosmëri të zjarrtë.
Objektivi ynë është i qartë. T’i përmbyllim negociatat deri në vitin 2027, diçka që e kemi diskutuar e për të cilën kemi rënë dakord me Komisionin Europian. Të bëhemi anëtarë të plotë të Bashkimit Europian përpara fundit të kësaj dekade. Më lejoni të jem po aq i qartë. Për Shqipërinë, anëtarësimi nuk ka të bëjë thjesht me hyrjen në një klub. Nuk ka të bëjë me marrjen e fondeve.
Nuk ka të bëjë me marrjen e ornamenteve institucionale. Ka të bëjë me transformimin e shtetit tonë, institucioneve tona dhe mënyrës sonë të të menduarit dhe kryerjen e transformimit më të thellë demokratik në historinë tonë kombëtare, duke garantuar që, më në fund, njëherë në historinë tonë, jemi aty ku njerëzit duan të jenë, jo aty ku vendos historia të jemi. Kam qenë ndër zërat e parë nga rajoni ynë që kam mbrojtur përfitimet e shumta të integrimit gradual, por integrimi gradual nuk mund të kthehet në shtyrje pa fund, as një tjetër paradhomë pritjeje sepse nëse ribashkimi i Europës është vërtet një domosdoshmëri strategjike, atëherë Ballkani Perëndimor nuk mund të mbetet i zënë peng mes vlerësimeve objektive të Komisionit dhe anktheve subjektive të disa shteteve anëtare./Dosja.al
Riho Terras BRUKSEL- Rruga evropiane e Kosovës ishte ndër temat që u diskutuan këtë të martë në seancën p...
Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama është përballur me protestën edhe gjatë vizitës së tij në Gjermani. Mës...
Sebastian Everding BRUKSEL- Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqip&eu...
foto ilustruese BRUKSEL- Parlamenti Europian po diskuton sot Raportin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian gj...
Ilaria Salis BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka shprehur mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri, duke deklaruar se vend...
Fredi Beleri BRUKSEL- Eurodeputeti Fredi Beleri ka kritikuar mbështetjen që, sipas tij, institucionet europiane i kanë dhënë...
Andreas Schieder BRUKSEL- Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në procesin...
TIRANË- Një mesazh mbështetje i postuar nga Kreu i Grupit socialist Taulant Balla në rrjetet sociale, ka berë që njërezit t...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria ka bërë një hap të ...
pamje nga protesta TIRANË- Protestuesja Doriana Musai ka deklaruar se ngjarja e 30 majit, ndryshe nga protestat e mëparshme, e ka indinjuar ...