Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e nevojshme. Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Sipas tij, teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës, duke shtuar se Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial.
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha se integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund, pasi zgjidhja sipas tij nuk është e komplikuar. Nga Konferenca Vjetore e Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, Rama deklaroi me hapa të ngadaltë vendi do të bëj çdo gjë që kërkon familja e madhe europiane.
Ai shtoi se Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas tij, teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës, duke shtuar se Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial.
Edi Rama: Shqipëria në shkallën saj modeste, po punon për një nga transformimet digjitale më ambicioze në Europë. Ne po rikonceptojmë administratën publike të përqendruar në teknologji. Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike. Ulja e burokracisë është kthyer në idenë tonë fikse.
Po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen. Jo sepse teknologjia është në modë, por sepse inovacioni është bërë rruga më e shkurtër nga periferia drejt qendrës. Një Shqipëri më e gjelbër, më digjitale dhe më novatore është e mirë jo vetëm për ne është e mirë për Europën.
Sepse konkurrueshmëria e Europës do të varet gjithnjë e më shumë nga mobilizimi i gjithë talentit të saj, gjithë gjeografisë së saj dhe gjithë potencialit të saj dhe Ballkani Perëndimor nuk është thjesht kandidat për anëtarësim. Ne jemi kontribuues në konkurrueshmërinë e ardhshme të Europës. Sa më shpejt Europa të fillojë ta shohë zgjerimin jo si lëshim, por si investim, aq më e fortë do të bëhet vetë Europa.
Kjo më sjell te ajo që gjithnjë e më shumë e konsideroj një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Europa. Një sfidë më pak e dukshme se kërcënimet ushtarake. Duket më pak dramatike se krizat ekonomike, por potencialisht po aq e rrezikshme, në mos edhe më e rrezikshme. Gërryerja e vetë demokracisë. Për dekada me radhë kemi menduar se më shumë informacion do të prodhonte automatikisht qytetarë më të mirinformuar. Ky supozim doli i gabuar. Sot gënjeshtrat udhëtojnë shumë më shpejt se faktet./Dosja.al
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Be...
Riho Terras BRUKSEL- Rruga evropiane e Kosovës ishte ndër temat që u diskutuan këtë të martë në seancën p...
Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama është përballur me protestën edhe gjatë vizitës së tij në Gjermani. Mës...
Sebastian Everding BRUKSEL- Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqip&eu...
foto ilustruese BRUKSEL- Parlamenti Europian po diskuton sot Raportin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian gj...
Ilaria Salis BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka shprehur mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri, duke deklaruar se vend...
Fredi Beleri BRUKSEL- Eurodeputeti Fredi Beleri ka kritikuar mbështetjen që, sipas tij, institucionet europiane i kanë dhënë...
Andreas Schieder BRUKSEL- Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në procesin...
TIRANË- Një mesazh mbështetje i postuar nga Kreu i Grupit socialist Taulant Balla në rrjetet sociale, ka berë që njërezit t...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria ka bërë një hap të ...