LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Pas dhunës barbare nga ish-vjehrri, i bashkohet Dëshmitarëve të Jehovait /Nëna e dëbon nga shtëpia

13 Tetor 2019, 18:43 Nga DOSJA
Pas dhunës barbare nga ish-vjehrri, i bashkohet Dëshmitarëve

TIRANË Emisoni i juristes Eni Çobani ‘ Shihemi në gjyq’ këtë të dielë, ka sjellë një histori po aq sa të pazakontë, edhe të dhimbshme të një gruaje shqiptare.

Arta kishte përballë sot nënën e saj,  Bukurien, e cila përveç debateve të tjera me të bijën, nuk pranonte as përfshirjen e saj me ‘Dëshmitarët e Jehovait’.

Bukuria, këmbëngulte që Arta ishte myslimane, dhe ashtu duhej të qëndronte.

Sipas saj, transformimi i Artës në një prej dëshmitarëve të Jehovait, i duket absurde dhe e pa pranueshme.

Ky është një tjetër problem për Artën, jeta e së cilës ka qënë e mbushur plot dhimbje.

Duke nisur që me martesën e kryer pa pëlqimin e saj, dhunën barbare në shtëpinë e vjehërrit, dhe largimin e dy vajzave të saj, të cilat ajo ende nuk u’a di vendëndodhjen, tashmë Arta rrezikon të humbasë dhe nënën e saj, e cila nuk e pranon besimin e ri fetar që ajo ka zgjedhur.

Bukuria- Pse e pranove fenë? Je myslimane dhe do rrish myslimane.

Arta- Sepse mami kam të drejtat e mia dhe unë si person vendos me kë do martohem, me kë do jetoj, çfarë do besoj dhe çfarë do bëj me jetën time. Jam krijuar mama, me vullnet të lirë. Një perëndi i gjallë dhe i vërtetë, krijesat që jetojnë këtu, falë tij po jetojnë. Sepse nëse ai heq oksigjenin, asnjë person këtu në tokë nuk mund të jetojë mama.

Ardit Gjebrea: Ajo që do të doja unë sot, është t’i qëndrojë në krah Artës për dy vajzat e saj dhe jo ta kundërshtonte për besimin. Zonja Bukurie, unë të shikoj një grua të fortë, unë sot bashkohem me zërin e Artës, për të kërkuar që ta pranosh atë ashtu siç është, dhe mbi të gjitha, që të luftosh bashkë me të që ajo të shohë dy vajzat. Kjo është ajo që edhe krijuesi, qoftë i fesë myslimane, qoftë i Dëshmitarëve të Jehovait, qoftë i kujtdo tjetër, ka krijuar familjen, që të jetë bashkë, ndaj ka krijuar nënën, që të jetë pranë fëmijëve.

Eni Çobani-Arta që nga momenti që u ndave nga Ganiu, ti u bashkove besimit tënd?
Arta- U bashkova me Dëshmitarët e Jehovait, sepse atë e ndjeja familjen time.

Eni Çobani-Ti atje ndiheshe mirë?

Arta-Patjetër!

Eni Çobani- Ti sot je e vetmuar, je pa bashkëshortin tënd, familjen e origjinës, vajzat por në zemrën dhe shpirtin tënd ia ke falur një besimi. Besimi të ka mbushur dhe të ka kthyer në jetë. Kjo të ka bërë ta shohësh jetën me ngjyra të tjera.

Arta-Patjetër se sot do isha e vdekur, se kushedi sa herë kam dashur të vras veten.

Eni Çobani- Të ka mbushur dhe të ka kthyer në jetë. Besimi solli këtë ndryshim kaq thelbësor në jetën tënde.

Arta-Unë mësova të jetoja, se nuk dija të jetoja…A e beson Zonja Eni se dua të vë dorën prapa dhe nuk e vë dot, a e dini përse? Ngaqë vjehrri ma ka nxjerrë krahun, krahun tjetër ma ka nxjerrë kunati. Sepse burri im nuk ishte i përgjegjshëm për gjërat e tij familjare. Për një shtyllë që morri në truallin e tij, për atë shtyllë mua jo vetëm më vdiq, por babai im sot është në dhe. Sebep burri im. E gjithë kjo torturë ësht ëpër shkak të mamasë, që më coi atje tek ai person.

Ardit Gjebrea- Çfarë i kërkon ti mamasë sot?

Arta- T’i kem pranë. Mos ndihem vetëm më. Sepse vajzat e mia sot…që në momentin që unë shkova të ndahesha, sepse kisha 12 vjet, ngaqë ai ishte shumë i rrezikshëm, un nuk merrja dot fuqinë të bëja ndarjen. Kam filluar t’i bëj në vitin 2009. Nuk ia arrita. Fillova t’i bëj tani në Greqi, kam që në datën 7 Shkurt, kur ishte gjyqi, vajti dhe e anuloi, atë ditë ai vajti të më vriste prapë brenda në gjykatë. U morën masa të menjëhershme dhe mora urdhër mbrojtje që të mos më afrohet sa të jetoj. Në atë moment që unë mora urdhrin e mbrojtjes, dikush tjetër, që nuk ishte e rastësishme u fut në jetën e vajzës sime të madhe. Ky person vetëm jo vetëm që hyri për të na shkatërruar, por unë, vajzat e mia sot nuk e di se ku janë. Sepse arriti që të më merrte vajzën e madhe dhe pastaj më mori edhe të voglën, e cila nuk ka mbushur akoma 15 vjeçe.

Eni Çobani : Fati i nënës ka ndjekur edhe vajzat me sa duket.

Arta: Kam parë disa gjëra, disa veprime, të papërshtatshme që është sjellë me vajzën e vogël dhëndri. Që nuk kam pranuar kurrë që të kem një marrëdhënie me njëri-tjetrin, që të di se ku do jepet kjo vajzë, apo se si…Përse? Sepse ka kërkuar që t’i merrte tek shtëpia e vet dhe unë nuk pranova. Sepse doja që të mësoja çfarë familjeje ishin dhe nga ishin. Këta persona nuk pranuan kurrë të njiheshim dhe vetëm kur babai i tij më foli, atë që më frikëson mua më tepër, sepse më tha se ‘nëse vajzës tënde djali im i bën diçka, unë do ta ther fëmijën tim’. Dhe i thashë, ‘çfarë babi je ti që të shkosh të therësh fëmijën, sepse të gjithë fëmijët mund të bëjnë gabime, por nuk theren. Në momentin që ti ther fëmijën tënd, çfarë do ti bësh fëmijës tim?’

Eni Çobani : Arta është fare e re dhe ndodhet vetëm, pa bashkëshortin, pa familjen, pa vajzat, me këtë dhunë, e stresuar, por me diçka të madhe në zemër, sikur është besimi. Arta e dashur, unë i bashkohem edhe një herë dhimbjes tënde për të reaguar, i bëj thirrje çdo nëne dhe vajze shqiptare nëse dhunoheni, ju lutem flisni, sepse ne nuk mund të reagojmë nëse ju nuk flisni. Arta e dashur, të lutem edhe një herë vazhdoje besimin tënd, ndriçoje jetën tënde, mos u largo nga vajzat e tua, unë do të jem një nga ata që do të vihem në krah t’i gjejmë vajzat, ta bashkojmë nënën me vajzat, se nëna pa fëmijët nuk ka jetë. 

Burimi: TvKlan

E.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim shihemi ne gjyq shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 13 Tetor 2019, 16:02

TIRANË– Zhveshje, tufa parash, sherre, linja seksi, një i dashur në kërkim ndërkombëtar dhe jetë luksi! Të gjitha këto përbëjnë jetën e Trejsi Sejdinit, em...

Art&Argëtim 13 Tetor 2019, 14:57

TIRANË- Gazetarja e njohur, Sonila Meço është një ndër personazhet mjaft të komentuar në mediet sociale. Kjo për faktin se ajo është pjese e ekranev...

Art&Argëtim 13 Tetor 2019, 14:24

DASHNORI I HALLIT… (Tregimi i së dielës)

Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkollës. Deri sa u rrit qëndronte te oborri i ndërtesës dykatëshe. Me sytë nga dritaret dhe më ca lot që i ...

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend