Sport

Broja lë pas dëmtimin, rishfaqet në stërvitje…

4 Nëntor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Broja lë pas dëmtimin, rishfaqet në stërvitje…

ANGLI – Më në fund ka lajme të mira për Kombëtaren. Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje.

20-vjeçari i mungoi ekipit të tij në dy sfidat e fundit duke u bërë një mungesë e rëndësishme pasi dëmtimi për Brojën erdhi në momentin më të mirë ku i dha skuadrës 4 pikë në dy ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi në fitoren ndaj Leedsit vetëm 2 javë më parë, ndërsa shënoi dhe në barazimin 2-2 kundër Burnleyt, aty ku dhe u dëmtua.

Vetë faqja e skuadrës së tij Southamptonit ka shpërndarë foto të Brojës në stërvitje me mbishkrimin ‘’U rikthye!’’, duke çuar në delir tifozët anglezë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armando broja kombetarja southampton sulmuesi armando broja kombetarja southampton sulmuesi

Sondazh

Poll