Sport

Spektakli i futbollit vazhdon me Europa League. Synohen “biletat” e para…

4 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA

ZVICER – Luhen sot ndeshjet e ditës së katërt në grupe në Europa League. Në Varshavë, Napoli do të përballet me Legian, ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka. Përpara dy javësh, skuadra e Luciano Spallettit arriti të mposhtë polakët dhe këtë sukses do të kërkojë që ta përsërisë, në mënyrë që të parakalojë Legian në renditjen e grupit “C” dhe t’i marrë kryesimin.

Lazio udhëton drejt Francës për të zhvilluar sfidën me Olympique të Marseillës, sfidë e vlefshme për grupin “E”. Në “Olimpico” të Romës kjo përballje përfundoi me barazimin 0-0, ndaj sot të kërkohet të fitohet sfida nga të dyja skuadrat, që t’i afrohen akoma më shumë kualifikimit për në fazën me eliminim direkt të kompeticionit. Po në grupin “E”, Galatasaray do të presë Lokomotivën e Moskës.

Në Gjermani, Bayer Leverkusen do të presë skuadrën e Real Betis, dy skuadra që janë në krye të grupit “G” dhe cilado që të fitojë këtë përballje do të sigurojë kualifikimin për më tej në Europa League. Po në grupin “G”, Ferencvaros i Myrto Uzunit do të presë Celtic Glasgow, me skuadrën hungareze që do të kërkojë të marrë pikët e para në këtë edicion të Europa League

Në Montecarlo, Monaco do të presë PSV Eindhoven. Fitorja e dy javëve më parë në Holandë e vendos skuadrën e Principatës në pozita shumë të mira për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të kompeticionit. Po në këtë grup, Real Sociedad që ndodhte në vendin e dytë të grupi “B”  do të presë Sturmin e Grazit me objektiv marrjen e 3 pikëve që do ta kualifikojnë për më tej.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport debutoi ne europa league erencvaros i myrto uzunit ernest muçi dhe jurgen celhaka europa league ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë rezultatet e europa league rikthehet europa league debutoi ne europa league erencvaros i myrto uzunit ernest muçi dhe jurgen celhaka europa league ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë rezultatet e europa league rikthehet europa league

Sondazh

Poll