Sport

Juventusi “mbush xhepat”, siguron mbi 35 milionë euro nga Champions

4 Nëntor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Juventusi “mbush xhepat”, siguron mbi 35 milionë euro nga

ITALI – Juventusi ka arritur objektivin e parë minimal sezonal, kualifikimin matematikor për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, një objektiv ky që shoqërohet edhe me një shumë të majme përfitimesh financiare.

Pas 4 ndeshjeve të para në grup bardhezinjtë kanë siguruar 35 milionë e 550 mijë euro, por kjo shifër mund të shtohet edhe më shumë duke parë se nga faza e grupeve Juves i kanë mbetur për të luajtur edhe dy takime të tjera.

Deri tani skuadra ka grumbulluar 15.25 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në Champions, kësaj shifre i shtohen 9.5 milionë euro për kualifikimit në fazën e 1/8-ve të këtij aktivitet, plus 10.8 milionë euro që vijnë pas rezultateve të arritura deri më tani në fazën e grupeve, sepse fitorja në këtë favë të Champions-it shpërblehet me 2.7 milionë euro, ndërsa barazimi 900 mijë euro.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #kualifikimi champions league juventus perfitimet #kualifikimi champions league juventus perfitimet

Sondazh

Poll