Sport

Conferenca League: sytë në “Olimpico”, ku Mourinho do të kërkojë “hakmarrje”…

4 Nëntor 2021, 10:35 Nga DOSJA

ZVICER – Nuk janë vetëm skuadrat e Europa League që zbresin në fushën e lojës këtë të enjte. Edhe në Conference League do të luhen ndeshjet e ditës së katërt të fazës së grupeve, ku spikat sfida mes Romës dhe Bodo/Glimt. Verdhekuqtë presin në “Olimpico” skuadrën norvegjeze, ku do të kërkojnë të harrojnë turpin e dy javëve më pare, kur u mundën 6-1. Ata do të kërkojnë hakmarrje, por edhe të rikthehet në krye të grupit “C”.

Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Vitesses, një ndeshje kjo, ku do të bëjë debutimin e tij në stolin e londinezëve trajneri Antonio Conte. Spurs është në kuotën e 4 pikëve në vendin e tretë në grupin “G” dhe në këtë sfidë i duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Vitesses, për ta parakaluar në renditje dhe për të pasur një probabilitet akoma më të madh për t’u kualifikuar për në fazat me eliminim direkt të kompeticionit.

Bazeli shkon në Qipro për ndeshjen e kthimit me Omonia të Nicosias. Skuadra zvicerane e Xhakës dhe Zhegrovës pritet vetëm të zyrtarizojë kualifikimin për më tej, ashtu sikurse edhe Qarabagu, me të dyja këto skuadra, që janë në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që Omonia dhe Kairat janë me vetëm nga 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport josé mourinho të romës në “olimpico” në conference league portugezit jose mourinho roma kerkon falje josé mourinho të romës në “olimpico” në conference league portugezit jose mourinho roma kerkon falje

Sondazh

Poll