Sport

1001 gola në Champions/ Benzema njeriu i momentit te Reali, mund Shakhtarin i vetëm

3 Nëntor 2021, 20:02 Nga DOSJA
1001 gola në Champions/ Benzema njeriu i momentit te Reali, mund Shakhtarin

SPANJË-Real Madrid ka bërë detyrën kundër Shakhtar Donetsk, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe kualifikimi për në raundin tjetër në Champions League është më pranë edhe pse mbeten për t’u luajtur edhe dy finale.

Rekordmenët e Champions League iu falën sulmuesit Karim Benzema, i cili shënoi që në minutën e 14-t pas një gabimi të skuadrës mike. Ukrainasit nuk u dorëzuan, pasi në fundin e pjesës së parë barazuan me Fernando.

Goli i dytë i Real Madrid ishte për manual futbolli, me Vinicius Junior që dha asistin vendimtar për Benzema i cili në minutën e 61′ shënoi golin e fitores. Spanjollët bëhen klubi i parë që arrijnë shifrën e 1001 golave në Champions League

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport benzema real madrid benzema real madrid

Sondazh

Poll