Sport

Probleme me financat, piloti i vetëm shqiptar tërhiqet nga Formula 2

3 Nëntor 2021, 18:33 Nga DOSJA
Probleme me financat, piloti i vetëm shqiptar tërhiqet nga Formula 2

GJERMANI-Ishte 16 dhjetori i vitit 2020 kur Lirim Zendeli, piloti me origjinë shqiptare arrinte një hap të madh duke garuar në Formula 2. Një lajm i madh për të gjithë shqiptarët, sepse asnjëherë një njeri me gjak kuqezi nuk arriti në nivel kaq të lartë në sportet e shpejtësisë.

Por tani shkupjani detyohet të braktisë pjesën e mbetur të sezonit të Formula 2, jo për shkak të problemeve shëndeteësore, por sepse nuk arrin dot të përmbushë angazhimet e tij financiare. Zendeli e mbyll aventurën në Formula 2 në vendin e 17-të me 13 pikë të grumbulluara. Skuderia e Motorsport do e zëvendësojë Zendelin me pilotin francez Clément Novalak, i cili në Formula 3 e mbylli sezonin në vendin e tretë. Arsyet e largimit Zendeli e ka bërë publike në rrjetin e tij në Instagram.

 

 

 

A post shared by Lirim Zendeli (@lirim.zendeli)

“Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare.Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim shumë të ngushtë. Para së gjithash do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur.

Sidomos Ajdini i cili duhej të mbulonte boshllëqet e papritura buxhetore të shkaktuara nga premtimet e pambajtura nga dikush tjetër.E kuptoj se duhet të tërhiqem në një moment shumë të vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 2 lirim zendeli formula 2 lirim zendeli

Sondazh

Poll