Sport

Milan, me Porton arrin vetëm pikën e parë: Champions League duket utopi

3 Nëntor 2021, 19:50 Nga DOSJA
Milan, me Porton arrin vetëm pikën e parë: Champions League duket

MILANO– Pika e parë në Champions League për Milanin e Piolit që në “San Siro” nuk shkoi më shumë se një 1-1 ndaj Portos që shkon në pesë pikë në Grupin B. Pjesa e parë foli për portugezët të cilët dominuan kundërshtarin dhe e gjetën avantazhin shumë shpejtë.

Në minutën e 6′ Luis Diaz shënoi pas një përgjumje në mbrojtje. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 61′ Milan do të gjente barazimin kur mbrojtësi i Portos Mbemba shkaktoi autogol.

Disa minuta më vonë, Milan gjeti avantazhin me Ibrahimovic, por Krunic i cili asistoi për suedezin ishte në pozicion jashtë loje. Kualifikimi për në raundin tjetër duket shumë i vështirë për Milanin që si duket i ka dhënë lamtumirën që tani.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan porto milan porto

Sondazh

Poll