Sport

Inter i tregon Sherifit kush komandon! Ajax dhe Liverpool sigurojnë kualifikimin

3 Nëntor 2021, 22:13 Nga DOSJA
Inter i tregon Sherifit kush komandon! Ajax dhe Liverpool sigurojnë

EUROPË-Inter ka kthyer me këmbë në tokë Sheriff Tiraspol, pasi ka triumfuar në Moldavi me rezultatin 3-1 dhe ka shkuar në kuotën e 7 pikëve në Grupin D, tre më pak se Real Madrid i vendit të parë.

Një pjesë e parë ku Sheriff u mbrojt me forca të shumta, ndërsa në të dytën, Brozovic do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 54′, ndërsa për të qetësuar kampionët e Italisë menduan Skriniar dhe Sanchez që shënuan në minutat 65′ dhe 82′. Ndërkohë Traore në minutën e 92′ shënoi për moldavët, por vetëm kaq.
GRUPI A

Fitore e rëndësishme edhe për Manchester City që fituan 4-1 ndaj Club Brugge.Golat për vendasit u shënuan nga Phil Foden, Riyad Mahrez, Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus. Një fitore që e ngjit skuadrën angleze në vendin e parë në kuotën e 9 pikëve.

Barazim spektakolar në Gjermani midis Leipzig dhe PSG. Takimi përfundoi 2-2, Gigio Donnarumma priti një penallti ndaj Andre Silvas, ndërsa holandezi Wijnaldum realizoi dy herë në 27′ dhe 39′, por vendasit evituan humbjen falë golave të Nkunku dhe Szoboszlai.
GRUPI B

Liverpool fiton ndaj Atletico Madrid me shifrat 2-0. Diogo Jota në minutën e 13′ dhe Sadio Mane në të 21-tën shënuan golat e fitores në pjesën e parë, ndërsa “Colchoneros” luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Felipe (36’).Vendi i parë me pikë të plota në grupin B për Liverpool, që është një nga skuadrat favorite për triumfin final.

GRUPI C

Një ekuacion i vërtetë është situata në grupin C, teksa Borussia Dortmund ka humbur 1-3 kundër Ajax me holandezët që kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër me 12 pikë në renditje.Gjermanët luajtën shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak, pasi Hummels u ndëshkua me karton të kuq. Dortmund gjithsesi kaloi në epërsi me Reuse, që shënoi me penallti. Tadic, me golin e shënuar, ia prishi festën gjermanëve.Barazimi mund të kishte qenë i pranueshëm për Dortmund, që në fund doli jashtë parashikimeve dhe pësoi edhe golin e dytë.

Haller ndëshkoi gjermanët, ndërkohë që deri në fund realizoi edhe Klassen dhe Ajax siguroi kualifikimin. Sporting fitoi me shifrat 4-0 ndaj Besiktas dhe një sukses i tillë bën që portugezët të mendojnë për kualifikimin pasi janë në kuotë të barabartë pikësh me Borussia Dortmund me 6 të tilla.

 

⏰ RESULTS ⏰

Thrilling Champions League night ✅
Ajax & Liverpool book last-16 places ???

? Best performance? #UCL

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 3, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league inter champions league inter

Sondazh

Poll