Sport

Derbi i Milanos është “zjarr” në tribuna, mësohet sa tifozë do të jenë ditën e dielë

3 Nëntor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Derbi i Milanos është “zjarr” në tribuna,

MILANO-Milan-Inter në “San Siro” do të ndiqet nga më shumë se 55 mijë tifozë në shkallët e tempullit të futbollit Italian. Vendimi i qeverisë për të lejuar vetëm 75 % të kapaciteteve në stadiume, e kushtëzon disi supersfidën e fundjavës që gjithsesi do të ushtojë nga koret e milanistëve në shumicë si pritës por edhe e interistëve që do të vendosen krysisht në pjesën veriore të stadiumit Lombard.

Gjatë dekadës së fundit, rrallëherë dy skuadrat kanë qenë kaq konkurruese pasi aktualisht Milani mban vendin e parë bashkë me Napolin, ndërsa kushërinjtë dhe kampionët e Interit renditen menjëherë pas tyre, çka e bën edhe më të fortë dhe të shumëpritur duelin e Milanos.

Kjo ndeshje derbi do të jetë e para me tifozë pas mbylljes së stadiumeve për shkak të pandemisë dhe rikthimi i tifozëve në shkallë pas më shumë se një viti e gjysmë, e bën këtë sfidë edhe më spektakolare e të vecantë për milanezët, Italinë dhe futbollin europian.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll