Sport

Rumania po çmendet pas super-talentit 15-vjeçar: ai është Enes Sali, një Hagi i ri…

4 Nëntor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Rumania po çmendet pas super-talentit 15-vjeçar: ai

RUMANI – Enes Sali ka lindur në Kanada, ka luajtur për Barçën dhe tashmë ka një shenjë të gjelbër në regjistrimin e rekordeve: ai është lojtari më i riu, që ka shënuar gol në Rumani, ylli 15 vjeç e 6 muaj, me Farul Costanza, skuadra që drejtohet Gheorghe Hagi. Ai në Rumani nuk ka nevojë për kartëvizita. Po të flasësh për legjenda, ai tani është tema e bisedës.

Le të kthehemi te Sali: “play-maker” cilësor, një 10-tësh klasik, që ka luajtur tashmë 7 ndeshje dhe ka shënuar një gol në kampionatin rumun. Dhe çfarë goli: sllallom mes dy kundërshtarëve në fushë të hapur, pas një vrapimi të lehtë, para se të kalojë rreth dyzet metra për të shkuar dhe përqafuar trajnerin Hagi. Ah, ai është gjithashtu në “Top 10” talentet e futbollit.

Trajneri i kombëtares, Mirel Radoi, e ka thirrur talentin Sali për ndeshjet kundër Islandës dhe Lihtenshtajnit më 11 dhe 14 nëntor. Rumania është e dyta në grup me 13 pikë dhe synon “play-off”-in për Kupën e Botës. Së bashku me djalin e Hagit, tekniku i kombëtares, ka gjetur në skuadrën e tij edhe një vend edhe për 15-vjeçarin nga Toronto. Sali ka lindur në shkurt të vitit 2006, ndërsa në Instagram, siç shkruhet, nuk ka as 4000 ndjekës. Në rast debutimi, ai do të bëhej më i ri i kombëtares rumune, duke thyer rekordin nga Cristi Manea (në fushë në 16-vjeçari kundër Shqipërisë në 2014).

Në atë rast ndjekësit do të rriteshin. Ai krenohet me disa ndeshje me U-16, një me U-17 dhe asnjë me U-21. Goli kundër Clinceni e bëri atë të hyjë në historinë e futbollit rumun, ashtu si edhe debutimi i tij kundër Sepsit në gusht. Fakt argëtues: ai madje arriti të mposhtë djalin e Hagi-t, i cili ka debutuar në fushë në moshën 16-vjeçare, në vitin 2014.

Dy shkolla futbolli në antipod: e para në Kanada, luajtës i Woodbridge Strikers në Ontario, një oqean larg vendit ku ai luan tani. E dyta në Barcelonë, ‘La Masia”. Saliu luajti nja dy vite në “Cantera blaugrana”, ishte pjesë e ekipeve të të rinjve nga viti 2017 deri në vitin 2019. Drejtuesit e vunë re në një turne ndërkombëtar kur ishte 11 vjeç. Ka shkuar pak a shumë kështu. “Ne jemi të Barçës, a do të vini tek ne?”. “Sa është ora fluturimi?”

Megjithatë, pas dy sezonesh, klubi u desh ta linte të largohej për shkak të disa problemeve me FIFA-n lidhur me regjistrimin e të miturve. Këtu hyn Gheorghe Hagi, i cili merr për krahu babanë e Saliut dhe e bind që ta lë Farulin të nënshkruajë djalin e tij. “Do të bëhet i mrekullueshëm”. Kështu ishte: në fushë në moshën 15-vjeçare, i thirrur në kombëtare në të njëjtën moshë, duke shënuar si i paracaktuar. Ai është lojtari i 51-të i çertifikuar nga Akademia Gheorghe. Deri më tani ai ka arritur tashmë disa rekorde në futbollin rumun.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “play-maker” cilësor disa problemeve me fifa-n drejtohet gheorghe hagi enes sali ka lindur në kanada hagia sophia kryeqyteti i rumanisë të mposhtë djalin e hagi-t “play-maker” cilësor disa problemeve me fifa-n drejtohet gheorghe hagi enes sali ka lindur në kanada hagia sophia kryeqyteti i rumanisë të mposhtë djalin e hagi-t

Sondazh

Poll