Sport

Tirana provoi humbjen e parë, Halili “shuplakë” lojtarëve: E kishin marrë lehtë!

3 Nëntor 2021, 18:25 Nga DOSJA
Tirana provoi humbjen e parë, Halili “shuplakë”

TIRANË-Presidentit të Tiranës, Refik Halili nuk i la shije të mirë humbja me Dinamon në Kupë. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, Halili tha se bardheblutë e kishin marrë shumë lehtë sikur po luanin me ndonjë ekip të Kategorisë së Tretë.”Të them të drejtën e kishin marrë shumë lehtë, mendoj se duhet të bënim si në ndeshjet e tjera, Duhet të zëmë mësim, siç kam thënë kampionati është i gjatë dhe duhet pasur kujdes.

Kam parë skuadrën që nga kapiteni e me radhë që e kishin mare shumë lehtë, kujtuan se me Dinamon do luajnë me një skuadër të Kategorisë së Tretëm, por skuadrat janë një nivel. Mendoj se në ndeshjen e ardhshme do reagojmë dhe dy ndeshjet e tjera do i fitojmë si në kampionat dhe Kupë. E njoh shumë mirë skuadrën dhe e di çfarë duan”, u shpreh Refik Halili.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport refik halili tirana refik halili tirana

Sondazh

Poll