Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka dhënë sot njoftimi zyrtar se më datë 31 janar të këtij viti ka trokitur në dyert e dy të fortëve të Tiranës, Aurel Hoxhallarit dhe Elidon Kotorrit. Sipas njoftimit zyrtar të OFL-së, Hoxhallari dhe Kotorri, të dy banues në Tiranë, kanë 48 orë kohë për të vetëdeklaruar burimin e të ardhurave të tyre.
Por kush janë Hoxhallari dhe Kotorri?
Elidon Kotorri është autori i vrasjes së trefishtë , e cila ndodhi në vitin 2000 në zonën e Vasil Shantos. Ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit, ku pasi kreu 20 vite burg përfitoi nga amnistia dhe sjellja e mirë në qeli. Në vitin 2000 në Vasil Shanto, Kotorri ekzekutoi Andi Hasanin, Sokol Alushin dhe Gazmend Zenelin si plagosi Grigor Stefanin. Masakra u konsiderua si hakmarrje ndaj Hasanit, i cili mendohet se në vitin 1998 vrau mikun e Kotorrit Elton Zajmin. Autori i kësaj masakre u dënua me burg të përjetshëm por avokatët e tij e dërguan çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Hetimet zbuluan se gjykimi nga pala shqiptare kishte problematika dhe shkelje ligjore dhe përfundimisht, Kotorri u dënua me 25 vite burg nga Strasburgu. Në gush të vitit 2019 doli i lirë.
Edhe Aurel Hoxhallari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga në vitin 2015 pasi dyshohej se ishte porositësi i vrasjes së Pajtim Serjanit, mikut të Emiljano Shullazit, në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Dy kushëronjtë akuzoheshin se kishin porositur Artur Bazen për të eliminuar Serjanin, por Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. Hoxhallari njihet edhe si baroni i drogës në Spanjë.
Njoftimi i plotë i OFL-së, 2 mars
Vijon Operacioni Forca e Ligjit. Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut, Arben Frrokut, Jasin Kalas Durim Keçit, Flamur Hakës dhe Talo Çelës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri– Qytetarët nga rrethet pritet të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin e sotëm të organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Mësohet se shum...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me dosjen “Mezhgorani” pjesë e të cilës është edhe Henri Çili. Në një reagim zyrtar, Gjykata e Lartë sh...
TIRANË– Botuesi Henri Çili është shprehur se pas ditëve që kaloi në burg duhet të thellojë studimet e tij në fushën e të drejtës penale, pasi e gjit...
Tiranë- Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i ka kërkuar komisariateve që të merren masa për kapjen e Agim Kajmakut, ish kryebashkiakut të Vorës, që ë...
TIRANË- Albi Albino është shqiptari, i cili u bë i njohur, pasi u solidarizua me të moshuarit në karantinë që ishin prekur nga koronavirusi. Albino ka qënd...
TIRANË– Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i botuesit Henri Çili ka reaguar një ditë pasi ky i fundit u la nën masën “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Pë...
TIRANË– Shtatë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për aktivitete të dyshimta pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shërbim...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit u janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme, pasi nuk kanë marrë pagat që u premtoi kompania. Vetem 200 naftëtarë kanë marrë p...
Fier- Policia e Shtetit ka ngritur një postbllok në aksin Vlorë-Levan, ku po kryen kontrolle të mjeteve, pasi sot në orën 17:00 do të nisë në bulevardin “Dëshmo...