Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Beratit ku iu është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë dy të dënuarve për trafik droge në Itali. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo janë dy subjektet e OFL në Berat. Ata janë të dy nga Berati dhe rezultojnë si të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.
Çobo njihet si një nga kriminelët famëkeqë në qytetin e Beratit. Gjithashtu ai është identifikuar si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që ka kryer ndër vite.
Më mizorja, ka qenë ajo e vitit 2013 ku 47-vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Gjithashtu, edhe Gazmend Mahmutaj, është një emër i njohur për Policinë e Beratit. I dënuar me 25 vite burg, Mahmutaj është i vëllai i Kasëm Mahmutajt, një ish-kandidat i Partisë Demokratike në Berat, në zgjedhjet lokale të vitit 2015.
NJOFTIMI I PLOTË I OFL:
OFL, 18 shkurt/ Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Durrës-Policia e Durrësit ka arrestuar babë e bir, personat me iniciale I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç, pasi janë kapur me drogë...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit ditën e sotme, ku u inaguruan ambiente...
TIRANË– Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkë...
GJERMANI– Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka aksidentuar me vdekje një grua të moshës 43 vjeç. Ngjarja ndodhi në...
TIRANE– Kjo foto është një skenë krimi. Ato 5 kamera, të mbivendosura mbi njëra – tjerën, bërtasin për korrupsionin që bëhet në mes të rrugës, në derën e instit...
Bulqizë- Altin Tola, administratori i Njësisë Administrative të Ostrenit, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku humbën jetën tre anëtarë të familje...
GREQI– Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje të përgjakshme me thika me disa pakistanezë. Mediet greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orën 2...
TIRANË– Një gërvishtje makine ka bërë që dy drejtuesit e mjeteve dhe një grup efektivësh të përfshihen në një përleshje masive. Në një denoncim të publikua...
Bulqizë-Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e Ostrenit në Bulqizë, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tola, Rajmonda Tola, me dy fëmijët, Rudina Tola dh...
Tiranë- 8 kandidatët që janë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, këtë javë do t’i nënshtrohen testit të Poligrafit ose “makinës të së vërtetes”. Më...