LIVE UPDATES
Aktualitet

“Çmenduri, do thelloj studimet”, Çili flet pas daljes nga qelia, avokati: Kemi fituar betejën por jo luftën

2 Mars 2020, 10:18 Nga DOSJA
“Çmenduri, do thelloj studimet”, Çili flet pas daljes

TIRANË– Botuesi Henri Çili është shprehur se pas ditëve që kaloi në burg duhet të thellojë studimet e tij në fushën e të drejtës penale, pasi e gjithë kjo i është dukur një çmenduri. Në një prononcim për “Newsbomb”, Çili u shpreh se fakti që akuzohej për ndikim tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Alikon, dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, i duket absurditet.

“Një absurd i paimagjinueshëm, deri në kufijtë e çmendurisë. Gjithsesi ishte një provë e vështirë që më bindi se duhet të thelloj studimet e mia në fushën e së drejtës penale,”– tha Çili në Përmet, pas lirimit nga burg. Ndërsa avokati i botuesit dhe pronarit të Universitetit Europian të Tiranës, Andi Duraj, u shpreh se Gjykata e Përmetit veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë. Në një prononcim për “AbcNews”, Duraj tha se sipas tij është fituar beteja por jo e gjithë lufta.

Pjesë nga intervista

Si u arrit lirimi i Henri Çilit?

Duraj: Për të mos nxjerrë sekretet e hetimit, nuk kemi të bëjmë me akuza por me dyshime që logjikisht nuk qëndrojnë me njëra- tjetrën. Gjykata veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë. Në lidhje logjike nuk qëndronin dhe si akuza. Kur të dalë vendimi i Gjykatës do të shikoni edhe lapsuset që janë bërë. Kam nënshkruar deklaratë që nuk mund të bëj publike të dhënat. Ne fituam një betejë, por jo luftën, do ta quajmë fitoren kur të mos ketë asnjë lloj mase sigurie.

Ku ndodhet Henri Çili?

Duraj: Është duke nënshkruar procedurat në bazë të ligjit, shpresoj të bashkohet sa më shpejt me familjen.

Keni informacion se kush është zyrtari i alrtë që pretendon Prokuroria?

Duraj: Nuk ka asnjë lloj zyrtari të lartë të përfshirë gjithçka është aludim. Sipas fakteve të administruara.

Kush e sajoi keni informacion?

Duraj: Shpresoj të jetë keqkuptim.

Ai që e ka komentuar këtë çështje ka qenë edhe kunati i Çilit, Gazmir (Enri) Ajdinaj. Ky i fundit, në një lidhje telefonike me “Report tv”, tha se e gjitha është një skenë për t’i prishur imazhin Çilit, pasi botuesi nuk ka ndërhyrë në asgjë. Kunati i Çilit shtoi se vetë botuesi e ka frikë ligjin dhe se edhe kunatin e tij e takonte shumë rrallë.

Henri Çili s’ka lidhje fare. Ai nuk ka ndërhyrë. Vëllezërit Aliko i kam takuar në burg dhe më kanë kërkuar avokat. Studioja e Çilit sërish nuk ka lidhje. Studioja ende nuk kishte marrë asnjë dosje. E gjithë kjo skenë është bërë për t’i prishur imazhin Çilit. Në përgjime s’ka asnjë premtim. Është politike. Çili ka frikë nga ligji dhe mua më takonte rrallë,”– tha Ajdinaj. Nga ana tjetër, në një reagim zyrtar, Gjykata e Lartë shprehet se Ardian Dvorani s’ka pasur kontekt me askënd dhe se dosjet shqyrtohen sipas radhës. “Ardian Dvorani nuk ka pasur kontakt me asnjë person. Dosjet shqyrtohen sipas radhës së ardhjes së tyre,”– thuhet në reagim. Gjykata shton gjithashtu se aksush nuk mund të marrë përsipër që të ndërhyjë në zgjedhjen apo ndërmjetësimin e një çështjeje për të favorizuar njërën palë.

Një natë më parë, Gjykata e Përmetit dha masën “në detyrim paraqitje” për Henri Çilin, i cili u vu në prangat e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”.  “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço. Në burg u lanë 16 persona, ndërsa tashmë dosja është në duart e SPAK. Ndërkohë sot pritet të jepet masa e sigurisë për Betim Shkupin dhe biznesmenin Sait Fishta.

Por pse u bë operacioni “Mezhgorani”, dhe cilat ishin akuzat?

Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë. Një ditë më parë gjatë seancës gjyqësore, Çili është shprehur para gjyqtarit se përgjimet e publikuara si provë në Gjykatë janë të vërteta dhe janë bërë në studion e tij ligjore, të cilën e përdor për ndërmjetësim, dhe bisedat janë bërë Brenda natyrës së punës. Ndërsa për kunatin, Çili është shprehur se ai duhet të mbajë vetë përgjegjësi për shkeljet e veta ligjore, nëse ka bërë. Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i Çilit është arrestuar dhe është lënë në burg disa ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet eksploziv.

Dosja “Mezhgorani” tashmë është në duart e SPAK, pasi pas dhënies së masave një natë më parë, Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “mezhgorani“ andi duraj gazmir ajdinaj henri cili “mezhgorani“ andi duraj gazmir ajdinaj henri cili

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet