LIVE UPDATES
Insights

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kë po mbështetin miliarderët?

Në fakt, rreth 2 javë më parë, në shtetin e Iowa-s, guvernatori 45-vjeçar i Floridës, Ronald Dion DeSantis, një pasardhës i emigrantëve nga Abruzzo, i njohur edhe si Ron, kandidat për nominimin republikan për vitin 2024, deklaroi gjatë një interviste se duhet parë më vëmendje “se ku përfundojnë paratë” për të kuptuar se kush mund të përfaqësojë një kërcënim për të padurueshmin Donald Trump.

5 Dhjetor 2023, 09:55 Nga a.d

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kë po mbështetin

Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë një aspekt të politikës që tërheq interesat ndërkombëtare, si për rrjedhën e parave (dhe rrjedhimisht pushtetit) që është në lojë, ashtu edhe për strategjitë globale të planifikuara dhe të premtuara për të ardhmen. Një vit përpara zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen në nëntor 2024, për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, dhe me përfaqësuesit aktualë politikë “demokratë” dhe “konservatorë” që ndahen nga një fije e hollë, është me interes të veçantë të vëzhgojmë se cilat rrugë do të ndjekin flukset e parave që do të shpërndahen nga kapitalistët amerikanë, për të kuptuar se cilat figura politike do të jenë në qendër të vëmendjes për nominimet presidenciale.

Në fakt, rreth 2 javë më parë, në shtetin e Iowa-s, guvernatori 45-vjeçar i Floridës, Ronald Dion DeSantis, një pasardhës i emigrantëve nga Abruzzo, i njohur edhe si Ron, kandidat për nominimin republikan për vitin 2024, deklaroi gjatë një interviste se duhet parë më vëmendje “se ku përfundojnë paratë” për të kuptuar se kush mund të përfaqësojë një kërcënim për të padurueshmin Donald Trump.

Nga deklarata të ndryshme, pak a shumë të hapura, duket se miliona dollarë po shkojnë tashmë drejt rivales së tij, 51-vjeçares Nikki Haley, ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut.

Kështu, zyrtarisht, të martën e 28 nëntorit, vajza konservatore e 2 emigrantëve indianë mori mbështetjen e familjes Koch që kanë financuar dhe kontrolluar prej dekadash sferën politike konservatore. Shoqata AFP, “American për Prosperity”, e themeluar në vitin 2004 dhe e lidhur me dinastinë Koch, aktualisht e kryesuar nga Emily Seidel, deklaroi përmes përfaqësuesit të saj se është entuziaste për kandidaturën e Nikki Haley.

AFP merret me mbledhjet e fondeve për fushatën elektorale, dhe në këtë rast, është shprehur se është e angazhuar për t’i ofruar popullit amerikan mundësinë për të kthyer faqe në raport me politikën aktuale. Synimi është që kandidati i saj të fitojë zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane dhe më pas të mposhtë Joe Biden.

Diçka që është e mundur duke pasur parasysh imazhin e “të marrit dhe të çorientuarit” që ofron çdo ditë banori aktual i Shtëpisë së Bardhë edhe para mediave botërore. AFP synon një ndryshim të qartë, duke nënvizuar se Donald Trump dhe Joe Biden janë e kaluara, dhe se ata përfaqësojnë vazhdimin e “spirales negative në politikën e vendit”.

Pozicionimi i AFP-së është i qartë: një dënim i “negativitetit” të Trump, i manifestuar nga disfata dhe “faktorët anësorë”, duke deklaruar se Haley do ta rriste konsensusin në shoqërinë amerikane dhe do të tërhiqte votues të pavendosur, të moderuar dhe të pavarur, të cilët nuk do të votonin kurrë për Trump.

Por sa para ka mbledhur deri tani “American for Prosperity”? Natyrisht, me gjithë “transparencën ekonomike në fushën e financimit politik”, shifrat duhet të interpretohen. Në çdo rast, duke pasur parasysh numrin e vullnetarëve të angazhuar në mbarë SHBA-në, të angazhuar në grumbullimin e dollarëve, duket se deri në vitin 2024, mbi 70 milionë dollarë janë tashmë në arkat e shoqatës së drejtuar nga familja Koch.

Nga këto, të paktën 9 milionë dollarë jenë investuar për t’iu kundërvënë kandidaturës së Trump në ato shtete ku në fillim të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e para paraprake, përkatësisht New Hampshire, Karolina e Jugut dhe Iowa.

Në një sondazh të botuar në fund të tetorit nga Des Moines Register, gazetë e Iowa, Haley konsiderohej tashmë në të njëjtin nivel me DeSantis, por ende shumë prapa Trump. Ndërsa në një sondazh të nëntorit nga uebsajti FiveThirtyEight, i specializuar në analizat politike dhe sportive, Haley është përpara Desantis në Karolinën e Jugut dhe New Hampshire.

Për momentin, tendenca e “donatorëve” është drejt Haley-t. Animi i hapur i Kochs përkrah Haley u cilësua si një fyerje nga Ron DeSantis, dhe krijoi mbi të gjitha një prirje që i nxiti miliarderë të tjerë të vlerësonin kandidaturën e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut.

Kështu pas një momenti reflektimi, bashkëthemeluesi i zinxhirit të dyqaneve Home Depot, miliarderi Kenneth Langone, shprehu gjithashtu interesin e tij për kandidaturën e Haley. Në fakt, manjati 88-vjeçar, me një pasuri prej gati 7.4 miliardë dollarësh, shpjegon se nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij përfundimtare.

Megjithatë deklaron se është i impresionuar nga Haley, duke e vlerësuar edhe pozicionin e saj “të arsyeshëm” mbi abortin. Shumë shpejt ai do të takohet me Nikki Haley-n në Nju Jork, por nuk ka dyshim se mbështetja është shprehur tashmë.

Gjithsesi, një tjetër peshë e rëndë në botën e financave në SHBA, themeluesi i fondit të investimeve Citadel, Kenneth Griffin, pasi tërhoqi mbështetjen e tij për DeSantis, ka shprehur tani mbështetjen e tij për Nikki Haley. Pra për republikanët, duket se sfida kryesore do të jetë mes Haley dhe Trump. Duke pasur parasysh që Donald Trump e njeh në mënyrë të përsosur dinamikën e fluksit monetar, asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. Të paktën për momentin.

Sondazh

Poll
Insights 4 Dhjetor 2023, 11:11 a.d

A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?

Foto ilustruese Nga Nadim Koteich “The Spectator” Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbajti javën e kaluar një q&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet