LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet

• Seanca plenare ka nisur me një minutë heshtje ditën e sotme për vrasjen e efektivit Enea Mekolli në Korçë. • Temë diskutimi në këtë seancë mes opozitës dhe qeverisë u bë edhe çështja e Zvërnecit. • Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij kritikoi ashpër qeverinë, duke thënë se përdori ujë ndaj protestuesve paqësorë, të cilët po protestonin kundër projektit të Zvërnecit. • Berisha theksoi se në atë tubim u goditën me topa uji edhe foshnje dhe të moshuar. • Sa i përket mospjesëmarrjes së Ramës në Kuvend, Lideri i opozitës e cilësoi si antikushtetuese dhe antiligjore, teksa shtoi se ka një mungesë transparence për investimin disamiliardësh në Vlorë. • Sipas tij, kur një qeveri pranon një projekt ide të një investitori të huaj, nuk mund t’i japë kurrë leje zhvillimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror. • Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tualant Balla iu përgjigj Berishës lidhur me organizmit e antimitingut në Vlorë. • Në lidhje me këtë, Balla tha se deklaratat e Berishës janë diversion, ndërsa theksoi se PS organizon festa me rastin e 35-vjetorit. • Balla shtoi më tej se Rama si kryetar i PS e ka mundur 8 herë rresht PD-në, ndërsa theksoi se do e mund përsëri pas një viti dhe në vitin 2029. • Duke folur për projektin e Zvërnecit, Balla tha se ai është një investim historik që nuk duhet humbur dhe që do ta ndihmojë Shqipërinë të ngjitet mes destinacioneve më të zhvilluara turistike.

16 artikuj për këtë temë.

5 ORE ME PARE

"Po shkel të drejtat e njeriut"/ Braçe nga Kuvendi: Greqia s’ka asnjë të drejtë të mbajë sigurimet shoqërore të shqiptarëve

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar shtetit grek që të nënshkruajnë marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë. Sipas tij, e drejta e sigurimeve shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Greqi është një e drejtë themelore e tyre, që po iu mohohet. 

Ai tha më tej se kryedemokrati Sali Berisha në kohën që ka qenë kryeministër, nuk ka bërë asgjë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Sa i përket protesta kundër projektit në Zvërnec, Braçe tha se atje ka shumë qytetarë të ndershëm, ashtu siç ka edhe njerëz që kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime politike.

“Ajo që dhemb shumë në këtë histori, është marrëveshje me Greqinë. Berisha ka qenë disa herë kryeministër i Shqipërisë disa herë, por nuk ia doli të arrijë një marrëveshje për punëtorët shqiptarë që kanë qenë, kanë punuar e kontribuar, kanë mbajtur ekonominë e Greqisë, në harkun e viteve të tij. Edhe sot që e kishte mundësinë të fliste për këtë gjë, nuk e tha asnjë fjalë. Sepse për të shqiptarët e Greqisë, apo punëtorët shqiptarë të Greqisë, janë kundërshtarë. Janë njerëz që kanë votuar 90-95% PS-në.

Prandaj për ta nuk duhet folur. Kjo nuk është një histori pensionesh, por një çështje themelore e të drejtave të njeriut, e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi. Greqia s’ka asnjë të drejtë të mbajë atje kontributet e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve. Kur nuk u jep atyre asnjë shërbim. Konkurrojmë ne si vende fqinje edhe për informalitet. Greqia po shkel të drejtat themelore të shqiptarëve. Polakëve e rumunëve Greqia ua ka njohur sigurimet shoqërore. Si ka mundësi që Greqia kujtohet për të drejtat e shtetasve shqiptarë këtu në Shqipëri dhe nuk kujtohet për të drejtat e shtetasve shqiptarë në Greqi.

Me thënë të drejtën Sali, unë nuk hiqem, unë jam. Ashtu siç edhe ti Sali je. Të njohin shqiptarët, të njohin ndërkombëtarët, të njeh edhe drejtësia. Je njeri i famshëm Sali në këtë lëm. Por kjo që bën që një ditë thua një gjë, ditën tjetër thua një gjë tjetër, natyrisht që kjo na ndan. Unë nuk e bëj dot atë gjë. Unë them qartësisht atë që mendoj. Me këtë historinë e kësaj protestës, unë nuk e ndërroj qëndrimin si ty.

Në atë protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politik. Janë banalë. Janë gjithmonë atje në atë protestë. Ashtu siç ka doemos njerëz që protestat duan t’i evidentojnë, t’i bëjnë më të mëdha seç janë. Janë edhe këta konspiracionistët konservatorë që sajojnë shitjen e një vendi, ashtu siç ka edhe të rreshtuar me ta, që i bësojnë të gjitha. Në fund ka edhe rrugeçër banalë, që nuk u vjen turp fare nga robt e tyre, kur shajnë robt e të tjerëve”, tha Braçe./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga Greqia përmbylljen e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore, duke theksuar se qindra mijëra shqiptarë që kanë punuar për dekada në vendin fqinj meritojnë të përfitojnë pensionet e tyre. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Shqipëria ka arritur tashmë marrëveshje të tilla me dhjetë vende të Bashkimit Europian, ndërsa negociatat me Greqinë duhet të përfundojnë sa më shpejt.

Ai reagoi edhe ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme greke për të ngjarjet në Nartë. Balla theksoi se vendi ynë respekton plotësisht kriteret europiane, por kundërshtoi pretendimet që Narta të konsiderohet territor i minoritetit grek. Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Ballës iu kushtua edhe debatit për investimin në Zvërnec. Ai mbrojti projektin dhe deklaroi se investitorët nga Katari kanë investuar deri tani 225 milionë dollarë, ndërsa shteti shqiptar ka detyrimin ligjor të garantojë investimin.

Sipas Ballës, SPAK duhet të hetojë çdo dyshim mbi dokumentacionin e pronave, por kjo nuk cenon të drejtat e investitorëve që kanë investuar në Shqipëri. Ai akuzoi gjithashtu kundërshtarët e projektit se po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik përmes shpërndarjes së pamjeve dhe informacioneve që krijojnë perceptimin e një situate të tensionuar në vend.

Gjatë debatit në Kuvend, Balla sulmoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për qëndrimet e tij lidhur me protestat për Zvërnecin. Sipas tij, Berisha ka ndryshuar qëndrim brenda pak ditësh, lidhur me investimin. Balla dënoi gjithashtu çdo përpjekje për të zhvendosur protestat pranë selive të partive politike, duke argumentuar se veprime të tilla mund të krijojnë përplasje të panevojshme mes militantëve dhe të largojnë vëmendjen nga kauzat qytetare.

Fjala e plotë:

E kuptoj shumë mirë që i ka ngelur fiksimi te festat e PS-së, sepse ne i kemi aty të gjithë ata që e themeluan PS-në, ata që janë ende gjallë dhe nderojmë me shumë respekt të gjithë ata të cilët e themeluan por sot nuk jetojnë më. Fati i keq i juaji është që zotëria i ka përzënë të gjithë dhe nuk mund të ftpjë asnjë prej themeluesve. I ka ngelur vetëm Tritani i shkretë, të cilin e mban si relike, sepse edhe dikur Tritani e mbani mend ç’ thoshte për Saliun, apo jo Tritan? Në thonjëza, faleminderit Bujar.

Tani, e para, çfarë piruete ishte kjo fjalë tani? E paimagjinueshme se si mund ta dredhi burri në një moshë kaq të përparuar! Brenda 72 orëve, të mbajë njeriu këtë ndryshim qëndrimi, erdhi këtu dhe tha se mbështes protestën, ndërkohë që vetë doli dhe tha: "Protestën e organizon Edi Rama." Para 72 orëve tha: "Këtë protestë e organizon Edi Rama sepse do të përzërë investitorët." Fjalë për fjalë. Tani, o jeni trembur se ju erdhën protestuesët te dera e partisë për të cilën unë e dënoj. Kush është prapa atyre që sjellin protestues në selitë e partive politike, ai nuk ia do të mirën protestës....Të lutem, o ti djalë, unë kur flet unë s'flas fare. Të lutem. E ke huq të keq këtë tash. Po pra, e pa, e the atë. Edhe ai qoftë që the ti, edhe ai qoftë që the ti, ai e ka shumë gabim. E ai e ka shumë gabim.

Unë thashë, unë thashë, kush sjell protestues në selinë e partisë, e ka shumë gabim. . Dhe kushdo që të çojë protestues, mbrëmë te selia e PD-së, parmbrëmë te selia e PS-së, e ka shumë gabim. Sepse fjala bie, në atë seli mund të qëllojnë militanë të partisë tjetër dhe kjo shkon në vëlla-përplasje. Gjë që nuk ju intereson. E dëgjova këtu zotërinë që iku, vjen këtu, e lëshon edhe ikën, se jo leje zhvillimi, jo a është investim... Tani, ka një ligj për investimet strategjike. Kush ka qenë arsye e ligjit për investimet strategjike? Që investitori t'i garantojë që kur vjen në Shqipëri, blen një tokë dhe në atë tokë do të investojë, është shteti garant. Kush e mban historinë? Erdhi Club Med 20 e kusur vite më parë. E kam takuar, djali i Giscard D’Estaing, ia kam harruar emrin, po mbiemrin e mbaj mend.

E kam takuar para 20 vitesh dhe më tregoi një histori që unë ta ndaj me ju sot. Erdhëm ta investojmë në Shqipëri. Negociuam me një palë pronarë. Bëmë marrëveshjen me ata pronarë. Pas disa ditësh na erdhën një palë pronarë të tjerë. Bëmë dhe një marrëveshje me ata pronarë të tjerë. Dhe pas disa ditësh, pasi kishim dy marrëveshje me dy palë pronarë, na erdhën dhe katër palë pronarë të tjerë. Historia, e dini, investimi nuk u bë. Në rastin në fjalë, investitorët nga Katari kanë investuar deri më sot 225 milionë dollarë pagesën dhe kanë blerë tokën. Me ligjin e investimeve strategjike, shteti është garanti që çfarëdo që të ndodhë dhe e nxis SPAK-un, bëj detyrën, e mbështet SPAK-un të bëjë detyrën t'i shkojë deri në fund kush e ka ndyrë veten dhe kush i ka ndyrë letrat e pronave, por investitori që ka dhënë 225 milionë dollarë ka garanci shtetin shqiptar.

Kështu thotë ligji i investimeve strategjike. Kush ka dy pare mend. Dhe këtu është e gjithë historia. Dy, edhe se për të gjithë këta vëllezërit e mi myslimanë që janë shqetësuar, që vijnë, na kanë ardhur nga Izraeli, unë nuk di që Katari dhe Izraeli janë dy vende të njëjta. Janë të ndryshme, të ndryshme për shumë, shumë arsye edhe për shkak të besimit, nëse do. Janë dy investitorë nga Katari që kanë paguar lekë. Se e gjithë kjo makineri, i gjithë ky algoritëm, TikTok-u, META, me të dyja Facebook-e, Instagram. Më shkruan një miku im, ish-kryeministri i Rumanisë sot, i kishin nxjerrë atje në Rumani një fotografi të Lungomares, të mbushur plot me njerëz aty thua se protesta po bëhej atje dhe ai ka rezervuar pushimet në Vlorë. Dhe e dinte, kujtonte se gjithë ajo ishte në Vlorë.

Ne e dimë fare mirë, nuk ka, ju vazhdoni, por këtu nuk ka asnjë dyshim që këtu ka një mu në kulm të sezonit, mun kulm të sezonit turistik, duhet shpërndarë imazhe që Shqipëria nuk ia vlen me bë pushime këtë vit se ka protesta. Është e qartë ajo, nuk ka asnjë dyshim. Megjithatë, më vjen shumë keq, po nuk e kam, unë personalisht nuk kam pasur asnjë dyshim që ky që po foli para meje do e dridhte. Nga mbështetësi i investimit, tani erdhi me qëndrim tjetër. S'është hera e parë. Nuk është hera e parë. Tani sa i përket kësaj marrëveshjes me Poloninë. Është një marrëveshje shumë e rëndësishme, ia kemi borxh diasporës shqiptare kudo që diaspora jeton. Jemi te vendi i 10-të anëtar i Bashkimit Europian dhe dy vende të tjera që janë në proces, Greqia dhe Spanja.

Dhe këtu përfitoj nga rasti dhe nga nderi i madh që më jep foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. E dëgjova me vëmendje deklaratën e Ministrisë së Jashtme Greke sa i përket detyrimeve që ka Shqipëria, për respektimin e të drejtave të minoriteteve, të drejtave të pronës. Buron nga kriteret e Kopenhagës, detyrimi që ka një vend që do ta anëtarësojë në BE, që të respektojë minoritetet, plotësisht e drejtë, por nuk pranoj dot që të më thonë që Narta është tokë e një komuniteti pakicë kombëtare. Narta është tokë shqiptare, autoktone! Dhe unë e di fare mirë, biles dikur, se aty ka pasur një komunitet që fliste një dialekt të gjuhës greke, por aq bukuri i thonin "Nartçe". Edhe si dialekt quhet "Nartçe". Pra, i zonës.

Por siç kemi bashkëjetuar të gjithë, jemi lidhur, edhe unë kështu jemi lidhur me minoritetin grek. Jemi martuar, jemi shtuar. Po, nuk mund të vish të thuash që atje janë vetëm grekë. Aty janë shqiptarë dhe ka dhe pjesëtarë të një pakice greke.
Dhe meqenëse qeveria greke shqetësohet për këtë dhe ne jemi të angazhuar të plotësojmë çdo të drejtë, çdo kërkesë, siç duam t’ia zbatojmë çdo shqiptari, tani kam dhe unë një kërkesë për qeverinë greke. Po kemi një milion shqiptarë që kanë, të paktën, që kanë punuar në Greqi për 35 vjet. Secili nga ne. Sa kanë punuar në të zezë, ca kanë punuar në të bardhë, në kuptimin e letrave, të atyre IKA- ve të famshme që i kanë qenë një të merr shkonin shqiptarët, pagunin “ikat” për 6 muaj, edhe pse punonin vetëm 3 muaj, se ndryshe s'merrje vizën.

Dhe e paguaje 6 muaj, pavarësisht se pjeshkë do mblidhje vetëm 3 muaj. Tani, qeverisë greke, i kemi hapur ato negociatat, në vitin 2022 filloi procesi, pati një ndërprerje për shkak të një rasti që u përdor politikisht. Tani kanë rifilluar negociatat, grupet e punës duhet të rimblidhen dhe unë mezi pres nga Parlamenti grek sikurse edhe nga Parlamenti i Shqipërisë që të votojmë edhe marrëveshjen siç e kemi sot me Poloninë për njohjen e dyfishtë të kontributeve shoqërore. Pra, shqiptarët që kanë punuar në Greqi për 35 vjet, qytetarët grekë që kanë punuar në Shqipëri për pjesën tjetër, t’u njihet kontributi shoqëror për efekt pensioni. Dhe besoj që ja ka Greqia kaq borxh, mijëra, qindra mijëra qytetarëve shqiptarë që kanë punuar atje për vite me radhë, sepse siç e tha ish-ministri i Financave të Greqisë para pak ditësh, tha një gjë shumë të bukur. Greqia tha: "Duhet ta dijë mirë se shqiptarët e shpëtuan ekonominë e Greqisë për këto 35 vjet."/Dosja.al

6 ORE ME PARE

"Narta është tokë shqiptare"/ Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Taulant Balla

TIRANËKreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Kryedemokratin Sali Berisha për ndryshimin e qëndrimit lidhur me investimin në Zvërnec dhe protestat që kanë shpërthyer së fundim. Gjatë fjalës në Foltore, Balla tha se Berisha është trembur nga protestuesit që shkuan dje para selisë së PD-së dhe ndaj ka ndryshuar edhe qëndrim. Balla dënoi gjithashtu grumbullimin e protestuesve para selive të PS dhe PD, pasi sipas tij, kjo mund të çojë në përplasje mes qytetarëve.

"E paimagjinueshme sesi mund ta dredhë burri në një moshë kaq të përparuar, brenda 72 orëve. Të mbaj njeriu këtë ndryshim qëndrimi. Erdhi këtu dhe tha që mbështes protestën, ndërkohë që vet doli dhe tha se protestën e organizon Rama sepse do të përzërë investitorët. Tani ose jeni trembur, se ju erdhën protestuesit te dera e partisë, që unë e dënoj. Kush është pas atyre që sjellin protestues në selitë e partive, nuk ja do të mirën partive. Kushdo që çoi protestues mbrëmë te selia e PD dhe parmbrëmë te selia e PS, është gabim.

Sepse atje mund të ndodhen militantë të partisë tjetër dhe çon në vëlla-përplasje. Në rastin në fjalë, investitorët nga Katari kanë paguar 225 milionë dollarë dhe kanë blerë tokën. Shteti është garant me ligjin e investimeve strategjike. Unë nuk di që Katari dhe Izraeli janë vende të njëjta. Një mikut tim në Rumani i kishin nxjerrë një foto nga Lungomare plotë me njerëz, sikur protesta bëhej atje. Në kulm të sezonit, bëhen këto gjëra që të krijohet përshtypja sikur në vendin tonë nuk bëhet turizëm. Nuk pranoj dot që të më thonë që Narta është tokë e një komuniteti pakice kombëtare. Narta është tokë shqiptare autoktone. Aty ka pasur një popullatë që fliste një dialekt të gjuhës greke, që quhej Nartçe”, tha Balla./Dosja.al

6 ORE ME PARE

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti akuza ndaj qeverisë duke i krahasuar me mafian beograde në Serbi.

Gjatë fjalës së tij në foltore, ai u shpreh se, një qytetar që i ka shkruar letër atij vetë, akuzon qeverinë se po bllokon qëllimisht certifikimin e pronave me Ligjin 7501 për t'ua dhënë ato oligarkëve apo të preferuarve të saj.

Ndërkohë Berisha vijoi me akuza ndaj qeverisë për mungesën e transparencës në projektet dhe investimet në vend.

Deklarata e Berishës:

"Që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato baçe. Që kanë djersën, kanë kockat e njerëzve të tyre. Po a e dini me çfarë keni folur ju me ta? Po turpi më i madh, mor! Ju keni folur me tela me gjemba!
Ata u gdhinë një ditë, e panë veten të rrethuar me tela me gjemba. Njërin prej tyre e dëgjova, të thotë tek thoshte se, unë i shkruajta një letër kryeministrit, ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më ktheu përgjigje. Se formularët e 7501-shit, mbi bazë detyre nuk ta dhanë pronën, nuk, nuk ta dhanë tokën në pronësi. Kush e ka ndaluar atë? Mafia! Si mund të ndalohet? Si nuk mund t'i jepet toka në pronësi atij i cili, ligji ia jep? Të gjitha këto pra, ju i shumëzoni me zero. Dhe në fund, skema, ju akuzoni se i keni shumë të përbashkëta. Këta i ka futur greku, këta i ka futur rusi, këta, ky, këta, ai një të çmendura kështu apo jo? Se luftë hibride, luftë e tillë, luftë atillë.

Mafie, mafie, dhe vetëm mafie jeni. Njëlloj si Beogradi. Po! Ata, ajo që ndodh në Beograd, po ndodh në Shqipëri. Ç'keshit ju? Pse kjo mungesë totale transparence? O zotëri, këtu janë këto probleme pronësie. Prit, t'i zgjidh këto. Po, o zotëri, edhe o shqiptar, do të investoj, por nuk do ndërtoj ndërtesë mbi një kate, dy kate apo tre kate. Sa është? O shqiptar, kjo do jetë zonë hoteliere apo rezidenciale? Kjo do sjellë këto, asnjë gjë të tillë. Sikur e ka pronë të veten ai.
Që po merr xhipen, po vjedh xhipen, 220 mijë metër katror, një nga kanjonet më të bukura në botë. E nga mos revoltohen qytetarët? Kanë 100% të drejtë. Mirëkuptoj plotësisht revoltën e tyre. Po, po. Po, po. Dhe... ndaloni, ndaloni menjëherë koncesionet, sepse do të keni të gjithë pasojat. Ja ku e kam këtu ceremoninë e ndarjes së pallaskave të krimit, eksponentëve të krimit socialist në Vlorë. Këtu i kam. Këtu! E keni parë atë? Mos gënjeni. Nuk, nuk po shkoni. Unë e di që, jo, jo, pse të them unë ty, më fal, më fal një minutë. Që ti mbrapa i fut thikën atij, shko tek... shkoni në China Club në Berlin.

Edhe çfarë ju thonë muret aty? Po që këtu tek unë, këtu del ti si veçel... bëhet si më i flakti i tij. Atë e di mirë unë. Ulu zi, ta them unë ty. Se thika që i fut atij, edhe ty t'i ka futur ato thika, në fakt. Po, po. Ju shkaktoni sëmundje të rënda kardiovaskulare. Ju shkaktoni autizëm.
Ju shkaktoni depresion. Nuk ndal kjo. Ne jemi për respektimin absolutisht, të orientimit të gjithësecilit, për të gjithë njerëzit, edhe nuk lëvizim nga kjo. Po të stimulosh, të shtatë takit të marrësh një identitet, dhe t'u bëj thirrje prindërve, të denoncojnë me forcën më të madhe këto akte ndaj fëmijëve të tyre. Këto akte të një perversiteti absolut. Të një dëmi dhe kërcënimi të madh të shëndetit të fëmijëve. Hajde, merrni pak, shihni. Se çfarë sjell, detronizimi pastaj. Se çfarë pasojash psikologjike kur pendohen. Sepse ju jepni hormonet e njërit seks seksit tjetër.", tha Berisha./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si antikushtetuese dhe antiligjore mos pjesëmarrjen e Ramës në Kuvend. Në fjalën e tij në foltore, Berisha tha se ka një mungesë transparence për investimin disamiliardësh në Vlorë.

Sipas tij, kur një qeveri pranon një projekt ide të një investitori të huaj, nuk mund t’i japë kurrë leje zhvillimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror.

Deklarata e Berishës:

"Është antikushtetuese, antiligjore fshehja që i bëni kreut të Meduzës, Edi Ramës, që nuk guxon të vijë këtu në parlament të mbajë përgjegjësi për të gjitha aktet katastrofale të qeverisjes së tij.
Fshihet prapa, të më falni zonjat, në kuptimin absolutisht jo të keq, prapa fustanit të grave. Një herë rri peng i Belindës, tani i thotë kësaj zonje që do më përfaqësosh mua. Dhe betimi i saj se mua nuk më shkruan njeri fjalimin, pak se po nuk foli urtësia artificiale dy fjali nuk i lidh bashkë. Ndaj që të mos themi “cherchez la femme”, hiq dorë nga përfaqësimi antikushtetues i kreut të Meduzës. Thuaji që nuk më lejon kushtetuta. Nuk mundem. Kam ligj. Morali i shtetit është kushtetuta. Neni 110 nuk thotë se kur mungon kryeministri e zëvendëson Erjona. Jo. Ndaj dhe hiqni dorë nga këto skema.

Silleni këtu, jeni mësuar këtu flisni nga 4 orë, të mos guxoni të nxirrni një fjalë nga goja.
Të nxirrni fjalët e këqija që po i bëni këtij vendi nuk kanë fund. Merrni pak revoltën qytetare.
Çfarë qëllon në bazë? Në bazë të saj qëllon pa asgjë... mungesa absolute e transparencës. Zero transparencë. Në një aferë e cila siç e shihni është bërë botërore, botërore. Si ka mundësi që asnjë deputet, asnjë qytetar i Vlorës apo i Shqipërisë nuk dinë absolutisht asgjë për këtë investim disa miliardësh. Po le të marrim pak nga ana qeveritare, shtetërore. Kur një qeveri pranon një projekt ide të një investitori të huaj, nuk mund t’i japë kurrë leje zhvillimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror. Dhe çfarë del tani? Qartësimi i pronësisë.

Nga koskat mafioze... fjala e keqe... Pirin Ndreu... Po, po, e sheh si të them unë ty. A të kujtohet kur dilte thoshte ka ardh Gjoni, Gjoni nga Mirdita, dëgjo, dëgjo këtu. Ka ardh Gjoni nga Mirdita thoshte dhe na i ka marrë kaq hektarë në Karaburun. Ja kush i ka. E di cili është Gjoni nga Mirdita? Është Pirini nga Lezha. Është Agaçi nga Berati. Po, po. Mos u... çfarë të them unë ty, shko gjeji.
Shko te Pëllumb Petriti pak, merru me të. Prandaj dhe ja dalin këto. Pse nuk i bëni, pse i fshihni këto ju? Kur një qeveri vendos për të mbështetur një investim në një zonë të mbrojtur, qeveria shpall parimet. Shpall parimet mbi të cilat e bazon mbështetjen. Dhe ato parime janë të stipuluara në direktivën e Komisionit Europian Natura 2000.

Dhe pastaj nën direktivat që kanë ardhur në vite. A din... a ka një zotim? A keni parë ju ndonjë studim të mjedisit? Ndonjë studim strategjik të mjedisit? Zero keni parë. S’ka transparencë, zero.
Keni parë ju një direktivë çfarë do ndërtohet, sa kate do jenë ato që do ndërtohen, me çfarë materiale do ndërtohet, çfarë habitati do preket, si ky habitat do kompensohet? Dhe a lejohet apo s’lejohet nga direktiva Natura 2000? Se në qoftë se s’lejohet, absolutisht do t’i vësh drynat Brukselit se nuk pranohesh. Sepse pasuria natyrore e një vendi është pasuri e Europës.
Zonat e mbrojtura të një vendi janë për vendin por për mbarë Europën. Dhe ato kanë një ligj shumë të fortë. Ku i keni këto ju? Asnjë. Asnjë, zero. Deklaroi se është bërë një konsultë me profesorë, me akademikë, me ekspertë. Dakord. Nuk them që s’është bërë, mund të jetë bërë. Po e dini ju që krahas profesorëve, krahas akademikëve, janë dhe ca të tjerë aty që kanë akademinë e shekujve. Janë ca banorë aty, janë ca fshatarë, që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato ullinj.", tha Berisha./Dosja.al

10 ORE ME PARE

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut, se nuk keni ku çoni lekët e parave të pista

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Eno Bozdo

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka kërkuar që të rikthehet  ligji për investimet strategjike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozo ngriti shqetësimin se është betonizuar bregdeti i jugut, ndërsa kërkoi që ky fenomen të ndërpritet.

Deputeti demokrat tha se kjo ndodh pasi investohet me lekët e parave të pista.

Eno Bozdo: Dëmi që i ka bërë aeroporti i Vlorës Nartës, është një dëm që do rëndojë gjatë mbi Nartë. Ajo gjë u bë vetëm për babëzi. Keni në dorë të ktheni ligjin për investimet strategjike. Si është bërë bregdeti i jugut, i betonizuar, është bërë si hoje blete. Kush e bëri këtë? Ne në opozitë apo ju?

Keni në dorë të tërhiqni këto ligji, bëjeni tregoni që nuk jeni ata që qëndroni pas këtyre. Keni të dorë të mos betonizoni Shqipërinë. Se s’kemi ku çojmë lekët e parave të pista…dhe ju flisni për turizëm, mjedis./Dosja.al

10 ORE ME PARE

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Muçi dhe Strazimiri

TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri pati një përplasje në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçin. Në fjalën e tij, Strazimiri e ka quajtur Muçin si “marksist-leninist” si dhe “komunistuc”. Sipas deputetit demokrat, po përkrahin protestën e Zvërnecit kur ndërkohë ka dalë urdhri për terapinë hormonale të transgjnorëve. 

 

“Tani dy fjalë për të gjithë dashnorët e flamengove dhe pelikanit kaçurrel. Ti, Lenini… nuk mund të të dhimbset pelikani kaçurrel dhe flamengo ditën kur këta kanë nxjerrë fonde me terapi për të ndryshuar seksin e fëmijëve tanë. Me taksat tona, që të dhimbsen aq shumë. Atë sheshin që e ke plot aty, 60-70% e ke demokratë. ‘Rama dhe Berisha njësoj në burg’, ke nxjerrë dje një pankartë dhe disa qindra prej atyre i ke sjellë të PD-së. Marksista-leninista të vegjël… Marsi ka një faturë të papaguar… Ti, komunistuc i vogël, jashtë kohe… qorra apo çfarë jeni ju që vazhdoni të thoni Marksi dhe Lenini? Mirë është po ta paguash ti, të vijnë ta paguajnë këta. Nëse do ta hapësh këtë lojë, ne e hapim, por ty nuk të leverdis. Gjëja e vetme që ke bërë duke çuar njerëzit atje është se treçerekun e sheshit i ke larguar, se nuk është protestë politike, por qytetare. Me kujdes herë tjetër, edhe me batuta, edhe me të gjitha, fol se të përgjigjem prapë unë”, tha Strazimiri.

Ndërsa Muçi iu përgjigj se të rinjtë që protestojnë s’njohin Marksin, por Berishën dhe Ramën, ndaj protesta është kundër tyre.

“Meqenëse këtu ndodh shpesh që nga të dyja krahët të më referohen mua dhe Lëvizjes Bashkë si marksistë dhe leninistë, dua t’u them që ata të rinj që protestojnë në atë shesh nuk e njohin Marksin. Ata që kur kanë hapur sytë kanë parë Sali Berishën, që kur kanë nisur të ecin kanë njohur Edi Ramën. Ata të rinj dhe të reja protestojnë kundër jush, kundër dëmit që i keni bërë këtij vendi, kundër shkatërrimit. Dilni dhe jepuni llogari! Mund të vazhdoni pafundësisht me batuta të dala boje. Ju duhet të mbani përgjegjësi për çfarë keni bërë 35 vjet dhe keni fytyrë e na drejtoheni ne!”, përfundoi Muçi./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdori ujë ndaj protestuesve paqësorë, të cilët protestonin kundër projektit të Zvërnecit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se foshnjet e pranishme në protestë u goditën me topa uji.

Sali Berisha: Qëndrimin stalinist të Edi Ramës për të organizuar antimitig në Vlorë çka përbën një akt të shëmtuar kriminal, kriminal. Ndaj dhe merrni masa të anuloni kundërmitingun. Po garantoj shërbëtorët e qeverisë se kurrë, kurrë asnjë forcë në botë nuk mposht dot këtë opozitë o mjeranë. Dhe se opozita e opozitës është shërbëtorja më e shpifur e qeverisë, është loja e ndyrë e Edi Ramës.

Harroi kush se ne do pajtohemi me aktet e Edi Ramës, me epitetet e tipit të Spiro Kolekës e Enver Hoxhës, xhelatit Rama që u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që përdor kundër nënave me fëmijë? Po, po e gjuajti foshnjën në karrocë, nuk e patë ju? Prandaj dhe, sepse partia e krimit ju ka vënë një fasho përpara. Prandaj të parat që do të ngriheshin sot këtu. Pra këto janë të gjitha, nuk ka asgjë që mund të devijojë këtë forcë politike, asgjë. Qëndron dhe do qëndrojë e palëkundur në parime./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet

TIRANË- Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetit Piro Vengu, kreu i PD-së Sali Berisha në sallën e parlamentit, ka deklaruar se ai ka dezertuar nga ushtria. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua Vengut duke i thënë se, ka mashtruar duke thënë se është pasaardhës i Marko Boçarit, kur në fakt është një kallajxhi.

"Parafolësi, pasi dezertoi nga ushtria, bëri mashtrimin madhor se është pasardhës i Marko Boçarit. Dhe se Sali mos i bjer në qafë kot një deshendenti të Marko Boçarit, se pavarësisht se ka marrë nënshtetësinë greke, nuk mund të bënte shërbim ushtarak në Greqi. Marr vesh unë, ky është pasardhës i një familje kallajxhi, krahina e tyre është një krahinë e mrekullueshme, fshati i tij është fshati i kallajxhive, të tjerët janë burra viganë si Andon Zako dhe të tjerë. Të të them disa vargje të Kati Spirit që i ka për ty konkretisht, por nuk i them, sepse nuk dua të prish mjedisin këtu. Në këtë moment, edhe njëherë kërkoj të hiqet dorë nga antimitingu që keni planifikuar nesër në Vlorë. Dhe ti çfarëdo që të bësh, njeri dezertor… Ke dezertuar apo jo? Thuaju a ke dezertuar apo jo? Thuaju shqiptarëve, dezertove nga ushtria apo jo? Dhe more pastaj e dole në krye të ushtrisë," tha Berisha./Dosja.al

10 ORE ME PARE

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tualant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me organizmit e antimitingut në Vlorë. Në lidhje me këtë, Balla tha se deklaratat e Berishës janë diversion, ndërsa theksoi se PS organizon festa me rastin e 35-vjetorit.

Balla shtoi se Edi Ramën kryetar të PS e ka mundur 8 herë rresht PD-në, ndërsa theksoi se do e mund përsëri pas një viti dhe në vitin 2029.

“Zoti Berisha të shoh që insistoni me padurim që të merrni pjesë në festat e 35 vjetorit të PS. Ne kemi një kalendar të parashikuar te festave tona, sigurisht që ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e PS as në Vlorë, as Tiranë dhe asgjëkundi. Ne jemi kemi mundur 15 herë nga 20 beteja elektorale. Me Edi Ramën kryetar të PS ju kemi mundur 8 herë rresht, do ju mundim përsëri pas një viti, do ju mundim edhe në 2029. Prandaj diversionin tënd se nesër në Vlorë paskemi antimiting, ne kemi  një festë ditëlindje dhe populli i Vlorës është kryeqyteti i PS. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush”, tha Balla./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Ardit Bido

TIRANË- Deputeti socialist Ardit Bido ka shpërthyer në akuza ndaj radhëve të opozitës, duke i denoncuar për heshtjen e tyre totale përballë ngjarjeve të 30 majit. Deputeti theksoi se e vetmja instancë që kërkoi llogari nga Ministria e Brendshme ishte një grup deputetësh të mazhorancës, ndërkohë që opozita mbylli sytë.

“Ku ishit ju teatri? Pse u kujtuat të nesërmen kur patë se kishit sentiment publik dhe  të shfrytëzoni sentiment publik?. Jeni të pabesueshëm! Nuk folët kur ishte për të folur, dolët dhe na bëni shoë sot! Ulaj, Ulaj, Ulaj, pse u ulët? Kur keni këtu emra, dilni flisni me emra! Fisi Moçka, fisi Balliu kanë të drejtën e pronësisë! Pse s’e thoni? Sepse s’keni guxim, sepse jeni hipokritë!”, tha Bido./Dosja.al

11 ORE ME PARE

"Sulmuat qytetarët me ujë dhe piper"/ Kapri thirrje Lamallarit: Nga cila luftë hibride rrezikohet Shqipëria?

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuar praninë e Ramës në seancë për tu përgjigjur pyetjeve në interperlanca. Në fjalën e tij në Kuvend, Kapri kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe ministrit Lamallari për atë që ndodhi dje në protestën para Kryeministrisë dhe jo vetëm.

"Guximi juaj për të shkelur rregulloren është përtej imagjinatës. Mohoni nene e Rregullores, neni 95, ku thuhet se të mërkurave është seancë pyetje-përgjigje. Kemi bërë pyetje për Ramën dhe ai duhet të vijë këtu të japë përgjigje, kjo nuk delegohet dot. Nuk e mbani seancën e të mërkurës që Ram a të japë llogari këtu. Kemi sjellë kërkesën në Kuvend. Ju lutem silleni në momentin më të parë të mundshëm në Kuvend. E dyta kemi bërë kërkesë edhe për ministrin, për dhunën e ndodhur në Rrjoll. Rama tha dje jemi në luftë hibride, dil jep llogari nga kush po sulmohemi meqë drejton anti-terrorin. Në ’90 Rama e mbushi Tiranën me “Enver Hitler” dhe Ramiz Alia nuk bëri gjë. Dje sulmuat qytetarët me ujë me piper, nuk e mbajti dot gardhi protestën. Lejini dopio-standardet jep dorëheqjet nëse ke guxim," tha Kapri./Dosja.al

11 ORE ME PARE

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste dhe akt përçarës

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se ky është një praktikë fashiste dhe akt përçarës. 

Lideri i opozitës dënoi gjithashtu edhe dhunën ndaj qytetarëve në protestë.

“Denoncoj me forcën më të madhe vendimin e kreut të Meduzës, kreut të organizatës kriminale për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitungun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se antimitingjet tuaja nuk do të tolerohen, do të marrin atë përgjigje që do të mjeroheni me të. A ka akt më të turpshëm të marrësh nënpunësit dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? Hiqni dorë, anulojeni. Keni dërguar mesazh te të gjithë punonjësit e të gjithë Jugut, njësoj si Ramiz Alia që donte të shpallte Republikën e Vlorës me vullnetarët e Enverit. Tani janë vullnetarët e Edit. Dënoj edhe dhunën ndaj qytetarëve në protestë. Është fashiste, staliniste praktika e anti-mitingjeve. Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë” tha Berisha./Dosja.al

11 ORE ME PARE

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Redi Muçi

TIRANA- Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi ka deklaruar se rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë, e cila sipas tij është e krimbur dhe kalbur nga korrupsioni. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi u shpreh se Shqipëria po zien nga entuziazmi, ndërsa thirrja e protestuesve "Rama në burg dhe Berisha në burg", është kërkesë e vërtetë.

“Rendi i ditës që ju lexuat si përket kësaj seance. Rendin e ditës e kanë vendosur ata të rinj dhe të reja që po protestojnë. Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e një qeverie, të krimbur dhe kalbur nga korrupsioni. Mos e vazhdoni më këtë teatër patetik. Shqipëria po zien nga entuziazmi. Rama në burg dhe Berisha në burg, kjo kërkesë është e vërtetë. Kjo do t’ju lejojë dhe ju të jeni më të qetë.”, tha ai./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa kërkoi llogari në Kuvend për mospërfshirjen e interpelancës së saj me ministrin e Mjedisit në lidhje me Zvërnecin. Në fjalën e saj në Kuvend, Zhupa theksoi se qeveria duhet të tërhiqet pasi s’ka turizëm të qëndrueshëm me beton.

Kam kërkuar interpelancë me ministrin e Mjedisit për projektin e Zvërnecit. Ku e keni ministrin? Pse nuk është futur në rendin e ditës interpelanca? Bëtë Gjirin e Manastirit kompleks, nuk pyetët se ishte zonë e mbrojtur, Butrintin po ashtu… nuk po pyesin as për Zvërnecin. Sot shqiptarët janë çuar, për një betejë që unë e kam nisur që me Butrintin dhe PD e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm. Duhet të tërhiqeni dhe të trembeni nga shqiptarët e ndershëm që protestojnë atje përtej cdo partie. Nuk mund të thoni janë anti mjedisit se duan të respektojnë natyrën dhe mjedisin”, tha Zhupa./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit Enea Mekolli në Korçë. Kërkesa u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se kushdo që ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit.   

“Ka rënë në krye të detyrës efektivi i policisë dhe u plagos kolegu i ti, gjatë një operacioni. Zonja dhe zotërinj, policia e Shtetit përplaset çdo ditë me krimin. Gjaku i policisë së shtetit, është gjaku i vetë shtetit. Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë nga shtetit. Ngushëllim familjes së tij. Urojmë për shërim sa më të shpejtë për policin e plagosur. Drejtësia të veprojë më dënimin maksimal ndaj autorit,” tha Balla./Dosja.al

seance plenare 4 qershor 2026

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria