LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimi i parapaguar, si do kthehen 5 mln euro për 6,541 profesionistë, drafti i opozitës në Kuvend

Po ashtu për ato biznese me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, të cilëve iu janë akumuluar kamatëvonesa, propozohet që administrate tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatëvonesat.

19 Shtator 2024, 14:00 Nga M.B
Tatimi i parapaguar, si do kthehen 5 mln euro për 6,541 profesionistë,
Foto ilustruese

TIRANA- Deputetët e grupit parlamentar të PD-së kanë depozituar në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar” ku propozojnë se shuma prej 5 mln euro e parapaguar nga 6,541 profesionistë të lirë të trajtohet nëpërmjet ligjit “Për procedurat tatimore”, ku ose t’u rimbursohet tatimpaguesve ose të kalojë për llogari të detyrimeve të ardhshme të tyre.

Po ashtu për ato biznese me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, të cilëve iu janë akumuluar kamatëvonesa, propozohet që administrate tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatëvonesat.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar” është propozim i dy deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi.

Në relacionin shoqërues të projektligjit thuhet se nga koha e hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rezulton se 6,541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 Janar 2024 deri me 30 Qershor 2024 në vlerën 500 mln lekë. Ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mos pagesës të jenë akumuluar edhe kamatëvonesa.

Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve sipas draftit të propozuar nga grupi parlamentar i opozitës, synohet që të përcaktohen rregullat se si do të trajtohen shumat e paguara nga profesionistët e lirë, si dhe detyrimet e papaguara dhe kamatëvonesat, të cilat janë akumuluar mbi nenin 69, pika I, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë, e Ligjit nr. 29/2023, të shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese.

– Ndërhyrja e parë ka të bëjë me të gjithë tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 Janar 2024 – 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se në këtë kategori janë 6,541 tatimpagues që kanë paguar një shumë prej 500 milionë lekë. Duke marrë për bazë modelin e përcaktuar në nenin 75, të Ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është parashikuar që administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesi.

Pas kësaj, me kërkesë me shkrim te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit. Nëpërmjet këtij modeli synohet që shumat e tatimit të parapaguar nga profesionistët e lirë të kompensohen me detyrime të tjera tatimore aktuale apo të ardhshme, ose të rimbursohen në llogarinë e tatimpaguesit, sipas vullnetit të këtij të fundit.

-Ndërhyrja e dytë ka të bëjë më të gjithë tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Financave nuk ka ofruar të dhëna sa i përket numrit të tyre apo shumës totale të detyrimeve tatimore. Këtyre tatimpaguesve për shkak të mospagimit të detyrimeve iu janë akumuluar edhe kamatëvonesa. Në këto kushte, propozohet që administrate tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatvonesat. Këto ndërhyrje përbëjnë një zgjidhje përfundimtare të problematikës, që u krijua për shkak të aplikimit të tatimit 15% për profesionistët e lirë, duke filluar nga 1 janari 2024, i cili siç u shpjegua gjerësisht, u gjet nga Gjykata Kushtetuese në shkelje të neneve 4 dhe 2 të Kushtetutës. Për rrjedhojë u shfuqizua”, përcaktohet në relacion e projektligjit.

Propozimet e tyre janë konsultuar edhe me përfaqësues të profesioneve të lira.

Ligji nr. 29/2023  “Për tatimin mbi të ardhurat”, që shfuqizoi ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, u miratua nga Kuvendi më 30 Mars 2023.

Ligji në vijim pësoi disa ndryshime me aktet normative nr. 2, datë 07.06.2024 dhe nr. 7, datë 14.12.2023. Në nenin 24, pika 2, të Ligjit parashikohej se të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) nga biznesi për individët tregtare dhe të vetëpunësuarit tatohet me normat progresive si vijon: për bazën tatimore vjetore 0- 14,000,000 lekë, norma tatimore 15% dhe për bazën tatimore mbi 14,000,000 Iekë, norma tatimore është 23%.

Në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend me tej sqarohet se sipas nenit 69, pika I, shkronja “dh”, të Ligjit, lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8348/1998 vazhdojnë të zbatohen. Kështu për individët tregtare, të vetëpunësuarit dhe entitetet, me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0%, do të aplikohet deri më 31 Dhjetor 2029.

Megjithatë, në të njëjtën dispozitë ishte parashikuar që norma e tatimit mbi të ardhurat 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nëndarjet “ii” (të vetëpunësuarit) dhe “iii” (entitetet), të cilët furnizojnë shërbime profesionale, lista analitike e të cilëve do të përcaktohej me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale.

Në datën 28 shkurt 2024, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e nenit 69, pika I, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë, të ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Kerkeses së Grupit Parlamentar të PD-së, iu bashkuan edhe kontabilistët, audituesit ligjore në datën 28 Mars 2024 dhe avokatët në datën 24 Prill 2024.

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 18.06.2024 dhe 25.06.2024 pretendimet e palëve dhe provat e dorëzuara, dhe me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 vendosi: 2. Shfuqizimin e nenit 69, pika 1, shkronja “dh “, fjalia e dytë dhe e tretë, të ligjit nr. 29.12.023, datë 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimin e nenit 4 të vendimit nr. 753, datë 20.12.2023 të Këshillit të Ministrave “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29.12.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën./ Monitor

tatimet

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi