17 Shtator 2024, 13:55
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 29 bashki në vend do të përfitojnë rreth 17 mln euro fonde për financimin e projekteve të programit “Për menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” për vitet 2024-2026. Në total vlera projektit për 3 vitet e ardhshme (2024-2026) është rritur 90%, duke arritur në 1,7 mld lekë nga 935 mln lekë që parashikoheshin fondet në vendimin e mëparshëm të Ministrisë së Bujqësisë.
Ndryshimet në vendimin “Për shpërndarjen dhe detajimin e fondit për financimin e projekteve të bashkive nga programi “menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” është botuar në Fletoren Zyrtare. Krahasuar ne vendimin e mëparshëm janë shtuar si përfituese të fondeve edhe 12 bashki të tjera, si: Elbasan, Roskovec, Himarë, Librazhd, Pogradec, Përrenjas, Bulqizë, Kukës, Libohovë, Memaliaj, Delvinë dhe Poliçan.
Aktualisht përfituese të fondeve për financimin e projekteve nga programi “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” janë 29 bashki në vend. Në financimin e projekteve për kullimin dhe ujitjen është shtuar bashkia e Elbasanit. Rreth 190 mln lekë për periudhën 2024-2026, do të shkojnë për financimin e projektit “Rehabilitimi i pellgut ujëmbledhës përroit të Zaranikës dhe Rikonstruksion i digës dhe shtratit te përroit të Zaranikës (faza I, Rikonstruksioni i shtratit KM-0 + 440 – KM -3+100 )”.
Bashkia Roskovec gjithashtu do të jetë përfituese e fondit për 178,7 mln lekëve për zbatimin e projektit “Rritja e sigurisë së digës dhe përmirësimi i aftësisë ujëmbledhëse të rezervuarit të Kurjanit”. Bashkia Himarë do të financohet rreth 110 mln lekë për zbatimin e dy projekteve, si: “Rehabilitimi i kanalit ujitës i tokave bujqësore Sasaj-Lukovë-Shën Vasil” dhe “Rehabilitimi i kanalit ujitës të tokave bujqësore të fshatit Kuç”.
Në total financimi i projektit për vitin 2024 është rritur 76%, duke arritur në vlerën e 600 mln lekëve. Rritje të fondeve për zhvillimin e projekteve të kullimit dhe ujitjes janë miratuar edhe për vitin 2025 dhe 2026. Për vitin 2025 rritja e fondeve është 50%, duke arritur në vlerën e 600 mln lekëve. Ndërsa financimi për vitin 2026 do të jenë në vlerën e 581,4 mln lekëve. Vlera e financimit është rritur 66%./ Monitor
bujqesia
Ekonomi
17 Shtator 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit ka arritur pranë niveleve m&e...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 11:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit ka arritur pranë niveleve më ...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 11:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar n&eu...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 08:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ndryshe nga sektori i prodhimit, që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë (përveç nd&...
Ekonomi
16 Shtator 2024, 19:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në nj&eum...
Ekonomi
16 Shtator 2024, 07:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Fitimet e investitorëve të huaj nga kompanitë shqiptare kanë arritur një rekord të ri historik pë...
Ekonomi
16 Shtator 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Depozitat bankare në euro po rriten me ritme dyshifrore edhe këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqip&...
Ekonomi
15 Shtator 2024, 07:35
I.A
TIRANË- Kërkesa e menjëhershme për punonjës në sektorin e turizmit dhe ndërtimit ka rritur pagat për profesionet eleme...
Ekonomi
14 Shtator 2024, 08:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shitjet me pakicë, një tregues i hershëm i rritje ekonomike, kishin ecuri të mirë në tremujorin e dyt...
Ekonomi
14 Shtator 2024, 07:35
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Inflacioni është ulur dhe një recesion nuk ka gjasa. Çfarë shkoi mirë? Disa vite më parë,...